web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bllokada amerikane/ Kalon anija e parë në Ngushticën e Hormuzit

13 Prill 2026, 20:00, Kosova & Bota CNA

Bllokada amerikane/ Kalon anija e parë në Ngushticën e Hormuzit

BBC ka identifikuar atë që duket të jetë anija e parë që kalon tranzitin nëpër Ngushticën e Hormuzit që kur SHBA-të vendosën bllokadë mbi tankerët dhe anijet të lidhura me Iranin.

Sipas të dhënave të gjurmimit të anijeve të ofruara nga MarineTraffic, anija kontejnerësh Paya Lebar po shkon drejt Dubait në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi është nisur nga India.

Një tjetër anije, cisterna Rich Starry, u kthye mbrapsht gjatë afrimit të saj në Ngushticë, tregojnë të dhënat e saj të gjurmimit në MarineTraffic.

Nuk është e qartë nëse anija e sanksionuar nga SHBA-ja po përpiqej të kalonte dhe të dilte nëpërmjet Gjirit të Omanit./CNA, përkthyer nga BBC





Lajmet e fundit nga