web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Milani në krizë, shmang turpin edhe ndaj Lecces

14 Janar 2023, 19:58, Sport CNA

Milani në krizë, shmang turpin edhe ndaj Lecces

Lecce dhe Milan kanë barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të javës së 18-të Serie A. Vendasit e nisën fuqishëm ndeshjen, duke shënuar që në rastin e parë dhe këtë me ndihmën e kuqezinjve. Ishte Theo Hernandez që në minutën e 3-të dërgoi një top në portën e tij për rezultatin 1-0.

Të dy skuadrat kishin nga një rast para se të vinte golin i dytë, ku rrezikuan Federico di Francesco dhe Tommaso Pobega. Në minutën e 23-të erdhi edhe goli i dytë ku Morten Hjulmand harkoi në zonë për të gjetur Federico Baschirotto që shënoi me kokë për ta dërguar rezultatin në 2-0.

Milani tentoi të shënojë në pjesën e  parë, por gjuajtjet e Alexis Saelemaekers dhe Olivier Giroud nuk ishin të sakta. Por kuqezinjtë u kthyen në lojë në minutën e 58-të, me Rafael Leaon që shënoi për 2-1 me një goditje nga brenda zonës. Trysnia e Milanit vazhdoi dhe kjo pati sukses, pasi që Davide Calabria shënoi pas asistimi të Olivier Giroud në minutën e 71-të.

Goli u rishikua në VAR dhe u vendos që ishte i rregullt. Deri në fund edhe pse dy skuadrat kishin raste, ndeshja u mbyll në barazim 2-2, ku Milani mbetet i dyti në  renditje me 38 pikë. 





Lajmet e fundit nga