web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Goditi portierin kundërshtar, jepet dënimi shembullor për babain e Kristian Shpendit

9 Janar 2024, 13:16, Sport CNA

Goditi portierin kundërshtar, jepet dënimi shembullor për babain

Video e momentit kur babai i Kristian Shpendit goditi portierin e Olbias bëri xhiron në rrjet. Babai i talentit të Shqipërisë U-21, u fut në fushë pas përfundimit të ndeshjes Cesena-Olbia dhe goditi me grusht Filippo Rinaldin, portierin e Olbias.

Edhe pse kërkoi falje për gjestin e shëmtuar, Liman Shpendi nuk i ka shpëtuar drejtësisë italiane që ka vendosur ta përjashtojë për tri vite nga impiantet sportive.

Në këtë formë, për tri vitet e ardhshme Liman Shpendi është i detyruar që djemtë e tij, Kristian Shpendi pjesë e Cesenës dhe Stiven Shpendi pjesë e Empolit në Serinë A, t’i ndjekë vetëm nga televizioni pasi në tribuna do ta ketë të pamundur.





Lajmet e fundit nga