Takim me emigrantët shqiptarë në Greqi/ Berisha: Rama ka sjellje të papërgjegjshme me fqinjët
Partia Demokratike takim me bashkëatdhetarët në Greqi ...

Me rastin e festave të nëntorit, Sali Berisha dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike kanë zhvilluar një takim me bashkëatdhetarët në Greqi.
Në nisjen e fjalës së tij, Berisha uroji shqiptarët për Ditën e Flamurit.
Berisha theksoi se Shqipëria ndodhet në një diktaturë që bazohet në përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e një njeriu.
Ish-kryeministri dhe njëherazi edhe kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se diktatura e ditëve të sotme nuk është një diktaturë ideologjike, është një diktaturë, e cila bazohet në aleancën me krimin, drogën dhe vjedhjen e fondeve dhe pasurive publike të shqiptarëve.
Sipas tij kjo diktaturë nuk mund të ketë jetën e gjatë dhe PD-ja këmbë për t’u përballur me këtë diktaturë.
“Ju uroj përzemërsisht festën e pavarësisë, Ditën e Flamurit.
Shpreh mirënjohje të pakufishme ndaj jush për praninë tuaj në këtë takim.
Falënderoj organizatorët dhe të dërguarit e PD-së që janë sot të pranishëm në takimin me ju.
Të nderuar zonja dhe zotërinj!
Shqipëria sot ndodhet në një regjim të ri diktatorial dhe feston Ditën e Pavarësisë, e vërteta është, me instalimin e një diktature të dytë 32 vite pasi u përmbys e para.
Por në dallim nga diktatura komuniste, diktatura e sotme nuk është një diktaturë ideologjike, është një diktaturë, e cila bazohet në aleancën me krimin, drogën dhe vjedhjen e fondeve dhe pasurive publike të shqiptarëve.
Është një diktaturë që bazohet në përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e një njeriu.
Është një diktaturë që bazohet në rikthimin në Shqipëri të arrestimit dhe burgjeve të kundërshtarëve politikë.
Në shndërrimin e proceseve zgjedhore në një farsë zgjedhore.
Në kontrollin e plotë të ekonomisë, medies dhe shoqërisë.
Pra, është një diktaturë që bazohet në shkelmimin e ligjeve, Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Kjo formë diktaturë, e panjohur ndonjëherë në Europë, por e njohur rëndom në Amerikën Latine dhe në vende të tjera të Afrikës, është forma e diktaturës që nuk zbaton asnjë rregull, asnjë ligj, ndaj studiuesit e kanë cilësuar si formën më të keqe të diktaturave.
Por, si çdo diktaturë, edhe kjo diktaturë nuk mund të ketë jetën e gjatë.
Ndaj dhe ne jemi në këmbë për t’u përballur me këtë diktaturë.
Thashë dhe njëherë, nuk njeh ligje, Kushtetuta, rregulla dhe parime, njeh vetëm interesa mafioze të padrinos apo të kryeministrit që kontrollon çdo pushtet në Shqipëri."/CNA
Partia Demokratike takim me bashkëatdhetarët në Greqi ...
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë zhvilluar një...
Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeminist...
Të ndarë kanë festuar 28 nëntorin forcat politike në Pogra...
Dje, mediat, njerëzit e interesuar të politikës panë një s...
Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës "VATRA", Elm...
Argita Malltezi, vajza e kreut të Partisë Demokratike,...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, komen...
Argita Malltezi tha se do të mbajnë përgjegjësi ligjor...
Nënkryetari i PD-së Oerd Bylykbashi, shprehet se vendi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha doli sot ...
Çlirim Gjata, anëtar i Kryesisë së PD-së, tha se gjyqt...
Argita Malltezi tha se e priste vendimin për lirim e i...
Deputeti i PD-së për qarkun e Fierit, Luan Baçi, bëri ...
GJKKO ka vendosur të lirojë nga arresti në shtëpisë kr...
SPAK-u zbuloi këtë të mërkurë detaje nga hetimet për d...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka shpallur thir...
Këtë të mërkurë është liruar nga detyra zëvendësminist...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një k...
Pas rikthimit në selinë blu, kryetari i Partisë Demokr...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...