Zelensky, i gatshëm për bisedime të sinqerta me SHBA-në për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, thotë se është ga...

Qeveria amerikane nën Presidentin Donald Trump ka hartuar një plan për t'i dhënë fund luftës së agresionit rus kundër Ukrainës, e cila vazhduar për tri vjet e gjysmë.
Portali amerikan i lajmeve "Axios" publikoi detaje, ashtu edhe agjencitë e lajmeve AP dhe AFP shkruajnë se e kanë parë dokumentin. Parlamentari ukrainas Oleksiy Honcharenko, anëtar i partisë opozitare Solidariteti Europian, gjithashtu e postoi planin në internet nëpërmjet "Telegram"-it. Ja një përmbledhje e propozimeve:
Siguria ukrainase dhe europiane
Konfirmohet sovraniteti i Ukrainës. Rusia, Ukraina dhe Europa deklarojnë se konfliktet e 30 viteve të fundit kanë mbaruar dhe bien dakord të mos sulmojnë njëra-tjetrën. Rusia dhe SHBA-ja rifillojnë bisedimet mbi kontrollin e armëve bërthamore.
Ukraina me Kushtetutë heq dorë nga anëtarësimi në NATO. NATO zotohet të mos e anëtarësojë asnjëherë Ukrainën dhe të mos stacionojë trupa në Ukrainë. Avionët luftarakë europianë do të jenë të vendosur në Poloni. Rusia do të marrë detyrim ligjor të heqë dorë nga sulmet e agresionit kundër Europës dhe Ukrainës.
Ukraina nuk do të ketë armë bërthamore. Ajo do të marrë - megjithëse nuk specifikohet më tej në tekst - "garanci të besueshme sigurie" nga SHBA-ja, të cilat nga ana tjetër do të kompensohen për ofrimin e këtyre garancive. Nëse Ukraina sulmon Rusinë, këto garanci do të anulohen. Nëse Rusia sulmon Ukrainën, sanksionet do të rivendosen dhe Moska do të humbasë të gjitha privilegjet sipas marrëveshjes së paqes. Madhësia e ushtrisë ukrainase do të kufizohet në 600,000 trupa. Ukrainës do t'i lejohet t'i bashkohet BE-së.
Një grup pune amerikano-rus për çështjet e sigurisë do të monitorojë marrëveshjen. Një "Këshill Paqeje" i kryesuar nga Presidenti i SHBA-së Trump do të garantojë respektimin e marrëveshjes.
Çështjet Territoriale
Krimeja dhe territoret e pushtuara ukrainase të Donjeckut dhe Luhanskut njihen de facto si territor rus. Ushtria ukrainase tërhiqet nga pjesët e Donjeckut që ende i kontrollon; këto zona do të konsiderohen një zonë tampon e demilitarizuar dhe do të njihen si territor rus. Në rajonet jugore të Zaporizhjas dhe Khersonit, vija aktuale e frontit vendoset si vijë ndarëse.
Ushtria ruse tërhiqet nga urat që aktualisht i mban të zëna në rajonet Kharkiv dhe Sumy. Rusia heq dorë nga çdo pretendim i mëtejshëm territorial. Çështjet territoriale do të duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore; përndryshe, të gjitha garancitë e sigurisë janë të pavlefshme. Centrali bërthamor i Zaporizhjas do të vendoset nën juridiksionin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) dhe energjia elektrike që prodhon do të ndahet në mënyrë të barabartë midis Ukrainës dhe Rusisë. /DW
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, thotë se është ga...
Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski nuk e fshehu se...
Një gjyqtare federale urdhëroi ditën e djeshme tërheqjen e...
Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavit...
Agjencia mbikëqyrëse atomike e OKB-së kërkoi që Irani të b...
Volodymyr Zelensky do të flasë me Donald Trump pasi SHBA-j...
Gjykata Supreme e ka refuzuar si “të pathemeltë” kërkesën ...
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur në takim të n...
Zyrtarët europianë të shëndetësisë po përgatiten për një s...
Me shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 28 dhjetor...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ...
Seancat dëgjimore të planifikuara për muajin nëntor dhe dh...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar datën 28 d...
Plani i Moskës për Ukrainën, i cili thuhet se iu paraqit s...
Këtë të enjte është shkarkuar nga detyra kryeprokurori i S...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka nënshkruar të en...
Më shumë se 100 shtetas të huaj që përpiqeshin të hynin në...
Disa pjesë të Parisit dhe rajonit Hauts-de-Seine u goditën...
Parlamenti i Ukrainës ka votuar mbrëmjen e djeshme për shk...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur të enjten ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu bjellorus Alexa...
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter godit...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...