Berat Gjimshiti drejt largimit nga Atalanta, ja te cili ekip mund të firmosë
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe i Atalanta-s, Ber...

Shoqata Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar mblodhi sot Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore, ku morën pjesë të gjithë delegatët e mandatuar nga kolegjiumet e arbitrave në të gjithë vendin.
Në nisje të mbledhjes presidenti i BAFSH, Tahir Kastrati mbajti një fjalë përshëndetëse ku analizoi punën e bërë, procesin e rekrutimit të arbitrave të rinj, por edhe sfidat me të cilat është përballur komuniteti i arbitrave shqiptare.
“Shoqata i kanë dhënë përparësi punë për rekrutimin dhe edukimin e arbitrave të rinj. Ka disa vite radhazi që është organizuar dhe ka funksionuar normalisht Akademia e Arbitrimit me mbështetjen direkte të Presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Akademia ka afruar dhe përgatitur vetëm në këto tre vite të fundit rreth 30 arbitra të rinj. Për këtë një falënderim i takon Komitetit të Arbitrimit, që ka bërë një punë serioze dhe sistematike.
Ky komitet në bashkëpunim me BAFSH ka bërë një punë të lavdërueshme në përgatitjen teorike, duke organizuar çdo muaj seminare për interpretimin e rregullave të reja, duke qenë koherent në udhëzimet e arbitrave të UEFA-s dhe FIFA-s si edhe në përgatitjen fizike të arbitrave. Bashkëpunim shumë të mirë kemi pasur edhe me FSHF-në teksa së bashku kemi ngritur të gjitha strukturat e arbitrave dhe komisionet përkatëse”, – tha Kastrati, duke evidentuar sidomos arritjet historike të arbitreve femrave dhe arbitrat meshkuj në arenën ndërkombëtare.
“Një element shumë pozitiv që duhet evidentuar është rritja e numrit të femrave arbitre. Ka rritje në profesionalizëm dhe në aktivitet. Për t’u theksuar si një arritje e rëndësishme aktivizimi për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar e një arbitre femër siç është Emanuela Rusta, e para arbitre femër që ka drejtuar ndeshje në kategorinë Abissnet Superiore, Kupën e Shqipëisë dhe që nuk do të jetë rasti i vetëm.
Do të punojmë që edhe vajzat e tjera të jenë pjesë e kësaj eksperience, madje me pretendimin që në një kohë shumë të afërt pa harruar edhe ndeshjet kombëtare të femrave, ku tashmë siç dihet ne kemi dy treshe femra të FIFA-s të përfaqësuara denjësisht edhe në aktivitetet ndërkombëtare. Tjetër arritje është pjesëmarrja për herë të parë në një finalet e Europianit U-19 për vajza ku mori pjesë asistentja jonë Erinda Kume, – vijoi Kastrati.
-Ne kemi të drejtë të krenohemi edhe me disa arbitra meshkuj për arritje si kurrë më parë. Arbitri Enea Jorgji kaloi në kategorinë e parë të arbitrave ët UEFA-s dhe si rrjedhojë caktohet nga Komiteti i Arbitrave të UEFA-s për projektin Talent & Mentor 2022. Caktimi i tij në ndeshjet në grupe e ka justifikuar plotësisht dhe më së miri investimin tonë dhe të UEFA-s, duke vlerësuar edhe përkushtimin e tij në të gjitha ndeshjet. Arbitri Juxhin Xhaja është një tjetër arritje dhe sukses i edicionit 2022 në UEFA. Performanca e tij e mirë në finalet e U-17 bëri që ai të fitonte besimin e drejtuesve të arbitrimit europian dhe të jetë pjesë e perspektivës”, – theksoi ndër të tjera në fjalën e tij, Tahir Kastrati.
Pas ngritjes së Komisionit të Verifikimit u procedua me pikën kryesore të rendit të ditës, që ishte zgjedhja e Presidentit të BAFSH. Kandidat i vetëm për këtë post ishte Tahir Kastrati, i cili në përfundim të votimit u zgjodh sërish president edhe për një mandat tjetër, duke marrë mbështetjen unanime nga të gjithë delegatët e pranishëm në mbledhje.
Më pas u vijua me pikën tjetër të rendit të ditës, zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të BAFSH ku në garë ishin tetë kandidatë për katër vende. Pas votimit u zgjodhën katër anëtarë e rinj të KE-së të cilët janë Ervis Peza, Sokol Avdo, Dritan Salaj dhe Idriz Gashi.
Në punimet e Asamblesë së BAFSH morën pjesë në rolin e vëzhguesve edhe përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe i Atalanta-s, Ber...
Edhe pse Botërori është tashmë në fazën finale dhe pjesa m...
In Skenderbeu, they are working in two directions. Not onl...
Armando Broja is one of the players who continues to be in t...
In the absence of matches in the World Cup, the topic of c...
With Luis Enrique's departure from Spain's bench, there are ...
Tickets to attend the World Cup quarter-final match betwee...
Te Skënderbeu po punojnë në dy drejtime. Jo vetëm në fushë...
The football manager, Andi Matraxhiu, was invited to the s...
Ilir Daja has reacted to the latest news in Albania that m...
Klubet europiane janë duke i shfrytëzuar këto kohë për t’u...
Një lajm i trishtë ka ardhur për sportdashësit shqiptarë. Is...
The US government has given the green light to carry out a...
Luis Enrique is no longer the coach of Spain. The Spanish ...
The hero of Skanderbeg's victory in Fier, Gresild Lika...
About 40,000 people in Vietnam were cheated. They thought ...
Albania U-19 for boys learned this Thursday the names of t...
Cristiano Ronaldo is in the center of attention, the headlin...
Yakin kaloi në një mbrojtje me tre lojtarë, pasi mbrojtësi i...
RFEF (Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll) njoftoi këtë...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious accident occurred this afternoon on the Elbasan-...
The Police Supervision Agency has arrested two police offi...
The 18-year-old who stabbed a citizen in the premises of t...
A road accident occurred this Thursday on the Tirana-Elbas...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
A magnitude 5.9 earthquake struck New Zealand's South Isla...
The only Albanian MP in the Serbian Parliament, Shaip Kamb...
European Union Enlargement Commissioner Marta Kos has reac...
In the Chamber of Deputies (Camera dei Deputati) in Rome, ...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Around 97,100 people are employed in regulated professions...
Albania continues to be the main destination for vacatione...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.1 lek an...
Beekeeping has expanded significantly in recent years, bec...