I pari dështoi/ Pakistani propozon organizimin e raundit të dytë të bisedimeve SHBA-Iran
Pakistani ka propozuar organizimin e një raundi të dytë bi...

Në fillim të marsit, një litër benzinë super kushtonte 2 euro e 50 cent në disa pika karburanti në Gjermani. Aktualisht, çmimi mesatar është 2,14 euro. Kjo sërish përbën rreth 25 për qind më shumë krahasuar me fillimin e vitit, kur karburanti tregtohej me 1,70 euro për litër.
Shkak për rritjen u bë lufta kundër Iranit, e nisur nga SHBA dhe Izraeli. Regjimi në Teheran reagoi, ndër të tjera, duke bllokuar Ngushticën e Hormuzit, një rrugë detare kyçe për transportin e anijeve cisternë.
Gjermani: Prej vitesh çmime të larta për energjinë
Që nga shpërthimi i luftës, çmimet e karburanteve janë rritur ndjeshëm në mbarë botën. Në Gjermani, ku energjia është tashmë shumë e shtrenjtë në krahasim ndërkombëtar, pasojat ndihen gjerësisht – si nga ekonomia ashtu edhe nga popullsia. Pas hezitimeve të zgjatura dhe debateve për gjetjen e mënyrës më të mirë, qeveria federale, e përbërë nga partitë konservatore të Unionit (CDU/CSU) dhe Socialdemokratët (SPD), ra dakord për masa lehtësuese.
Komisioni i koalicionit, i kryesuar nga kancelari federal Friedrich Merz (CDU), shpalli pas një takimi krizash në fundjavë (12.04.2026) në Berlin një masë me efekt të menjëhershëm: taksa mbi karburantet për naftën dhe benzinën do të ulet me 17 cent për litër për një periudhë dy mujore. Kjo korrespondon me një vëllim prej rreth 1,6 miliardë eurosh. "Me këtë masë do ta përmirësojmë shumë shpejt situatën për drejtuesit e automjeteve dhe për ndërmarrjet”, deklaroi kreu i qeverisë.
Çfarë pret kancelari federal Merz nga industria e naftës
Merz e lidhi njoftimin e tij me një mesazh të qartë: "Në këtë kontekst presim që industria e naftës ta përcjellë këtë lehtësim drejtpërdrejt dhe pa asnjë kufizim te konsumatorët.” Megjithatë, Gjermania ka shumë pak ndikim mbi çmimet e naftës së papërpunuar në tregjet botërore. Kjo është e qartë edhe për qeverinë federale.
Kancelari iu referua pasojave të gjeopolitikës, veçanërisht dështimit të negociatave për një armëpushim në luftën me Iranin. Si pasojë, çmimet e naftës u rritën sërish brenda natës në mbi 100 dollarë për fuçi. "Kjo tregon se kjo krizë, kjo luftë, është shkaku i vërtetë i problemeve me të cilat përballemi në vendin tonë”, theksoi Merz.
Shpresa për një armëpushim në luftën me Iranin
Njëkohësisht, ai i zbehu shpresat për mbështetje të mëtejshme shtetërore, duke theksuar se shteti nuk mund të kompensojë të gjitha rreziqet dhe pasiguritë e politikës botërore. "Çdo euro që marrim nga buxhetet tona mungon diku tjetër”, tha Merz. Për këtë arsye, ulja e taksës mbi karburantet është e kufizuar në dy muaj. "Kjo do të thotë, sinqerisht, se më pas çmimet do të rriten sërish”, shtoi kancelari. Shpresa e tij është që të arrihet një armëpushim mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara dhe që çmimet e naftës në tregjet botërore të bien.
Ministrja e Punës, Bärbel Bas (SPD), njoftoi paralelisht se synon të ashpërsojë ligjin kombëtar të konkurrencës. "Ky është një mjet i fortë – ose duhet të bëhet i tillë – në mënyrë që edhe në të ardhmen të kemi në dorë instrumente të mjaftueshme për të parandaluar abuzimet me çmimet në pikat e karburantit”, deklaroi ajo. Sfondi i këtyre planeve janë çmimet e karburanteve në Gjermani, të cilat krahasuar në nivel evropian janë veçanërisht të larta.
A do të ketë një taksë mbi fitimet shtesë?
Ministri i Financave, Lars Klingbeil (SPD), ndryshe nga kancelari Merz, mirëpriti faktin që Komisioni i Bashkimit Evropian (BE) dëshiron të shqyrtojë mundësinë e një takse të ashtuquajtur mbi fitimet shtesë për kompanitë e naftës. "Parimi është i qartë: fitimet e shtesë nga krizat duhet të mblidhen dhe t'u kthehen konsumatorëve”, deklaroi Klingbeil.
Kryeministri i Bavarisë dhe kryetari i CSU?së, Markus Söder, dëshiron gjithashtu ta bëjë Gjermaninë më pak të varur nga importet e energjisë. Sipas tij, kjo vlen njësoj si për energjitë e rinovueshme nga era dhe dielli, ashtu edhe për lëndët djegëse fosile. "Prandaj duhet të intensifikohet edhe nxjerrja e gazit nga rezervat vendase”, kërkoi Söder.
Tatimi mbi të ardhurat pritet të ulet në vitin 2027
Qeveria federale u dakordësua gjithashtu gjatë takimit dyditor të Komisionit të Koalicionit që nga janari i vitit 2027 të lehtësojë barrën tatimore për grupet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Njëkohësisht synohet të parandalohet rritja e kostove të sigurimit shëndetësor. Se si do të realizohen konkretisht këto masa, do të jetë objekt diskutimesh intensive mes ekspertëve në komisione gjatë javëve dhe muajve në vijim.
Edhe në fushën e pensioneve priten ndryshime të rëndësishme brenda këtij viti, sipas vullnetit të qeverisë. Plani parashikon forcimin e pensionit privat përmes stimujve shtetërorë dhe investimeve në tregun e aksioneve. Kancelari federal Merz shpreson që reformat e shumta të kenë edhe një efekt pozitiv psikologjik: "Në fund duhet të arrihet rikthimi dhe forcimi i besimit të njerëzve në funksionimin e vendit tonë”, tha Merz. /DW
Pakistani ka propozuar organizimin e një raundi të dytë bi...
Bashkimi Evropian nuk mbështet asnjë veprim që kufizon lun...
Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, do të jetë mid...
Begoña Gómez, gruaja e kryeministrit të Spanjës, Pedro Sán...
Udhëheqësi i Hezbollahut, Naim Qassem, ka hedhur poshtë bi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi sot se Irani d...
Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Iranit të ngrijë pasuri...
Kreu i organizatës përgjegjëse për sigurinë e transportit ...
BBC ka identifikuar atë që duket të jetë anija e parë që k...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se afati ...
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar ashpër nd...
Dy persona në qytetin verior izraelit të Nahariyas po traj...
Bllokada amerikane në Ngushticën e Hormuzit ka hyrë zyrtar...
Vullkani Sakurajima, një ndër më aktivët në jug të Japonis...
Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif tha se po vazhdojnë...
Papa Leo XIV ka udhëtuar sot drejt Algjerisë, në atë që ko...
Ambasada e Spanjës në Teheran, e cila ishte mbyllur përkoh...
Kremlini ka reaguar për herë të parë për humbjen e aleatit...
Një vullkan në jug të Japonisë ka shpërthyer për herë të d...
Péter Magyar është një politikan konservator dhe eurodeput...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...