Sokol Sadushi, si agjenci imobiliare
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...

Aeroporti kryesor i kryeqytetit të Belgjikës pritet ta rifillojë punën të mërkurën, pasi ndaloi rreth 80 fluturime për shkak të dyshimeve për praninë e dronëve, tha një zëdhënëse.
Rreth 400-500 udhëtarë u detyruan ta kalonin natën në aeroportin Zaventem për shkak të pranisë së dronëve, tha për AFP-në zëdhënësja e aeroportit të Brukselit, Ariane Goossens.
“Situata do të kthehet në normalitet gjatë ditës” me rifillimin e fluturimeve, shtoi ajo.
Të martën në mbrëmje, trafiku ajror u pezullua gjithashtu për arsye sigurie në aeroportin e dytë më të madh në Sharleua, njoftuan operatorët atje.
Skeyes, kompania përgjegjëse për kontrollin e trafikut ajror në Belgjikë, ndaloi fluturimet dy herë të martën në mbrëmje, rreth orës 20:00 dhe sërish rreth orës 22:00, pasi dronë të dyshuar u panë pranë aeroportit të Bruksel-Zaventem dhe atij të Liezhit.
Ndërprerjet e fluturimeve vijnë pas një sërë incidentesh misterioze me dronë që kanë shënjestruar aeroporte dhe zona të ndjeshme ushtarake në disa vende europiane, përfshirë Gjermaninë dhe Danimarkën.
Dyshimet janë përqendruar mbi përfshirjen e mundshme ruse në rritjen e aktivitetit të dronëve në Europë, në një kohë kur tensionet mbeten të larta, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon në vitin e saj të katërt.
Gjatë fundjavës, autoritetet belge raportuan aktivitet dronësh mbi bazën ushtarake Kleine-Brogel, ku besohet se ruhen një numër armësh bërthamore amerikane.
Inteligjenca ushtarake belge tha se po zhvillon një hetim për praninë e këtyre dronëve.
Ministri i Mbrojtjes, Theo Francken, të hënën nuk e akuzoi drejtpërdrejt Rusinë, por tha se duket të jetë një operacion i koordinuar i kryer nga “profesionistë”.
“Ata po përpiqen të përhapin panik në Belgjikë. Ky është destabilizim”, tha Francken për mediat lokale./REL
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter ndodh...
Ditën e sotme bëhen 5 vite nga arrestimi i ish-krerëve të ...
Dhjetë njerëz kanë humbur jetën dhe rreth 20 të tjerë janë...
Ukraina duhet të përshpejtojë ritmin e reformave të saj, n...
Zohran Mamdani, socialisti demokrat 34-vjeçar, përqendrimi...
Për herë të parë në Britaninë e Madhe, ka më shumë persona...
Mbyllja e zgjatur e qeverisë në Shtetet e Bashkuara të Ame...
Dy persona janë vrarë nga bombardimet ruse në rajonin e Dn...
Kushdo që dëshiron të anëtarësohet në BE duhet të ofrojë d...
Një gjykatë Apeli në SHBA i ka dhënë Floridës dritën jeshi...
Aeroporti i Brukselit është mbyllur mbrëmjen e sotme, për ...
Katër persona janë arrestuar pasi autoritetet portugeze ka...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se ndihma ...
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se nuk ka më...
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Aivo Orav, tha se shpreso...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar në një dek...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se në b...
I akuzuar shpesh si delja e zezë midis vendeve kandidate p...
Presidenti i Këshillit Evropian, gjatë fjalimit të tij kry...
Marta Kos, Komisionerja Europiane për Zgjerimin, sapo ka b...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Një valë ekstreme e të nxehtit ka përfshirë Europën, duke ...
Një histori prekëse sakrifice ka dalë nga tragjedia e tërm...
Janë bërë 25 vjet nga ekstradimi i Sllobodan Millosheviçit...
Izraeli është pajtuar të tërhiqet nga dy zona në Libanin j...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...