Mediat amerikane: FBI po heton ish-drejtorin e antiterrorizmit, Joe Kent
Ish-drejtori i Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit të Sht...

Përmbytjet e janarit në shumë pjesë të Kosovës kanë shkaktuar dëme në vlerë rreth 6 milionë euro, tha të enjten për Radion Evropa e Lirë Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK).
Shirat e rrëmbyeshëm disaditorë gjatë janarit nxitën përmbytje në shumicën e komunave të Kosovës, duke shkaktuar dëme të mëdha në prona private dhe infrastrukturë publike dhe duke detyruar banorët të largohen nga shtëpitë e tyre.
Ibrahimi i tha Radios Evropa e Lirë se, sipas vlerësimeve fillestare nga komunat e prekura, dëmet arrijnë shumën e 6 milionë eurove.
Dëmet, sipas tij, kanë ndikuar ndjeshëm në ekonomitë familjare, bizneset lokale dhe infrastrukturën publike.
Komuna më e prekur është Gjakova, me rreth 2.7 milionë euro dëme, e ndjekur nga Drenasi me mbi 1.5 milionë euro.
Ndërkohë, dëmet në Pejë, Rahovec dhe Mitrovicë arrijnë në rreth 800 mijë euro secila. Në Klinë dëmet vlerësohen mbi 650 mijë euro, ndërsa në Malishevë rreth 540 mijë euro.
Përveç këtyre, nga vërshimet janë prekur edhe Skenderaj, Istog dhe Fushë-Kosovë, por vlerësimet përfundimtare për këto komuna ende nuk janë bërë.
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar nga institucionet qendrore kompensim sa më të shpejtë të mjeteve financiare për mbulimin e dëmeve.
“Komunat nuk mund ta përballojnë të vetme këtë barrë financiare. Pa ndërhyrje të shpejtë nga niveli qendror, rrezikohet seriozisht realizimi i shumë projekteve dhe ofrimi i shërbimeve për qytetarët”, tha Ibrahimi për REL-in.
Zyra e Kryeministrit të Kosovës nuk i është përgjigjur pyetjeve të REL-it lidhur me vlerën e dëmeve dhe afatin e kompensimit të tyre.
Përmbytjet në Kosovë përsëriten pothuajse çdo vit, ndërsa shumë projekte për rregullimin e lumenjve dhe ndërtimin e digave mbeten të parealizuara, pavarësisht se parashihen në buxhete.
Ekspertët vlerësojnë se problemi nuk lidhet vetëm me reshjet, por me keqmenaxhimin e lumenjve, ndërhyrjet e pakontrolluara dhe mungesën e masave parandaluese afatgjate.
Viti 2023 ishte ndër vitet kur vendi u godit më së shumti nga vërshimet. Ndër komunat e prekura atë ishin Skenderaj, Istogu, Klina dhe Mitrovica e Jugut.
Sipas raportit “Mjedisi i Evropës 2025”, i publikuar nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit e Kosovës, përmbytjet e vitit 2023 shkaktuan dëme prej 3.75 milionë eurosh vetëm në familje.
Megjithatë, sipas të dhënave të komunave në atë kohë, vlera e përgjithshme e dëmeve vlerësohej rreth 26 milionë euro./REL
Ish-drejtori i Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit të Sht...
Udhëheqësit në Iran po shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së...
Kryeministri Albin Kurti ka dënuar stërvitjet e ushtrisë s...
Një zëdhënës i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya të Gardës ...
Çmimet e gazit natyror janë rritur ndjeshëm në Europë dhe ...
Në më pak se 12 orë, raketat iraniane goditën dy herë qyte...
Samiti i BE-së ishte menduar fillimisht të përqendrohej në...
Hungaria, e cila po bllokon dhënien e një kredie prej 90 m...
Një ndërprerje e energjisë elektrike në Aeroportin Ndërkom...
Irani ka ekzekutuar tre protestues të dënuar për vrasjen ...
Vizita e Donald Trump në Pekin ishte menduar të stabilizon...
Irani ka sulmuar mbrëmjen e djeshme me raketa qytetin indu...
Në një klasë në qytetin e Kriva Palanka në Maqedoninë e Ve...
Azia pritet të arrijë nivele rekord të importeve të karbur...
Sulmet me raketa nga Irani kanë goditur qendrën kryesore t...
Lufta në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e saj të 20-të n...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se duhet...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar përmes një ...
Pentagoni i ka kërkuar Shtëpisë së Bardhë të miratojë më s...
Çmimi i naftës së papërpunuar Brent u rrit me 4% në 112 do...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin...
Dy mjete lundruese, Jet Ski, janë bllokuar në Sarandë ...
Një person është arrestuar në Fier për një zjarr të rënë n...
Policia e Fierit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ...
Makina luksoze, veshje të kushtueshme dhe aksesorë të shtr...
Dita e sotme do të karakterizohet nga mot kryesisht i qënd...
Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Presidenti rus Vladimir Putin ka të ngjarë të jetë në pozi...
Qeveria e re e Hungarisë, e drejtuar nga kryeministri Péte...
Presidenti Donald Trump ka konfirmuar se i ka kërkuar FIFA...
Këshilltari joformal për çështje fetare i presidentit të S...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...