web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të dënuar me rreth 12 vite burg/ Vihen në pranga dy persona

4 Maj 2026, 15:54, Kronika CNA

Dy persona të dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve janë arrestuar nga Policia e Tiranës në kuadër të një operacioni të koduar “Rrjeta”.

Operacioni u zhvillua nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Forcën e Posaçme Operacionale, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Gjatë aksionit, në zonën e Laprakës u vu në pranga Klodian Hoxha, 43 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Ankonës në Itali me 8 vjet e 6 muaj burg për trafikim të lëndëve narkotike. Autoritetet shqiptare, përmes Interpol Tiranës, po bashkëpunojnë me Interpol Romën për procedurat e ekstradimit të tij drejt Italisë.

Po ashtu, u arrestua edhe një shtetas 26-vjeçar me inicialet F. B., i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Policia bën me dije se operacionet për kapjen e personave në kërkim vijojnë në të gjithë vendin.

"Si rezultat i kërkimeve të bazuara dhe te puna policore operative, të kryera nga strukturat në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me synim lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, si dhe Forca e Posaçme Operacionale finalizuan operacionin e koduar 'Rrjeta', gjatë të cilit u vunë në pranga shtetasit:

-Klodian Hoxha, 43 vjeç, i kapur në Laprakë, pasi Gjykata e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 8 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale 'Trafikimi i lëndëve narkotike'. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuan procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali;

-F. B., 26 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale 'Prodhimi dhe shitja e narkotikëve'", thuhet në njoftim./ CNA





Lajmet e fundit nga