Helmimi i kursantëve të Akademisë së Sigurisë/ Reagon Sori-Al: Futen ushqime nga jashtë
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...

Në Shqipëri, qytetarët i ndjekin me interes fushatën dhe zgjedhjet presidenciale në SHBA, me shpresën që shumë prej elementeve demokratike të tyre të mund të zbatohen edhe në vendin e tyre. Ata mendojnë se zgjedhjet amerikane janë cilësisht shumë më lart krahasuar me ato shqiptare, ku nuk zhvillohen debate televizive mes kandidatëve, ku nuk ka sondazhe të besueshme, as rezultate të pranuara.
Shumë qytetarëve në Tiranë u kanë bërë përshtypje diferencat e vogla në sondazhet e fundit të mbështetjes së publikut amerikan në zgjedhjet presidenciale, ku të dy kandidatët Harris dhe Trump duken shumë pranë fitores, ndërsa gara vazhdoi deri në çastin e fundit.
Studenti i inxhinierisë mekanike, Martis Kenga, thotë për Zërin e Amerikës se rezultatet mund të jenë të ngushta në këto zgjedhje, por ai thekson që kryesorja për Shqipërinë është se edhe kur presidentët në SHBA janë demokratë apo republikanë, marrëdhëniet shqiptaro-amerikane ishin, janë dhe do të jenë të shkëlqyera.
“SHBA-të gjithmonë do të mbeten për ne vendi më i afërt, më mik dhe më i dashur. Kushdo që të fitojë zgjedhjet presidenciale, ne do të jemi në rrugën e integrimit europian dhe për këtë do të kemi mbështetjen më të madhe gjithmonë nga Amerika”, tha Martis.
Qytetarët vlerësojnë se zgjedhjet amerikane janë shumë më lart cilësisht në karahasim me ato shqiptare. Ata numërojnë se krejt ndryshe nga SHBA-të, në zgjedhjet e Shqipërisë kandidatët nuk zhvillojnë debate televizive, sondazhet nuk janë të besueshme, rezultatet nuk pranohen, ndërsa humbja cilësohet si pasojë e manipulimeve, dhe të gjitha këto i bëjnë mosbesues zgjedhësit deri në mospjesëmarrje.
Veprimtarja për të drejtat e të rinjve, Esmeralda Nexhipi, studente e vitit të fundit në juridik, thotë për Zërin e Amerikës se zgjedhjet amerikane janë për t’u admiruar edhe përsa i përket teknologjisë dhe nxjerrjes së shpejtë të rezultateve të besueshme.
“Konkurrenca këtë radhë ishte shumë e fortë dhe në fund dy kandidatët shtrëngojnë duart. Uroj që edhe ne të ndjekim shembullin e tyre, që të bëjmë zgjedhje paqësore si në SHBA. Zgjedhjet tona janë shumë afër në pranverën e 2025. Pra, le të bëhemi edhe ne si SHBA-të, si miqtë tanë, si mbështetësit tanë kryesorë”, thotë Esmeralda.
Si një profesionist i artdisajnit dhe i komunikimit virtual, Enes Petromilo e cilëson si tejet spektakolare fushatën amerikane nga pikëpamja e imazhit dhe marketingut, me pjesëmarrjen e artistëve të shquar, por po aq e rëndësishme edhe në brendinë e vet sa u takon mesazheve demokratike që dhanë dy kandidatët.
“Sidomos nga pikëpamja e rinisë dy kandidatët për president në SHBA kanë dhënë një mesazh shumë të mirë, që përmes votës mund të bësh ndryshimin në vendin tënd, ndaj duhet të përfshihen gjithmonë në zgjedhje, sepse zëri i tyre ka shumë rëndësi për të ardhmen e vendit”, thotë Enesi për Zërin e Amerikës.
Qytetarët shqiptarë vlerësojnë tek zgjedhjet amerikane pikërisht ato elementë për të cilat ata kanë më shumë nevojë në Shqipëri: si qasja e kulturuar mes konkurrentëve, respekti reciprok mes tyre, shkëmbimi i pikëpamjeve në ballafaqimet televizive si dhe premtimet e qarta për të ardhmen e vendit./ VOA
Ish-presidenti Donald Trump tha se ishte "shumë i sigu...
Ish-Presidenti i SHBA-së dhe kandidati për zgjedhjet presi...
Incidentet e para janë raportuar në SHBA, ku po mbahen zgj...
Miliona amerikanë po votojnë këtë të martë për të vendosur...
Ministrat e Jashtëm të Grupit të Shteteve më të industrial...
Trupat e Koresë së Veriut që u dërguan në Rusi kohët e fun...
Gjyqësori i Iranit ka thënë të martën se tre njerëz janë d...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, dhe deputetj...
Amerikanët po shkojnë drejt qendrave të votimit për të vot...
Votimi ka nisur në disa shtete të SHBA-së ku Donald Trump ...
Zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë se një sulm ajror ...
Sondazhet, edhe në kohërat më të mira, janë një shkencë e ...
Koreja e Veriut ka lëshuar një breshëri raketash balistike...
Eurodeputetët do të verifikojnë për disa ditë përshtatshmë...
Sot mbahen zgjedhjet presidenciale në shtetin më të rëndës...
Në pak më shumë se nëntë vite, ish-presidenti dhe ndos...
Harris dhe Trump përfunduan fushatat e tyre me ndalesa për...
Kamala Harris lindi në vitin 1964 dhe historia e saj f...
Kievi ishte subjekt i dy valëve të sulmeve me dronë në orë...
Zyrtarët e inteligjencës amerikane dhe ata të sigurisë kan...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...