Shefi i CIA-s: Putin do të hakmerret “ashpër” ndaj Prighozin
Kreu i CIA-s, William Burns është shprehur se pasiviteti i...

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, paraqiti të enjten propozimin e tij për t’u përballur me atë që e quajti një rend të ri botëror shumëpolar, të karakterizuar nga tensione gjeopolitike në rritje, konflikte dhe teknologji të reja.
“Kërcënimet e reja të ditëve të sotme ndaj paqes shtojnë kërkesat ndaj nesh”, u tha zoti Guterres përfaqësuesve të vendeve anëtare të OKB-së.
Ai tha se rekomandimet e tij, të paraqitura në një dokument politikash të titulluar “Një Agjendë e Re për Paqen”, kanë parasysh natyrën e ndërlidhur të shumë prej sfidave globale.
“Konfliktet janë bërë më komplekse, më vdekjeprurëse dhe më të vështira për t’i zgjidhur”, tha ai. “Vitin e kaluar ishte numri më i lartë i vdekjeve nga konfliktet në pothuajse tri dekada”.
Ai tha se sulmi i Rusisë në Ukrainë e ka bërë më të vështirë për të trajtuar shumë prej sfidave globale.
“Nëse çdo vend do të përmbushte detyrimet sipas Kartës së OKB-së, e drejta për paqen do të ishte e garantuar”, tha zoti Guterres. “Por, kur vendet i thyejnë ato zotime, ata krijojnë një botë pasigurie për secilin”.
Objektivat e zhvillimit
Sekretari i përgjithshëm tha se një nga çelësat për trajtimin e problemeve që po përjeton planeti është përshpejtimi i punës për axhendën 2030 – një plan me objektiva globale zhvillimi. Ai vuri në dukje se parandalimi i konfliktit dhe zhvillimi i qëndrueshëm mbështesin njëri-tjetrin.
“Nuk është koinçidencë që vendet e prekura nga konflikti janë më larg objektivave për zhvillimin e qëndrueshëm”, tha ai.
Ai shprehu shqetësimin për luftën bërthamore, që është rishfaqur me luftën e Rusisë në Ukrainë, dhe bëri thirrje për eliminimin e armëve bërthamore në përgjithësi.
“Deri në eliminimin e plotë, vendet që kanë armë bërthamore duhet të zotohen se nuk do t’i përdorin kurrë”, tha zoti Guterres.
Ai u bëri thirrje vendeve të pakësojnë shpenzimet ushtarake dhe të ndalojnë armët çnjerëzore dhe ato që shkaktojnë dëme në masë.
Teknologjitë e reja
Drejtuesi i OKB-së shprehu gjithashtu shqetësimin për teknologjitë e reja që ofrojnë potencial për progres të madh, por që gjithashtu në rastin e inteligjencës artificiale dhe të armëve autonome (të njohura ndryshe si “robotët vrasës”), janë “duke krijuar mënyra të reja me të cilat njerëzimi mund të eliminojë vetveten”.
Në këtë front, zoti Guterres tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të miratojë deri në vitin 2026, një instrument ligjor që do të ndalonte armë të tilla autonome. Ai mbështet gjithashtu idenë e krijimit të një entiteti të ri global për të shmangur rreziqet ndaj paqes dhe sigurisë nga inteligjenca artificiale. Ai e parafytyron këtë entitet me strukturë dhe mandat të ngjashëm me Agjencinë e Energjisë Bërthamore, e cila u krijua nga OKB-ja.
Sekretari i përgjithshëm tha se planifikon të krijojë një grup këshillimor të nivelit të lartë për të paraqitur opsionet në lidhje me qeverisjen e inteligjencës artificiale, i cili do të paraqesë raportin e tij brenda këtij viti.
Ndër rekomandimet e tjera, zoti Guterres bën thirrje për përfshirjen e grave në udhëheqje dhe vendimmarrje, duke vendosur kuota aty ku do të jetë e nevojshme.
Ai bën thirrje gjithashtu për një “reflektim të gjerë” mbi të ardhmen e operacioneve të paqeruajtjes së OKB-së. OKB-ja shpenzon miliarda çdo vit për misionet e saj paqeruajtëse, por me sukses të pakët. Dy nga misionet e saj më të mëdha – në Mali dhe në Republikën Demokratike të Kongos – janë duke u zvogëluar me kërkesën e vetë këtyre vendeve.
Zoti Guterres u bëri thirrje vendeve anëtare të OKB-së që të angazhohen në diskutimet për propozimet e tij. Në vitin 2024, Kombet e Bashkuara po planifikojnë organizimin e një Takimi të Nivelit të Lartë për të Ardhmen, që do të trajtojë rreziqet e ardhshme dhe mundësitë. Sekretari i përgjithshëm u tha vendeve anëtare se shpreson që rekomandimet e tij do t’i ndihmojnë në procesin e diskutimit dhe shqyrtimit./ Voa
Kreu i CIA-s, William Burns është shprehur se pasiviteti i...
Gjatë një aksioni të Europol është arrestuar në Kolumbi ba...
Këshilli i Amsterdamit ka ndaluar anijet e lundrimit nga q...
Kryeministri Albin Kurti deklaron se Kosova po bëhet një p...
Dhjetë aeroporte në të gjithë Evropën janë zgjedhur si aer...
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimo...
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe...
Departamenti amerikan i Thesarit i ka sanksionuar të enjte...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të enjten aktakuz...
Forcat ruse sulmuan mëngjesin e kësaj të enjteje qytetin M...
Iraku dëboi ambasadorin suedez të enjten në shenjë protest...
Senati i Republikës italiane miratoi më 19 korrik projektl...
Temperaturat vazhdojnë të mbeten të larta në të gjithë kon...
Të paktën pesë persona humbën jetën në Kroaci, Bosnje e He...
Shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin ka deklaruar së fundm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të Auckland, Zela...
"Kjo është një shenjë e mirë. Jam shumë i lumtur," tha she...
Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e një stuhie që ...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolteberg, ka thë...
Senatori amerikan Chris Murphy i bëri thirrje Kosovës dhe ...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “Ma...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Një burrë rapor...
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit...
Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme qytetin e K...
Emigrimi, plakja e popullsisë dhe pjesëmarrja e ulët në tr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria është vlerësuar me dy medalje nderi në ceremonin...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në seancën gjyqësore, ku palët paraqitën deklaratat hyrëse...
Shpërthimi i vullkanit Kanlaon në ishullin Negros të Filip...
Një zjarr në një fabrikë këpucësh në Kinën juglindore la p...
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti, e cila...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Nëse nuk ndërmerren politika të koordinuara nga Banka e Sh...
Në rishikimet e buxhetit të vitit 2026, Buxheti i Ministri...
Edhe pse kanë kaluar rreth 6 muaj nga nisja e procesit të ...
Çmimet e perimeve shënuan një rritje të fortë në qershor, ...