Safet Gjici kthehet në sulm: Jemi nga qendra e Londrës, nuk biem nga kategoria
Safet Gjici është i lidhur ngushtësisht me Kukësin e tij, ed...
Dejvi Bregu po kalon një sezon shumë të mirë me skuadrën e Boluspor, ku përveçse është kthyer në një titullar të padiskutueshëm, po ndihmon me golat dhe asistent e tij klubin e kategorisë së dytë turke. Me 3 gola dhe 3 asiste në këtë edicion, ai po shtyn klubin drejt zonës play-off për ngjitjen në Superligë në edicionin e ardhshëm.
Në një intervistë për emisionin “Panorama Sport” fantazisti vlonjat ka konfirmuar se nuk ka vendosur ende të ardhmen e tij, edhe pse kontrata me klubin turk i përfundon në verë, teksa i “shkel syrin” Silvinjos për një ftesë në radhët e kombëtares shqiptare.
“Deri tani çdo gjë ka shkuar mirë, jam në vitin e dytë te Boluspr dhe këtë vit ekipi ka objektivin që nëpërmjet playoff të ngjitet në Superligën turke. Jemi në luftë me ekipet e tjera dhe shpresoj t’ia arrijmë.
Çdo fillim ka vështirësitë e veta. Me gjuhën kam më shumë probleme se është e vështirë dhe për momentin merremi vesh me përkthyes. Por gjërat po përmirësohen, njihem mirë me ekipin dhe ata me mua. Shpresoj në vazhdimësi të bëj më mirë. Njeriu asnjëherë nuk kënaqet. Ashtu si të gjithë, edhe futbollistët duan të japin më shumë, ka shumë vend për të përmirësuar. Nuk është ky maksimumi, ka akoma për të dhënë.
E ardhmja? Atë nuk e di, nëse do të jetë në Turqi apo në vend tjetër. Për momentin jam këtu dhe kontrata mbaron në verë. Për vazhdimësinë nuk e di, nuk e di nëse do jetë në Turqi apo diku tjetër. Jam në muajt e fundit të kontratës. Për momentin jam fokusuar që të bëj maksimumin në ndeshjet që kemi, në mendjen time nuk është se ka shkuar diçka për rinovimin apo diçka tjetër, thjesht kam dashur të fokusohem te ndeshjet që kanë mbetur dhe të bëj maksimumin.
Në janar kam pasur një ofertë nga një ekip i ligës këtu, por klubi duke parë momentin e mirë të formës, vendosi që të mos fitonte financiarisht, por të mbyllja kampionatin këtu. Nuk dua të them se cili ekipi, se përderisa nuk u konkretizua nuk kishte ndonjë veçanti.
Nga Superiorja? Jo, asnjë lloj oferte. Që nga momenti që jam larguar nga Teuta, nuk kam pasur asnjë kontakt me klubet shqiptare. Oferta mund të marr nga ekipe të ndryshme por për momentin nuk pres nga klubet shqiptare se jam fokusuar te eksperienca jashtë dhe shpresoj që të qëndroj sa më shumë këndej
Sa kam pasur mundësi, e kam ndjekur kampionatin shqiptar dhe mundohem të ndjek Teutën se aty dola kampion. Me aq mundësi sa kam ndjek Teutën, edhe të tjerat, po më shumë Teutën. Nga janari e këtej, ndryshimi ka ardhur për mirë te Teuta. Nuk e meritonte atë vend në fillim të kampionatit dhe shpresoj që të vijë sa më lart.
Ftesë nga Kombëtarja? Nuk më takon mua të flas. Mendoj vetëm të jap maksimumin në fushë. Ajo i takon trajnerit, mua që të bëj më të mirën. Kush nuk do e kishte dëshirë të merrte një ftesë nga kombëtarja? Ëndrra e çdo lojtari shqiptar është kombëtarja, nuk ka më të madhe”, tha Bregu ndër të tjera në intervistën e tij.
Safet Gjici është i lidhur ngushtësisht me Kukësin e tij, ed...
Totenham-Milan apo Bayern Munich-PSG? RTSH ka zbuluar ndeshj...
Ngjarjet e ndodhura në derbin mes Partizanit dhe Tiranës kan...
Kombëtarja shqiptare U-16 e nisi me fitore turneun ‘UEFA Dev...
Barcelona dhe futbolli spanjoll u tronditën nga rasti Negrei...
Bruno Fernandes mbetet kapiten. Pas humbjs së turpshme 7-0 n...
Gjykata Sportive e Apelit në Itali, do të marrë në konsidera...
Ish-trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel është në listën e ngu...
Në barazimin e ditës së diel ndaj Teutës, trajneri i Vllazni...
Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë për këtë ...
Kosovari Mirlind Daku vazhdon të shënojë me breshëri n...
Një episod aspak i këndshëm u regjistrua në ndeshjen e Eur...
"Agence France Presse" (AFP) i ka kushtuar një artikull fu...
Nëse ka diçka që nuk ndryshojnë kurrë, ata janë futbollist...
Polonia do të luajë dy ndeshje në këtë muaj. Fillimish...
Sa më shumë që afrohet fundi i sezonit, aq edhe më misterioz...
Marash Kumbulla është sërish në radarët e Interit. Sipas med...
Mirlind Daku është përzgjedhur lojtari më i mirë i javës së ...
Danielle Favatto është 25 vjeç dhe ka një trup pothuajse per...
"Mbreti" Pelé, i cili vdiq dhjetorin e kaluar në moshën 82...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...