web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U godit aksidentalisht teksa luante me të motrën/ Ndërron jetë 4-vjeçari nga Pogradeci

27 Prill 2026, 21:02, Kronika CNA

U godit aksidentalisht teksa luante me të motrën/ Ndërron

Ndërroi jetë fëmija 4-vjeçar nga Pogradeci që u lëndua në kokë në mënyrë aksidentale gjatë lojës me të motrën.  

Tre ditë më parë, i mituri u dërgua në spitalin e Pogradecit, pasi ishte goditur aksidentalisht me një gur në kokë nga motra e tij e mitur gjatë kohës kur luanin në banesë.

Më pas, 4-vjeçari u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia referoi materialet në Prokurorinë e Korçës për veprime të mëtejshme hetimore./CNA





Lajmet e fundit nga