Vrasje me armë zjarri në Kosovë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Klinë të K...

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, tha se çështja e shpërbërjes së strukturave paralele të arsimit dhe shëndetësisë serbe në Kosovë duhet të trajtohet në dialog, por theksoi se këto janë çështje të ndërlikuara.
“Sigurisht që duam që strukturat e arsimit dhe shëndetësisë të mbijetojnë. Ato janë struktura paralele dhe statusi i tyre duhet të trajtohet në dialog. Sigurisht, do të ketë shpërbërje. Mendoj se kjo ditë nuk është afër, këto janë çështje të vështira dhe të ndërlikuara që të trajtohen”, tha Orav gjatë një bisede me gazetarë në Kosovë në prag të përfundimit të mandatit të tij në Kosovë.
Në mjediset me shumicë serbe në Kosovë ka institucione të arsimit dhe shëndetësisë që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se planet janë që ato të shkrihen brenda sistemit të Kosovës.
Gjatë bisedës me gazetarë, Orav foli edhe për marrëveshjen mes Kosovës dhe BE-së lidhur me zbatimin e Ligjit për të huajt dhe atij për automjete.
Orav sërish e përshëndeti lehtësirat e ofruara nga Kosova për qytetarët serbë, por tha se nuk duhet të ketë ndërprerje të shërbimeve për komunitetin serb.
Ai tha se këto çështje duhet të zgjidhen përmes dialogut. Duke folur për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Orav tha se kjo çështje është në dialog dhe “nuk do të zhduket”.
Ai tha se BE-ja e ka qëndrimin që një kohë të gjatë që statusi i Asociacionit duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, por kjo nuk ka ndodhur ende dhe, sipas tij, një qasje e tillë nuk i ndihmon askujt.
Orav theksoi se nëse analizohet në detaje deklarata e emisarit evropian për dialogun, Peter Sorensen, qëndrimi i BE-së është se Asociacioni duhet të themelohet në bashkëpunim me komunitetin serb dhe brenda kornizës së dialogut për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi.
“Në diplomaci, ne duhet të gjejmë mënyrat se si t’i trajtojmë këto çështje. Dhe tani, nëse e dëgjoni deklaratën e emisarit Serensen, duhet të bëhet, pa ndërprerje, me komunitetin serb dhe dialogun e BE-së. Dialogu i Brukselit do të thotë dialog. Dialog, do të thotë gjithashtu Asociacion. Edhe nëse vjen më herët apo më vonë, ai nuk është zhdukur, edhe nëse nuk u artikuluar aq qartë, Asociacioni është aty”, tha ai, duke shtuar se këtë e di Qeveria e Kosovës, Serbia dhe Soreseni.
Kosova dhe Serbia u pajtuan për Asociacionin më 2013 dhe ai përmendet edhe në Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, të cilën Kosova dhe Serbia e kanë pranuar në vitin 2023.
Në bisedën me gazetarë, Orav foli edhe për heqjen e të gjitha masave ndëshkuese që BE-ja kishte vendosur ndaj Kosovës gati tre vjet më parë për shkak të tensioneve në veri.
Ai tha se është vendimi i duhur dhe Kosova e ka merituar.
“Nuk e di ndonjë shtet tjetër që ka pasur masa të tilla. Edhe sanksionet ndaj Rusisë rishikohen çdo gjashtë muaj. Çfarë ndodhi me Kosovën ishte e unike, na duhej konsensus për të hequr masat. Kurrë nuk kam parë diçka të tillë” si rasti i Kosovës, tha ai, duke shtuar se ai vetë ka punuar në Bruksel.
Më 17 mars, BE-ja konfirmoi heqjen e të gjitha masave. Autoritetet në Kosovë i kanë cilësuar masat vazhdimisht si të padrejta, pasi deklaronin me bindje se i kishin plotësuar kohë më parë kërkesat e BE-së për heqjen e tyre: uljen e tensioneve dhe zvogëlimin e pranisë policore afër objekteve të katër komunave në veri të Kosovës.
Masat patën kosto të konsiderueshme financiare për Kosovën, pasi u pezulluan apo u shtynë projekte të ndryshme në kuadër të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA II dhe III), si dhe Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF). /REL
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Klinë të K...
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit ka...
Forcat iraniane kanë tentuar një sulm me raketa në bazën b...
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi,...
Dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosu...
SHBA-të kanë hequr sanksionet mbi disa sektorë të naftës i...
Autoritetet çeke kanë nisur një hetim lidhur me zjarrin që...
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka deklaruar d...
Organizata për Energji Bërthamore e Iranit tha më 21 mars ...
Kompanive amerikane të mbrojtjes po u kërkohet të rrisin p...
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Izraeli mund ...
Presidenti i SHBA Donald Trump ka deklaruar se nuk mbësht...
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kritikuar sërish aleatë...
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kritikuar vendimin e Mb...
Dy prokurorë federalë amerikanë po zhvillojnë hetime penal...
Sipas raportimeve në mediat e huaja, Izraeli ka kryer sulm...
Mojtaba Khamenei u bë figura qendrore në një nga tranzicio...
Lideri i ri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei i shpëtoi vd...
Presidenti amerikan Donald Trump ka ndarë një mesazh, bash...
Aktori dhe legjenda e arteve marciale Chuck Norris ka ndër...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin...
Dy mjete lundruese, Jet Ski, janë bllokuar në Sarandë ...
Një person është arrestuar në Fier për një zjarr të rënë n...
Policia e Fierit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ...
Dita e sotme do të karakterizohet nga mot kryesisht i qënd...
Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilltari joformal për çështje fetare i presidentit të S...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka zhvilluar...
Një zjarr i madh ka detyruar evakuimin e mijëra njerëzve n...
Pallati i Buckingham-it thotë se Princi Harry nuk do të që...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...