web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Në lokalin e tij shitej kokainë dhe organizoheshin lojëra fati/ Arrestohet 26-vjeçari në Bajzë të Shkodrës

6 Maj 2026, 09:02, Kronika CNA

Një person është arrestuar në fshatin Bajzë të Shkodrës, pasi në lokalin e tij shitej kokainë dhe organizoheshin lojëra fati. Në pranga është vënë shtetasi G. P., 26 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj.

Gjatë operacionit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, në lokalin e 26-vjeçarit u gjetën sasi kokaine, 1 makinetë dhe celularë që përdoreshin për lojëra fati, pije alkoolike të dyshuara të kontrabanduara dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë e paligjshme në këtë ambient.

Gjithashtu bëhet me dije se nga verifikimet rezultoi se lokali nuk ishte i regjistruar në organet kompetente.      

Njoftimi i policisë:

DVP Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar “Game Over”. 

Zbulohet në fshatin Bajzë, një lokal ku shitej kokainë dhe organizoheshin lojëra fati.       

Arrestohet në flagrancë pronari i lokalit, i cili nuk e kishte regjistruar subjektin në organet kompetente.      

Sekuestrohen nga lokali, doza Kokaine, 4 celularë dhe 1 makinetë për lojëra fati, pije alkoolike të dyshuara të kontrabanduara dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga veprimtaritë e paligjshme.   

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, me mbështetjen e Seksionit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Shkodër, në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Game Over”.       

Gjatë operacionit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, në një lokal në fshatin Bajzë, u gjetën sasi të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, 1 makinetë dhe celularë që përdoreshin për lojëra fati, pije alkoolike të dyshuara të kontrabanduara dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtarië e paligjshme në këtë ambient. Nga verifikimet rezultoi se ky subjekt nuk ishte i regjistruar në organet kompetente.    

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi G. P., 26 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj.     

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. /CNA





Lajmet e fundit nga