Përmbysje, 5 gola dhe karton i kuq. Reali fiton derbin ndaj Atleticos
Real Madridi triumfoi 3-2 ndaj rivalëve të qytetit, Atléti...

Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin për ndeshjet e “play off”-it të Botërorit.
Në konferencë për mediat foli Elseid Hysaj, i cili u shpreh se pavarësisht minutave të pakta në ekip, situata në Kombëtare është ndryshe.
Mbrojtësi i djathtë beson te Botërori, për të cilin tha se është ëndërr nga fëmijëria, ndërsa vlerësoi edhe Poloninë, kundërshtarin e parë në “play off”.
“Është e vërtetë që nuk kam pasur minutazh, por kur vjen në Kombëtare është një ndjesi tjetër, si një punë tjetër që do e bësh dhe do bësh maksimumin. Nëse do kem 60 minuta do jap më të mirën time dhe pastaj do dal, do ia lëshoj vendin dikujt tjetër, jemi të gjithë të disponueshëm për Kombëtaren. Është një ndeshje e vështirë, Polonia është një skuadër e fortë, me shumë emra, ka treguar që ka kualitet, por tani kemi rastin e vetëm që mund të na çojë në Botëror, është një mundësi e vetme, të gjithë jemi të kënaqur që kemi arritur 'play off'-in, do japim maksimumin. Jemi pak pa fat se herët e tjera kanë kaluar skuadrat e para dhe e dyta në Botëror, por tani e kemi në dorë ne, që duam të shkojmë atje, e kemi treguar që duam t'i falim Shqipërisë një Botëror të bukur.
Ka dy vite që ndoshta kam pasur çalime aty ku luaj në skuadrën time, por pjesa e Kombëtares është diçka tjetër që kam bërë maksimumin, kam luajtur dhe kur kam ndenjur në pankinë i kam mbështetur nga jashtë. Kjo puna e minutazhit është pak mërzitje atje, por është krenari e madhe që do të luaj një ndeshje 'play off'-i me Kombëtaren.
Ndeshja me Poloninë që kemi luajtur ka qenë shumë e bukur, nëse luajmë mirë bashkë, edhe unë do të luaj mirë, do të bëj më të mirën time. Mungesat janë të rënda se Manaj dhe Daku janë të rëndësishëm, kur janë ata në fushë, kemi ndihmë më të madhe për të bërë gol dhe për avancuar, kur mungojnë disa është një mundësi për të tjerët që të tregojnë se e meritojnë të thirren në Kombëtare. Këtu është diçka e madhe, respekt për ata që do vijnë dhe ata që mungojnë, kemi një trajner shumë të mirë që do të dijë ç'të bëjë.
Kjo është një ëndërr që kur kam qenë i vogël, kur bën dy Europiane kërkon edhe Botërorin. Ndonjëherë realizohen ndonjëherë jo, por unë kam besim shumë të madh, këtë mundësi kemi, është një ndeshje teke, është e vështirë, ne shkojmë për fitore. Nëse do luanim në shtëpinë tonë do të ishte më mirë, të gjithë jemi gati, një derë kemi për të kaluar, nëse s'e kalojmë do të kthehemi mbrapsht, do të qajmë, ç'do të bëjmë.
Ishalla kalojmë Poloninë njëherë, po fitove nuk mund të gëzohesh, se kemi dhe ndeshjen tjetër. Nëse kalojmë Poloninë, kemi ndeshjen e jetës. Do e bëjmë me zemër siç kemi bërë çdo ndeshje tjetër dhe do bëjmë krenar sa më shumë shqiptarë”, deklaroi ai.
Real Madridi triumfoi 3-2 ndaj rivalëve të qytetit, Atléti...
Interi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Fiorentinës...
Java e 29-të në Superiore u zhvillua gjatë fundjavës me pë...
Roma u rikthye te fitorja në Serinë A, duke mposhtur Lecce...
Manchester City është shpallur fitues i Kupës së Ligës (Ca...
Dy sulmues të lënë jashtë nga trajneri Silvinjo janë paraq...
Tirana triumfoi 3-0 ndaj Vorës, në duelin direkt për mbije...
Atalanta fitoi 1-0 ndaj Veronës në javën e 30-të të Serisë...
Tirana fitoi 3-0 ndaj Vorës në javën e 29-të, në një përba...
Gjashtë ndeshjet e javës së 28-të në Kategorinë e Parë, pr...
Drejtuesit e Akademisë “City Group” zhvilluan një vizitë n...
Barcelona ka hedhur një tjetër hap të sigurt drejt titulli...
Como fitoi 5-0 ndaj Pisa-s dhe konsolidoi vendin në katërs...
Talenti nga Kosova, Erblin Osmani, ka realizuar ëndrrën e ...
Milani triumfoi 3-2 ndaj Torinos me vuajtje, për të ngusht...
Një vendim ekstrem ka tronditur ambientin vlonjat menjëher...
Vllaznia dhe Dinamo janë ndarë në një barazim pa gola 0-0 ...
Teuta dhe Partizani janë ndarë në një barazim 2-2 në ndesh...
Bayern Munich fitoi 4-0 ndaj Union Berlin në javën e 27-të...
Bylis fitoi 2-1 ndaj Flamurtarit në javën e 29-të të Super...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Thuhet se Koreja e Veriut ka arritur disa rezultate mbresë...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
I dyshuari për sulmin në Berlin Pride u qëllua dhe u vra n...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në malin Elbr...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...