Katari raporton valën e dytë të sulmeve me raketa nga Irani
Katari thotë se ka kapur një valë të dytë raketash nga Ira...

Kryeministri i entitetit të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska (RS), Savo Miniq, ka dhënë dorëheqje nga ky post.
Ai njoftoi për dorëheqjen e tij gjatë një konference për media të mbajtur në Banjallukë më 16 mars. Ai tha po ashtu se është konsultuar me presidentin e Republikës Sërska, Sinisha Karan, dhe se ai do ta propozojë sërish për mandatar për ekzekutivin e ri.
Miniq, që është anëtar i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur, subjekt i Millorad Dodikut, shtoi se e ka mbështetjen e shumicës në Kuvendin Popullor të RS-së.
Ai tha se për këtë hap u vendos me qëllim që të sigurohet legaliteti dhe legjitimiteti i qeverisë, duke shtuar se ka kundërshtime edhe nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, pa shpjeguar konkretisht se për çfarë bëhet fjalë.
Kuvendi Popullor i RS do ta shqyrtojë dorëheqjen e tij pasditen e së hënës, në një seancë që është thirrur menjëherë pas konferencës së tij për media.
Kjo është hera e dytë në disa muajt e fundit që Miniq jep dorëheqje dhe paralajmëron se do të jetë sërish mandatar për formimin e qeverisë së entitetit serb.
Më herët ai kishte qenë ministër i Bujqësisë në Republikën Sërpska dhe u emërua kryeministër i entitetit më 2 shtator të vitit të kaluar.
Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës vendosi më 23 janar se kjo qeveri nuk ishte kushtetuese, pasi atë e kishte propozuar për mandatar në gushtin e kaluar Millorad Dodik, i cili në atë kohë pretendonte se ishte president i Republikës Sërpska.
Sipas Kushtetutës së RS, mandatarin mund ta propozojë vetëm presidenti i entitetit, ndërsa ky post i ishte hequr Dodikut pasi një vendim i gjyqësorit për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë, u bë i formës së prerë. Ky vendim ia ndalon Dodikut ushtrimin e funksioneve publike për gjashtë vjet.
Disa ditë para vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës, Miniq dha dorëheqje. Si mandatar e propozoi ushtruesja e atëhershme e detyrës së presidentit të RS, Ana Trishiq Babiq, dhe ai më pas u bë sërish kryeministër.
Deputetët e Partisë së Aksionit Demokratik dhe të Frontit Demokratik në Dhomën e Përfaqësuesve të Parlamentit të Bosnje e Hercegovinës edhe pas këtij emërimi iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës, duke kërkuar që ai të shfuqizohet.
Në ankesën e tyre, ndër të tjera, ata pretendojnë se emërimi i kryeministrit mbi bazën e propozimit të ushtrueses së detyrës së presidentit përbën “shkelje të drejtpërdrejtë dhe të vetëdijshme të parimit të sundimit të ligjit” që buron nga Kushtetuta e Bosnje e Hercegovinës.
Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës ende nuk ka dalë me një vendim për këtë çështje.
Qamil Durakoviq, nënkryetar i RS-së, i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të RS-së vlerësimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjes së Trishiq Babiq në atë funksion, duke pasur parasysh se Kushtetuta e entitetit nuk e njeh funksionin e ushtruesit të detyrës së presidentit.
Gjykata Kushtetuese e RS-së më 25 shkurt pezulloi procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë të emërimit të saj./REL
Katari thotë se ka kapur një valë të dytë raketash nga Ira...
Izraeli tha sot se “shkatërroi” një kompleks të përdorur n...
16 mars 2025, ora 2:32. Kjo është data dhe ora që e ndrysh...
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka deklaruar se Ru...
NATO ka bërë të ditur se vendet aleate po zhvillojnë bised...
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, thotë se nuk ...
Izraeli ka nisur një operacion të ri tokësor në Libanin ju...
Të dërguarit e "Bordit të Paqes" të Presidentit të SHBA-së...
Lufta në Iran nuk e shqetëson aleancën ushtarake perëndimo...
Kuvendi i Kosovës ka kohë deri më 31 mars që të ratifikojë...
Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer, ka dalë në një kon...
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer ka dek...
Irani ka arrestuar 500 persona të akuzuar për dhënien e in...
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ...
Një person është vrarë pasi një raketë ra mbi një automjet...
Shtetet anëtare të Bashkimit Europian do të diskutojnë ops...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po kërkon mbështetje n...
Aeroporti kryesor i Dubait ndaloi përkohësisht fluturimet...
Disa sulme ajrore kanë tronditur periferitë jugore të Bejr...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se e ...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Thuhet se Koreja e Veriut ka arritur disa rezultate mbresë...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
I dyshuari për sulmin në Berlin Pride u qëllua dhe u vra n...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në malin Elbr...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...