Zbulohet arsyeja e grindjes, drejtori sportiv i PSG do të largojë Neymar me çdo kusht
Situata në PSG nuk është aspak e mirë. Pas Kupës së Botës ...
Është inauguruar sot përmes një ceremonie stadiumi i Luzit 2008 me impiantin e transformuar totalisht përmes një investimi të rëndësishëm të Federatës Shqiptare të Futbollit në bashkëfinancim me klubin e Kategorisë së Parë.
Në ceremoninë e zhvilluar sot përpara nisjes së ndeshjes Luzi 2008-Korabi, e vlefshme për javën e 16-të të Kategorisë së Parë, morën pjesën Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, drejtuesit e dy klubeve si edhe personalitete të futbollit kavajas.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, shprehu kënaqësinë për këtë investim të rëndësishëm me një vlerë të konsiderueshme në këtë stadium, që është rikonstruktuar nga e para dhe tashmë gëzon standarde të shkëlqyera për ndeshjet e kampionatit, duke përmirësuar nivelin e infrastrukturës sportive.
“Jam vërtetë shumë i kënaqur që jam sot në Luz, nuk është hera ime e parë këtu dhe vërtetë jam i gëzuar që sot Federata Shqiptare e Futbollit iu bashkua financimit dhe investimit për ta bërë këtë impiant akoma më të bukur. Ky nuk është vetëm një stadium i Luzit, por i gjithë Kategorisë së Parë, dua të falënderoj Albert Lushën për kontributin, falënderoj të gjithë stafin e Federatës që ka punuar me shumë përkushtim këtu për të kryer punimet cilësore të kësaj fushe ku ne jemi sot, dhomat e zhveshjeve, stolat e gjithçka tjetër. Futbolli nuk i takon vetëm qyteteve të mëdha, futbolli i takon çdo fëmije shqiptar dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm që të shkojmë dhe të kujdesemi për çdo fëmijë në çdo cep të Shqipërisë. Faleminderit dhe ta gëzoni stadiumin, sa më shumë suksese e sa më shumë futboll në Luz”, – tha Presidenti Duka në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë së inaugurimit.
Investimi konsiston në rikonstruksionin e plotë të bazamentit të fushës duke i shtuar edhe sistemin e ri të vaditjes për ta kompletuar me fusha e re me bar natyral, që është e standardeve më të mira.
Përveç fushës që është ndërtuar në parametra mjaft të mira, njësoj si edhe në stadiumet më të mira në Shqipëri tashmë, FSHF ka financuar për stolat e rinj të tribunës, si edhe është kujdesur për sistemime të tjera në të gjithë stadiumin, ndërkohë që përveç blerjes së bazës materiale për të gjithë investimin është kujdesur përmes ekspertëve të saj për të gjitha fazat e punimeve.
Presidenti i klubit Luzi 2008, Albert Lusha ka falënderuar posaçërisht Presidentin Duka për mbështetjen e madhe në realizimin e këtij investimi mjaft domethënës për këtë skuadër.
“Erdhi më në fund koha që në të kthehemi në shtëpinë tonë, kam një falënderim të veçantë për Presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Pa ndihmën e tij ky investim kaq madhor nuk do të ishte i mundur”, – tha Lusha.
Gjithashtu, në këtë impiant është ndërhyrë edhe në dhomat e zhveshjeve, që janë rikonstruktuar totalisht, teksa në këtë fazë është investuar edhe klubi i Luzit 2008 përmes bashkëfinancimit.
kryetari i Bashkisë Kavajë, Redjan Krali, dha lajmin se shumë shpejt mund të nisin punimet edhe për rikonstruksionin e stadiumit të Kavajës, teksa vlerësoi mbështetjen që FSHF po i jep futbollit në çdo vend. “Më gëzon çdo investim që bëhet në fushën e futbollit, në një kohë që ne së bashku me Presidentin e FSHF-së dhe qeverinë po diksutojmë intensivisht për të rikonstruktuar edhe stadiumin e Kavajës dhe shpresojmë që aty të nisin shumë shpejt punimet”, – tha Krali.
Ky investim vjen në kuadër të politikave të FSHF-së për të bashkëpunuar me klubet në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës sportive, qoftë duke ndërtuar fusha të reja apo duke rikonstruktuar stadiumet anembanë vendit që kanë nevojë për ndërhyrje.
Situata në PSG nuk është aspak e mirë. Pas Kupës së Botës ...
Brighton i drejtuar nga Roberto De Zerbi doli pa pikë ...
Vëmendja në këtë javë të kampionatit në Maqedoninë e V...
Dinamo merr një goditje në Kategorinë e Parë me blutë që u...
Manchester United ia del me sukses të marrë fitoren e dytë r...
Ndeshjet e javës së 22-të në Kategorinë Superiore kanë tre...
Zinedine Zidane dëshiron të rikthehet. Trajneri francez qënd...
Kategoria e Dytë ka zhvilluar ditën e sotme ndeshjet e javës...
Anis Mehmeti është një emër për t’u mbajtur shënim. 22-vjeça...
PSG ka arritur një fitore spektakolare 4-3 ndaj Lille, në nj...
Kategoria e Parë ka luajtur katër sfidat e saj të fundit të ...
Tirana fitoi minimalisht 0-1 në transfertë ndaj Kastriotit. ...
Liverpuli ia doli të rikthehej te suksesi në Premier League ...
Romelu Lukaku ishte një nga protagonistët e Interit në trium...
Mançester Junajtid ka marrë rezultate më të mira që prej ...
Xhuliano Skuka kishte një mundësi të mirë për të shënuar gol...
Duket se Xhiakomo Vrioni po rigjen një formë të mirë në SHBA...
Interi u rikthye te suksesi në kampionat, me nënkampionët që...
Manchester United ka vetëm tre për qind shanse për të fituar...
Në janar ish-sulmuesi i Ballkanit, Ermal Krasniqi, bëri një ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...