Rreziku nga sëmundjet kardiovaskulare/ BE synon plan taksash për ushqimet e përpunuara dhe pijet alkoolike
Komisioni Evropian synon taksa në të gjithë BE-në mbi ushq...

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka hedhur poshtë të premten një kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për përsëritjen e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Mitrovicës së Jugut pas pretendimeve për parregullsi.
PZAP-ja theksoi se kërkesa e PDK-së ishte e “pabazuar”, duke shtuar se kjo parti “nuk ka prezantuar prova për të dëshmuar këto parregullsi".
Garën për Mitrovicën e Jugut e fitoi në balotazh më 9 nëntor Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje, me 53.47% të votave, kundër Arian Tahirit të PDK-së, i cili i mori 46.53% të votave, me një diferencë prej 2 mijë e 315 votash.
Një ditë pas votimeve në balotazh, komisionerët PDK-së dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Mitrovicë të Jugut u tërhoqën nga procesi i verifikimit të votave me dyshimet për keqpërdorim.
Këta komisionerë kishin hasur në fletëvotime me kod të vendvotimit që nuk përputhej me vendvotimin prej nga ato vinin. Më vonë u kuptua se bëhej fjalë për 75 fletëvotime të tilla.
Me urdhër të prokurorisë, verifikimi u ndalua dhe rifilloi vetëm një ditë më vonë, sërish me vendim të prokurorisë.
Pak pas verifikimit të votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi një rekomandim për themelimin e një komisioni për vlerësimin e fletëvotimeve dhe përputhjes së numrit të tyre në vendvotimet në Mitrovicën e Jugut.
PDK-ja u ankua në PZAP se, përveç fletëvotimeve që ishin gjetur të përziera ndërmjet klasave dhe shkollave të ndryshme, në shpërputhje me kodet unike të vendvotimeve, pjesëmarrja e votuesve në balotazh ishte më e lartë se ajo në rundin e parë më 12 tetor.
Ajo ishte ankuar gjithashtu se gjatë procesit të numërimit janë hasur shumë fletëvotime të pavulosura, ndërsa disa të tjera janë gjetur të vulosura dy herë.
PZAP-ja shtoi se pretendimet e PDK-së janë të pabazuara, duke qenë se KQZ-ja ka formuar komision për verifikimin e fletëvotimeve të dyshimta, dhe se kompania përgjegjëse për shtypjen e tyre ka sqaruar se bëhet fjalë për “gabim teknik”.
Më herët, kompania sllovene CETIS tha se kishte zhvilluar hetim të plotë dhe se “problemi ka ndodhur vetëm në një nga katër kokat e printerit që shtyp numrin e vendvotimit, përderisa sistemi i kontrollit monitoron vetëm numrin serik (QR kodin), ndaj gabimi nuk është detektuar gjatë shtypjes”.
PZAP-ja vlerësoi se nuk ka pasur cenim të integritetit të zgjedhjeve.
“Pasi që nga provat e ekzistuese rezulton se ka ekzistuar vetëm gabim teknik në kodin e fletëvotimit në vendvotim, ndërsa numri serikë dhe elementet e tjera që kanë qenë të domosdoshme për sigurinë e fletëvotimit kanë ekzistuar në secilin fletëvotim”./REL
Komisioni Evropian synon taksa në të gjithë BE-në mbi ushq...
Kalifornia planifikon të revokojë 17,000 patenta shoferi k...
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregti...
Policia franceze kreu një operacion të premten pasdite në ...
Kjo e premte është një ditë e madhe për familjen mbretëror...
Prokuroria Themelore e Gjakovës dhe Policia e Kosovës kanë...
Disa persona kanë humbur jetën pasi një autobus u përplas ...
Një dron rus është përplasur në një bllok apartamentesh në...
Dialogu midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara ka rifillua...
Një 41-vjeçar shqiptar nga Kosova, i cili ishte administra...
Presidenti i Panamasë, Jose Raul Mulino, tha të martën se ...
Në tenderin për ndërtimin e seksionit të dytë të autostrad...
Rusia ka nisur një sulm masiv me dronë dhe raketa ndaj Kie...
Qeveria e koalicionit në Gjermani ka rënë dakord për një p...
Një avion luftarak Su-30 është rrëzuar gjatë një fluturimi...
Punëtorët e 65 dyqaneve në SHBA kanë hyrë në grevë paga dh...
Një orë xhepi floriri e gjetur në trupin e njërit prej pas...
Ministrat e ekonomisë të 27 vendeve anëtare të BE-së arrit...
Kosova i mbajti zgjedhjet parlamentare në shkurt të 2025-t...
Aktivistët pro-palestinezë përdorën një vinç për të varur ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...