Ushtari libanez vritet nga një sulm izraelit/ IDF: Ngjarja do të hetohet, ne veprojmë vetëm kundër Hezbollahut
Një ushtar libanez është vrarë dhe katër të tjerë janë pl...

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, tha se gjatë verës pritet të ketë një stabilitet të çmimeve të naftës.
Bota po përballet me rritje të çmimeve të naftës pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën luftën kundër Iranit më 28 shkurt. Nga kjo rritje është prekur edhe Kosova, vend që është importues i derivateve të naftës.
Që kur ka nisur lufta në Iran, çmimet e naftës në Kosovë janë rritur ndjeshëm dhe kanë arritur deri në 1.55 euro për litër.
Për të mbajtur nën kontroll çmimet, më 4 mars, Kusari-Lila mori vendim për vendosjen e masave mbrojtëse, duke caktuar fitimet maksimale të lejuara për shitjen me shumicë dhe pakicë.
Gjatë një deklarimi për gazetarë më 17 mars, Kusari-Lila u pyet se sa ka rezerva të naftës Kosova. Por, ajo tha se ky informacion mbetet për institucionet, duke theksuar se “situata është stabile” sa u përket rezervave.
“Në raport me rezervat e importuesve, gjegjësisht kompanive që merren me tregtimin e derivateve, jemi duke i përcjellë edhe rezervat. Nuk ka lëvizje, nuk ka rënie në rezervat e tyre. Do të thotë ende është situatë e menaxhueshme dhe larg situatës së panikut”, tha ministrja Kusari-Lila.
Ajo kujtoi se SHBA-ja ka lëshuar një pjesë të rezervës së saj shtetërore për të zbutur ndikimin në tregjet globale të energjisë, po shtoi se Kosova nuk ka ardhur deri në këtë pikë dhe se industria dhe ekonomia e saj “nuk janë në atë nivel që janë të rrezikuara në masë të madhe”.
Megjithatë, Kusari-Lila tha se është i pashmangshëm ndikimi i mëtejmë i ngjarjeve në Lindjen e Mesme që po reflektojnë në çmimet e derivateve.
“Ne do ta bëjmë maksimumin edhe jemi duke e bërë të përcjellim që nuk ka, të them, fluktim jashtë normales. Gjegjësisht masa e vendosur ka të bëjë me mbajtjen nën kontroll, por kontrolli brenda kësaj hapësire e cila po tregohet se po lëviz çmimi, por jo mbi të paimagjinueshmen ose në masë ku mund të ketë ndikim tepër serioz për të keq. Po e them që, sipas të gjitha informacioneve, mund të shkojë edhe në një periudhë kohore deri në një stabilitet. Këtu ne nuk jemi aktorë, ne jemi konsumues të rrethanave që po ndodhin atje. Por, po shpresojmë që sa më parë të ketë një stabilitet. Parashihet në muajt në vijim, në veçanti në periudhën e verës, që do të ketë një stabilitet të çmimit”, tha ajo.
Ministrja Kusari-Lila tha se vetëm dy kompani nuk e kanë respektuar vendimin e marzhës.
“Ka pasur dy kompani që kanë shkelur vendimin tonë dhe Inspektorati më ka informuar për të dyja kompanitë, të cilat kanë masën e parë gjobën, dhe masën e dytë tërheqjen e licencës. Nuk ka ardhur te masa e dytë, pra janë ndalur te dënimi, te reagimi i Inspektoratit të Tregut”, tha ajo.
Sipas vendimit të autoriteteve, marzha tregtare maksimale e lejuar për shitje me shumicë është deri në 2 cent për litër, ndërkaq me pakicë deri në 12 cent për litër. Teksa konflikti po vazhdon në Lindjen e Mesme, transporti detar përmes Ngushticës së Hormuzit ka rënë në mënyrë drastike.
Rreth 20 për qind e sasisë së përgjithshme të naftës së lëngshme natyrore (LPG) që shfrytëzohet nëpër botë, qarkullon përmes kësaj ngushtice.
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar se do të ketë rritje të çmimeve të naftës, por ka vlerësuar se ky është “çmim i vogël” që duhet paguar në mënyrë që të eliminohet kërcënimi bërthamor i Republikës Islamike. /REL
Një ushtar libanez është vrarë dhe katër të tjerë janë pl...
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ka zhvilluar ...
Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së ka paralajmëruar se 4...
Ministria e Mbrojtjes e Katarit ka njoftuar se ka “kapur m...
Bashkimi Europian ka hequr të gjitha masat ndëshkuese të v...
Ministri i Mbrotjes së Izraelit, Israel Katz, është shpreh...
Iraku ka arritur një marrëveshje me Iranin që anijet e tij...
Qeveria e Kubës tha se po heton një “shkëputje të plotë” t...
Autori i vrasjes në Gjakovë është vetëdorëzuar në polici. ...
Një valë e fuqishme e motit të keq ka përfshirë Shtetet e ...
Ambasada e SHBA-së në Bagdad ka mbrojtur objektin e saj ng...
Kërkesa e presidentit amerikan Donald Trump që aleatët eur...
Dhjetëra njerëz dyshohet se kanë humbur jetën ose janë pla...
Vendet aziatike po prezantojnë një sërë masash shtrënguese...
Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, ka deklaruar ...
Ambasada amerikane në Bagdad është shënjestruar nga një va...
Abu Ali al-Askari, një komandant i lartë dhe zëdhënës usht...
NATO po shqyrton forcimin e mbrojtjes nga raketat në Turqi...
Çmimet e naftës ranë me rreth 3% të hënën pasi disa anije ...
Trump thotë se Irani ka ulur në rreth 8% të raketave të ti...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin...
Dy mjete lundruese, Jet Ski, janë bllokuar në Sarandë ...
Një person është arrestuar në Fier për një zjarr të rënë n...
Policia e Fierit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley tha ...
Përtej dëshirës për të qenë sa më elegantë në mbrëmjen e m...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley ësht...
Makina luksoze, veshje të kushtueshme dhe aksesorë të shtr...
Microsoft ka njoftuar se ka shkurtuar 4,800 vende pune - a...
Një valë raketash dhe dronësh rusë ka goditur të gjithë Uk...
Familja e aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk u p...
Presidenti rus Vladimir Putin ka të ngjarë të jetë në pozi...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Nga nisja në muajin shkurt të procesit të rivlerësimit të ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...