Cinike në sulm dhe e pathyeshme në mbrojtje, si ka ndryshuar Spanja
Spanja vazhdoi rrugëtimin e saj në Kupën e Botës dhe këtë ...

Qeveria shqiptare ka zgjedhur të financojë me 4 milionë euro koncertin e Kanye West, duke argumentuar se eventi do të ketë ndikim pozitiv në turizëm dhe në promovimin ndërkombëtar të vendit. Në një status të postuar në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama duke bërë një krahasim shkroi se koncerti do të sjellë më shumë të huaj në Tiranë sesa finalja e Conference League, e zhvilluar në Tiranë në vitin 2022.
Por pikërisht ky krahasim ngre një pyetje interesante.
Nëse finalja e Conference League ishte një sukses për Shqipërinë dhe solli përfitime të prekshme për ekonominë, hotelerinë, restorantet, bizneset dhe imazhin e vendit, atëherë përse shteti nuk aplikoi të njëjtën filozofi financimi edhe për atë ngjarje?
Në fakt, organizimi i finales nuk u sigurua duke paguar miliona euro. Shqipëria fitoi të drejtën për ta pritur këtë event përmes aplikimit të FSHF dhe procedurave të UEFA-s, duke bindur organizatorët me stadiumin, infrastrukturën dhe kapacitetet organizative.
Institucionet shqiptare garantuan sigurinë, logjistikën dhe mbështetjen institucionale, siç ndodh në çdo vend organizator, por nuk pati një financim të drejtpërdrejtë për UEFA-n për të sjellë finalen në Tiranë.
Sot, me argumentin se një aktivitet gjeneron turizëm, shteti zgjedh të financojë drejtpërdrejt një koncert privat. Kjo nuk është domosdoshmërisht e gabuar. Çështja është nëse po zbatohet një standard i qëndrueshëm apo një logjikë që ndryshon nga rasti në rast.
Nëse një koncert meriton miliona euro sepse promovon Shqipërinë, atëherë çfarë vlere kishte një finale europiane futbolli e transmetuar në mbarë botën, me mijëra tifozë të ardhur në Tiranë, me qindra gazetarë ndërkombëtarë dhe me një ekspozim mediatik që do të ishte pothuajse i pamundur të blihej me fushata reklamuese?
Debati nuk duhet të jetë "koncert apo futboll". Debati duhet të jetë mbi mënyrën se si përdoren fondet publike dhe mbi kriteret që ndjek qeveria kur vendos të financojë një aktivitet.
Nëse përfitimi ekonomik është kriteri kryesor, atëherë publiku ka të drejtë të dijë se si matet ky përfitim, cilat janë analizat dhe pse disa evente përfitojnë financim të drejtpërdrejtë, ndërsa të tjera jo.
Në një shtet që synon të ndërtojë politika afatgjata për promovimin e vendit, standardet duhet të jenë të njëjta për të gjithë. Sepse kur kriteret nuk janë të qarta, lind përshtypja se vendimet nuk merren mbi bazën e politikave publike, por sipas rastit.
Dhe kjo është pyetja që mbetet pa përgjigje: a ka Shqipëria një strategji të mirëfilltë për financimin e eventeve me ndikim ndërkombëtar, apo çdo vendim varet nga rasti dhe nga vullneti politik i momentit?
Spanja vazhdoi rrugëtimin e saj në Kupën e Botës dhe këtë ...
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka ndërmarrë një hap të rënd...
Lionel Messi vazhdon të vendosë rekorde në Kupën e Botës, ...
Pas humbjes 3-2 ndaj Argjentinës në 1/8-at e Kupës së Botë...
Kupa e Botës ka mësuar tetë skuadrat më të mira që do të v...
Kombëtarja e Zvicrës ka siguruar biletën e fundit për në f...
Elbasani e nisi me barazim aventurën në raundin e parë të ...
Kombëtarja e Argjentinës ka regjistruar një kualifikim dra...
Kombëtaret e Zvicrës dhe Kolumbisë do të ndeshen në përbal...
Kombëtarja e Argjentinës ka siguruar kualifikimin për në f...
Mesfushori i kombëtares së Belgjikës, Amadou Onana, ka pës...
Kombëtarja e Argjentinës ka siguruar kualifikimin për në f...
Kombëtarja e Argjentinës do të zbresë sot në fushë për t'u...
Egnatia nis nesër rrugëtimin në Champions League. Kampionë...
Brahim Diaz mbetet një nga objektivat kryesorë të Juventus...
Federata Franceze e Futbollit i ka kërkuar FIFA-s anulimin...
Anthony Gordon po kthehet në një nga lojtarët më të rëndës...
Erling Haaland realizoi dy golat e fitores së Norvegjisë n...
Kombëtarja e Belgjikës ka siguruar kualifikimin për në faz...
Është mbyllur pjesa e parë e sfidës SHBA-Belgjikë, e vlefs...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbulohen detaje lidhur me vrasjen me armë zjarri që ndodhi...
Zbardhen detaje të reja nga vrasja me armë zjarri që u reg...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune...
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e sotme...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të shtunë në lagjen nr.1...
27% e popullsisë në moshë pensioni po shtyhet në mënyrë të...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një investim i rëndësishëm në shërbim të pacientëve me sëm...
Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ësh...
Dhjetë persona kanë humbur jetën pasi një avion Cessna 402...
Biznesmeni Vasile Tofan u nominua këtë të shtunë si kryemi...
Një deklaratë me shkrim nga Udhëheqësi Suprem i Iranit, Aj...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Pensionet e reja të pleqërisë në vitin 2025 ishin mesatari...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka sjellë s...
Krahas ushqimeve, pajisjeve elektroshtëpiake, naftës e të ...