Only 13.3% of those who lost their license managed to get it back after testing
Of the 848 re-registrations at driving schools of peop...

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu apelon për kryerjen e vaksinës kundër gripit për grupet që kanë rrezik më të lartë që të preken nga virozat e stinës së dimrit, të moshuarit, fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike.
Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu thekson se “vaksinimi kundër gripit, konsultimi me mjekun e familjes për të mos neglizhuar shenjat e gripit dhe zbatimi i masave për të mbrojtur veten dhe të tjerët, janë thelbësore për të parandaluar komplikacionet në shëndet”.
Ministrja e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të kontaktojnë me mjekun e familjes për vaksinën falas si dhe qendrave shëndetësore për të marrë shërbim shëndetësor në kohë.
Gjithashtu, ministrja Koçiu ka shpërndarë apelin e shefes së Spitalit Infektiv, Najada Çomos e cili thekson se “nuk ka vend për panik, por ka vend për t’u sensibilizuar”.
“Ajo çka unë dua të them është që numri i pacientëve që paraqiten pranë Shërbimit Infektiv është më i shtuar se sa muaji dhjetor dhe natyrisht në Shërbimin Infektiv vijnë pacientë me sëmundje të ndryshme ku tani peshën më të madhe e mbajnë ata persona që janë të sëmurë me infeksione të rrugëve respiratore, kryesisht në pjesën e gripit. Nuk ka vend për panik, por ka vend për t’u sensibilizuar shumë më tepër ndaj kësaj sëmundje dhe sensibilizimi është në dy aspekte. Së pari, ata persona që nuk janë vaksinuar dhe kryesisht ata që kanë sëmundje kronike të nxitojnë për t’u vaksinuar dhe grupi i të sëmurëve kronikë janë diabetikët, janë ata që kanë sëmundje gjaku, ata që kanë sëmundje kronike të mushkërive, ata që kanë sëmundje të veshkave kronike dhe shumë sëmundje të tjera. Dhe kategoria tjetër është ata persona që janë të sëmurë, të ulin kontaktin me persona të tjerë, pra mos të takohen me njerëz që kanë këto lloj infeksionesh të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes për arsye se gripi apo infeksionet aktuale që kemi, janë shumë të përhapshme nëpërmjet komunikimit të afërmt, nëpërmjet dhënies së dorës. Pra duhet ulur veç pjesës së vaksinimit, duhet ulur takimi ose minimizuar takimi me njerëz të sëmurë për arsye se je burim i madh infeksioni për persona të tjerë. Dhe sigurisht jo të gjithë personat që vijnë në spital kanë nevojë për ndihmën e spitalit. Një pjesë e tyre duhet të drejtohen pranë mjekut të familjes i cili është stacioni i parë ku personi merr ndihmën mjekësore”, shprehet Çomo./CNA
Of the 848 re-registrations at driving schools of peop...
Këtë të mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të pa...
Relatively more stable weather is expected on Tuesday ...
Kolonja mbetet një nga atraksionet më të njohura turis...
For today, the weather is forecast to be densely cloudy (e...
"He filled our house with scribbles, the party is getting ...
For the week ahead, our country will be affected by ma...
Today, temperatures will rise slightly as a result of ...
Ditën e shtunë vendo dë do të ndikohet nga kushte të q...
This weekend our country will be affected by stable an...
Albania worsens by 4 places, ranking 57 out of 170 cou...
This Friday, our country will be affected by stable atmosp...
Prime Minister Edi Rama has published some amazing picture...
This Thursday our country is expected to be affected by st...
This Wednesday, our country will continue to be affected b...
The Albanian Road Authority has provided information on th...
Two out of five Albanian workers lift or carry heavy objec...
This Tuesday our country will be affected by stable atmosp...
This Monday will be affected by stable weather conditions....
For the coming week, our country will be affected by stabl...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The word "fatherland" with properties is not enough. The m...
The justice reform claimed that it would bring faster, fai...
The Justice Reform and the vetting process were trumpeted ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The Police Supervision Agency, Kukës-Dibar Regional Direct...
A 57-year-old citizen has been arrested in the village of ...
Two citizens with high social risk, wanted by the authorit...
The Special Court against Corruption and Organized Crime h...
An important investment in the service of patients with tu...
Today our country will be affected by stable weather condi...
Emigration, an aging population, and low participation in ...
Today, our country will be affected by relatively stable w...
British police have launched an investigation after former...
US President Donald Trump announced this Friday that the U...
At least 11 people have died and six others have been inju...
Patriot, Tomahawk, Starlink, F-35: Europe's security still...
The German Embassy in Tirana has invited the Albanian publ...
Professor and literature scholar Ali Xhiku has passed away...
During my research into the life and artistic photographic...
This year's edition of the Gjon Mili International Video A...
The escalation of the conflict in the Middle East has once...
In addition to food, household appliances, oil, and more, ...
The government has reduced the funds foreseen for rural de...
This Friday, one US dollar is bought for 81.4 lek and sold...