"Na e kaluan njëherë topin për shalësh"/ Rama nuk tërhiqet për investimin në Zvërnec
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...

Disa organizata mjedisore greke në nivel kombëtar dhe vendor po mbështesin një fushatë për shtrirjen e kufijve të Parkut Kombëtar të Pindosit Verior drejt kufirit me Shqipërinë për të siguruar një mbrojtje ndërkufitare për lumin Vjosa.
Vjosa buron nga vargmali i Pindos në Greqi dhe pasi përshkon 70 km në anë greke hyn në Shqipëri dhe pas 192 km derdhet në detin Adriatik. Me përjashtim të një dige në rrjedhën e sipërme në burimet e lumit, të quajtur 'Piges', lumi Vjosa rrjedh lirshëm për mbi 270 kilometra, duke valëzuar nëpër kanione mahnitëse në të dy anët e kufirit dhe duke gjarpëruar në rrugën drejt detit në territorin shqiptar.
Instituti Mesdhetar për Natyrën dhe Njeriun në Greqi , organizata “”Pindos Environment” dhe organizata të tjera vendore greke janë fokusuar në zonën ndëkufitare Grammoz – Konicë – Pogon, me synimin përfundimtar bashkimin e zonës kombëtare të Pindosit Verior me Parkun Kombëtar të Vjosës, i saposhpallur nga qeveria shqiptare.
Sipas organizatave edhe në anë greke lumi Vjosa, në rreth 70 kilometrat e tij kërcënohet nga ndërtimi i afërt i dhjetëra hidrocentraleve të vegjël, të cilët, nëse zbatohen, do të minonin përpjekjet e më shumë se një dekade për të krijuar parkun e parë Kombëtar Ndërkufitar të lumit të egër në Evropë.
Organizatat mejdisore greke theksojnë faktin se Plani i ri Kombëtar grek i Energjisë dhe Klimës i nënshkruar në vitin 2019, parashikon një rritje prej 15% të kapacitetit të instaluar të hidrocentraleve deri në vitin 2030 dhe një nga fushat ku është shprehur interesi i madh për instalimin e hidrocentraleve është pellgu i lumit Vjosa. Ky pellg përbëhet nga një kompleks lumenjsh, degësh dhe përrenjsh që mbeten pothuajse të paprekur deri më sot.
Organizatat kanë paraqitur propozimet në konsultimin publik që pritet të përmbyllet ne fund të prillit duke kërkuar ndalimin të gjithë veprave hidroenergjitike në të gjithë pellgun e lumit Vjosa (duke përfshirë lumenjtë kryesorë, degët dhe përrenjtë).
“Nëse këto vepra materializohen,vlerësojnë organizatat, ato do ta transformojnë zonën në një zinxhir liqenesh artificiale, duke ndërprerë çdo rrjedhë natyrore të lumit dhe nëndegëve dhe duke penguar në këtë mënyrë proceset thelbësore ekologjike, duke ndikuar negativisht si në biodiversitetin ashtu edhe në jetën e komuniteteve”.
Ndërhyrja më e madhe në në burimet e Vjosës në anë greke u bë në fund të viteve 80-të me një dige të madhe hidroelektrike ku uji nga liqeni artificial devijohet në ujëmbledhësin e Arachthos, me ndikime në rrjedhën, hidromorfologjinë dhe ekosistemet e Vjosës
Në vitin 1989 Planet për "shfrytëzimin" e potencialit ujor të zonës përfshinin ndërtimin e një dige dhe një rezervuari uji në zemrën e Parkut Kombëtar të Pindosit Verior. Shoqata për Mbrojtjen e Natyrës Kontinentale e apeloi në Këshillin e Evropës dhe në 1990 në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë dhe pas reagimeve të forta nga organizatat mjedisore dhe Komisioni Evropian i Mjedisit, i cili referoi Greqinë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, projekti u rrëzua.
Por, çështja e digave në lumin Vjosa në anën greke rikthehet në plan të parë nga viti 2000 e në vazhdim.
Në vitin 2009, një plan iu dorëzua Ministrisë së Mjedisit, Energjisë dhe Ndryshimeve Klimatike dhe Punëve Publike për të devijuar sasi shtesë uji nga lumi drejt pellgjeve ujëmbledhëse fqinje dhe në veçanti liqenit , në qytetin e Janinës. Plani parashikonte gjithashtu ndërtimin e stacioneve hidroelektrike përgjatë kanalit të devijimit.
Njoftimi i planit shkaktoi një reagim nga komunitetet lokale dhe organizatat mjedisore dhe në vitin 2010 ministrja e atëhershme e Mjedisit e hodhi poshtë planin. Nismëtarët e projektit u tërhoqën duke marrë parasysh edhe vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për një çështje të ngjashme.
Edhe Plani i Entit Rregullator grek të Energjisë përfshin tre projekte të mëdha hidroelektrike me krijimin e rezervuarëve në pellgun ujëmbledhës te Vjoses , si dhe 293 projekte të vogla hidroelektrike./ VOA
Vijon territori ynë të jetë nën ndikimin e kthjellimev...
Hoxha i fshatit Llërcë të Komunës së Zhelinës në Prizr...
Edhe për javën që presim përpara, vendi ynë do të vijo...
Dhuna në familje është një fenomen që po njeh rritje të ra...
Vendi ynë mbetet nën ndikimin e vranësirave të shumta dhe ...
Të gjithë kanë mënyra të veçanta për të shprehur veten...
Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e vranësi...
Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët se s...
Besimtarët Orthodhoksë në Korçë kanë kremtuar të Premten e...
Territori shqiptar që në orët e para të mëngjesit do t...
Janë mbyllur aplikimet për skemën kombëtare të mbështetjes...
Kushtet e qëndrueshme atmosferike që kanë përfshirë ra...
Deri në mesditë pothuajse i gjithë territori do të jet...
Nga dita e martë dhe deri ditën e enjte mbi vendin ton...
Fermerët në të gjithë vendin kanë pasur 3 javë kohë për të...
Orët e parë të ditës do të jenë në dominimin e motit t...
Pjesa e parë e ditës pritet të jetë me alternime kthje...
Blegtoria vit pas viti po pëson rënie në Shqipëri si në kr...
Dita e sotme do të jetë në ndikim të kushteve atmosfer...
Në prag të Pashkëve Katolike, mijëra qytetarë janë mbledhu...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...