"Get married, your age is gone"/ Sociologist: Eternal duel for couples
Sociologist Gëzim Tushi was invited today to the "Aldo...

Situata brenda RTSH-së duket se është mjaft e tensionuar për shkak të tërheqjes së disa artistëve nga konkurimi në Festivalin e Këngës, si Samanta Karavello, Kejsi Tola dhe Sardi Strugën.
Gjatë një interviste për mediat, Sardi Struga është shprehur se fituesi është i përcaktuar dhe sipas tij do të jetë Elsa Lila.
“Kështu flitet. Unë, emrin e Anxhelës e kam ditur që në maj. Emrin e Ronelës e dija nga qershori, që e ka fituar Ronela. Nuk e besoja, por kur dalin… Vjet, Albina ka qenë e paparashikueshme. Askush nuk e ka pritur, ka qenë një festival më ndryshe. Sivjet, flitet që e ka fituar Elsa. Mund të jetë ndonjë surprizë, por nuk është kjo arsyeja që kam ikur…”, tregon këngëtari.
Ai ka theksuar se nuk ka asgjë me këngëtarët, por një nga arsyet pse ka hequr dorë nga gara është niveli i ulët të festivalit.
“Është muhabet shumë i ulët. Kjo më erdhi keq, që festivali ka rënë në nivel kaq të ulët. Ta dish ti, cili është shkaku… Ndihem në siklet, do e them në një moment tjetër. M’u duk shumë joprofesional, nuk e meriton festivali që të ketë një nivel të tillë. M’u duk niveli i festivalit shumë i rëndë. I festivalit, jo i artistëve. Po e fitoi Elsa, në rast se e ka këngën e mirë aq sa vjet, ose edhe më të mirë, e meriton pa dyshim, jam fans i këngës vjet. Nuk më vjen keq edhe nëse do isha në garë me të, po thjesht ta meritojë”, ka thënë Sardi.
Po ashtu është raportuar se mes drejtuesve të televizionit dhe regjisores Arnita Beqiraj.
Thuhet se debatet kanë ndodhur për shkak të orareve dhe regjisorja është pushuar nga puna.
Kjo e fundit ka ngritur një padi ndaj RTSH-së dhe ndaj drejtuesve të saj duke e çuar kështu çështjen në gjykatë, sipas mediave.
Një tjetër largim nga RTSH ka qenë dhe ai i gazetarit Bledi Strakosha, i cili e njoftoi në rrjetet sociale duke treguar situatën e ndërlikuar brenda këtij televizioni që nga ndryshimi i drejtuesve.
“8 vitet e fundit në RTSH për mua u mbyllën. Asgjë e re dhe asgjë tronditëse për dikë që prej 32 vitesh punon në media. Me lëvizjet e tregut, me ndryshimin e shijeve të audiencës e ndoshta edhe me tekat e drejtuesve a me të kujt u gjendet pranë në zyrë a gjetkë në çaste të caktuara të ditës e të natës, jemi mësuar dhe nuk kapemi të papërgatitur. I vetmi emocion (i kuptueshëm kësaj radhe) vjen nga lidhja dhe afërsia shpirtërore imja me këtë institucion ku kam hyrë që fëmijë, ku kam mësuar ABC në e profesionit, ku jam formuar nga profesionistë të televizionit e të drejtimit të mediave. Që nga fillimi i viteve ‘90 kur nisa punën në RTSH, kam parë të kalojnë shumë emra të njohur të televizionit, siç kam parë të vijnë e të ikin drejtues dhe emërues drejtuesish; secili me shkallën e vet të përkushtimit, ndershmërisë, aftësisë, zgjuarsisë, qytetërimit.
Për vullnetin, të cilat nuk është ky rasti t’i analizoj, RTSH ka shumë vite që ndodhet në gjendjen që njihet, por ajo që mund të them është se në këtë institucion ka ekzistuar një lloj pakti i pashprehur, ku profesionistët janë trajtuar të paktën si trajton qytetari shtëpinë me qira, apo fshatari hurmën e fqinjit kur i bie në oborr. Për sa po ndodh aktualisht në RTSH nuk bëj asnjë koment. E vetmja frazë që mund të shpreh është se i uroj RTSH-së një fat mesatar.
Së fundmi, gjej rastin të falënderoj nga zemra të gjithë ju që në këto 8 vite keni zgjedhur të më ndiqni apo edhe ju që në ekranin e RTSH-së e që në programet e mia keni ndalur rastësisht. Shumë falënderime tërë atyre personaliteteve të jetës shqiptare, të cilët kanë pranuar të jenë të ftuar në emisionet e mia, qoftë edhe kur e kanë bërë për miqësi apo si “qokë” personale”, shprehet ai.
Po ashtu edhe këngëtarja Samanta Karavella ka zbuluar arsyen pse u tërhoq nga festivali. Këngëtarja ka deklaruar se kënga ka qenë tepër ritmike dhe për këtë arsye nuk i është lejuar performanca, që siç u shpreh ajo do të krijonte një atmosferë në Pallatin e Kongreseve.
“Ka pasur shumë spekulime ndaj festivalit, për mua ishte një temë që nuk dua ta cekja aspak por kam një sqarim për publikun tim, që e ka pritur rikthimin tim në festival. Pjesëmarrja e parë ka qenë që 14 vjeç. Kënga që unë kam zgjedhur në festival, që e kam krijuar për 2 ditë sepse ishte ajo energjia që dua të shkoj, është një këngë me potencial dhe ritmike.
Kënga fillonte me ‘eagle’ (shqiponjë), edhe do krijonte atmosferë të paparë në “Pallatin e Kongreseve”, mua më ka mbetur shumë peng. E vërteta është që nuk m’u lejua performanca, dhe unë nuk mund ta këndoja atë këngë ritmike pa performancë. Këto ishin kriteret e festivalit këtë vit. Nuk iu lejua askujt”, tha këngëtarja në emisionin “Më ler të flas” në Tch.
Sociologist Gëzim Tushi was invited today to the "Aldo...
The well-known moderator Eno Popi has narrated details...
Irgen Çela has confessed to the public one of the most...
The 59-year-old found Nora Malaj complete, full of ble...
Kejvina Kthella is one of the most commented and follo...
Taylor Swift has revealed her crazy workout routine th...
Actor Agron Llakaj has shown if he would be willing to...
Ledina Çelo, the Albanian singer proves that years are...
Time magazine has announced the singer Taylor Swift as...
"Big Brother Vip Albania 3" will start in January 2024...
The well-known Russian pornstar, Eva Elfi, often gets atte...
Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Europian, ë...
Oriola Marashi is one of the most successful models of...
December came to remind us that not only work, going o...
For the umpteenth time, someone is trying to close his Insta...
The world-famous Albanian singer, Dua Lipa, is often i...
A few days ago it was announced that the reality show Big ...
Actress Olta Gixhari is one of the most commented char...
Actress Florence Pugh was hit in the face by a thrown obje...
The three most commented and popular actors of the Alb...
After revealing the property portfolio in Tirana, Kavaja, ...
Four months ago, on March 11, CNA sent an official letter ...
Sokol Sadushi, the president of the Supreme Court, is the ...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The perpetrator of the injury of 35-year-old BS in Pograde...
A gunshot wound occurred today in Pogradec. According to p...
The Saranda police have cracked down on a criminal group t...
A 31-year-old man fell from a cliff on Mount Gopes in the ...
On Monday, our country will be affected by stable weather ...
The heat wave that has swept across Europe is also causing...
The Director-General of the World Health Organization, Ted...
The Institute of Geosciences has today shared a forecast r...
Germany, the Czech Republic, Poland and Hungary hit record...
The US and Iran have agreed to "stand down" after an excha...
Pakistan launched air strikes and sent ground troops into ...
The Israeli government officially recognized the massacres...
During my research into the life and artistic photographic...
This year's edition of the Gjon Mili International Video A...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
When citizens see that the euro drops a few points in a fe...
When talking about the euro exchange rate in Albania, it i...
This is the question that is often avoided. A strong lek s...
There is a political temptation to sell the strengthening ...