web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kamionçina përplaset me motorin në Lezhë/ Përfundon në spital i riu

24 Prill 2026, 18:32, Kronika CNA

Kamionçina përplaset me motorin në Lezhë/ Përfundon

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Ishull Lezhë. Një kamionçinë me drejtues shtetasin A. L., 44 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin N. D., 24 vjeç.

Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa bëhet me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë: 

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në Ishull Lezhë, një mjet (kamionçinë), me drejtues shtetasin A. L., 44 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin N. D., 24 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 24-vjeçari, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /CNA





Lajmet e fundit nga