‘Zbardhet’ qyteti i Nju Jorkut/ Bie bora e parë e sezonit
Qyteti i Nju Jorkut u zbardh nga bora e parë e sezonit, du...

Një dëshmi e pazakontë ka rihapur plagët e rrethimit të Sarajevës. Më shumë se tri dekada pas rrethimit të saj prokurorët italianë kanë nisur hetime që mund të hedhin dritë mbi një nga aspektet më të errëta dhe më pak të njohura të Luftës së Bosnjës të viteve 1992-1995: të ashtuquajturit "turistë snajperë". Fjala është për shtetas të huaj që dyshohet se kishin paguar për të ashtuquajturat "safari të Sarajevës", ku qëllonin me armë civilë në kryeqytetin boshnjak, Sarajevë, që ishte i rrethuar nga forcat serbe të Bosnjës.
Hetimi ndaj snajperëve të dyshuar nisi pas një padije të paraqitur nga gazetari dhe shkrimtari italian Ezio Gavazzeni. Ai i paraqiti Prokurorisë së Milanos dokumente dhe deklarata dëshmitarësh që i kishte mbledhur në vite të tëra kërkimesh. Në një intervistë për N1 Gavazzeni shpjegoi se zanafilla e punës së tij ishte një dokumentar i vitit 2022, "Sarajevo Safari", i regjisorit slloven Miran Zupanic.
Deklarata e një ish-agjenti sekret
Edin Subaši?, ish-oficer i Shërbimit Sekret të Ushtrisë Boshnjake, rrëfen në filmin "Sarajevo Safari" për marrjen në pyetje të një serbi të kapur në vitin 1993, i cili paska konfirmuar ekzistencën e "turistëve snajperë". "I burgosuri, një 20-vjeçar nga qyteti serb i Paraçinit, deklaroi se kishte ardhur në Bosnjë me një grup vullnetarësh me ftesë të Partisë Radikale Serbe."
Subaši? tha për kanalin televiziv boshnjak FTV, se gjatë luftës kishte mbledhur informacione edhe për italianë të përfshirë si snajperë gjatë rrethimit të Sarajevës. Sipas pretendimeve të tij ishin gjetur "emrat e disa prej autorëve dhe hetimet e mëtejshme mund të hedhin dritë mbi mënyrën se si organizoheshin udhëtimet, pagesa dhe kthimi i pjesëmarrësve". FTV njofton gjithashtu edhe për një "listë speciale çmimesh" të cilët vareshin nga personi që donin të qëllonin snajpervt: "burrë, grua, grua shtatzënë apo fëmijë".
Përfshirja e mercenarëve të huaj e dokumentuar mirë
Mirsad Tokaca, drejtor i Qendrës së Kërkimit dhe Dokumentacionit në Sarajevë, i tha DW se analizat e shifrave të viktimave civile tregojnë se snajperët kanë vrarë rreth 300 dhe 350 vetë në Sarajevë. "Pothuajse të gjitha viktimat ishin civilë", tha Tokaca.
Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta mbi numrin e turistëve snajperë, përfshirja e mercenarëve të huajnë forcat e armatosura serbe të Bosnjës është e dokumentuar mirë: "Baza jonë e të dhënave liston rreth 300 persona nga Greqia, Rusia, Ukraina dhe vende të tjera që kanë luftuar në ushtrinë serbe."
Hetimet aktuale të autoriteteve italiane ndaj turistëve snajperë në Luftën e Bosnjës mund të çojnë në gjyqet e para kundër qytetarëve evropianë të përfshirë në krime lufte jashtë hierarkive formale ushtarake, por me mbështetjen ose dijeninë e një pale ndërluftuese - në këtë rast të forcave serbe të Bosnjës./DW
Qyteti i Nju Jorkut u zbardh nga bora e parë e sezonit, du...
Një shpërthim u shënua mbrëmjen e kësaj të premteje në lag...
Qeveria polake njoftoi këtë të premte se po zbaton masa sh...
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka hed...
Komisioni Evropian synon taksa në të gjithë BE-në mbi ushq...
Kalifornia planifikon të revokojë 17,000 patenta shoferi k...
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregti...
Policia franceze kreu një operacion të premten pasdite në ...
Kjo e premte është një ditë e madhe për familjen mbretëror...
Prokuroria Themelore e Gjakovës dhe Policia e Kosovës kanë...
Disa persona kanë humbur jetën pasi një autobus u përplas ...
Një dron rus është përplasur në një bllok apartamentesh në...
Dialogu midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara ka rifillua...
Një 41-vjeçar shqiptar nga Kosova, i cili ishte administra...
Presidenti i Panamasë, Jose Raul Mulino, tha të martën se ...
Në tenderin për ndërtimin e seksionit të dytë të autostrad...
Rusia ka nisur një sulm masiv me dronë dhe raketa ndaj Kie...
Qeveria e koalicionit në Gjermani ka rënë dakord për një p...
Një avion luftarak Su-30 është rrëzuar gjatë një fluturimi...
Punëtorët e 65 dyqaneve në SHBA kanë hyrë në grevë paga dh...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...