Turkey offers support for "peace in the Balkans"
Turkish President Recep Rayyip Erdogan said that Turke...

Më 23 qershor 2016, një shumicë me diferencë të vogël votash e votuesve britanikë vendosi që Mbretëria e Bashkuar të largohet nga Bashkimi Europian. Më 31 janar 2020, Mbretëria e Bashkuar u nda me marrëveshje nga ky bllok. Pasojat e kësaj ndarjeje kanë pasur shtrirje të madhe, duke ndikuar mbi një numër të madh fushash, përfshirë imigracionin, tregtinë dhe turizmin. Sidoqoftë, shumë nga pasojat afatgjata nuk janë shfaqur ende krejtësisht dhe do të bëhen më të dukshme në muajt dhe vitet që vijnë.
Për qytetarët e BE-së, kalimi i pushimeve në Britani është komplikuar më shumë. Ndërkohë që në të kaluarën kushdo që kishte një kartë kombëtare identiteti të një vendi të BE-së mund të hynte lirshëm në Britani, që nga 1 tetori 2021, kjo mundësi ekziston vetëm për ata që kanë një pasaportë të Bashkimit Europian. Një dokument që mesatarisht e kanë vetëm dy të tretat e qytetarëve të BE-së.
Ka rënë numri i përgjithshëm i vizitorëve
Një raport publikuar nëntorin e kaluar nga autoritetet britanike të turizmit, në VisitBritain tregon se në vitin 2022 numri i përgjithshëm i vizitorëve në Mbretërinë e Bashkuar, ka qenë më pak se një të tretat e nivelit të vitit 2019, vitit para pandemisë së virusit Corona, e cila shkaktoi ulje të madhe të udhëtimeve globale dhe rënie të turizmit. Megjithëse rënia e numrit të vizitorëve është e konsiderueshme, ajo nuk zbulon medoemos sa i madh ka qenë ndikimi i vetë Brexitit, për shkak të ndërprerjes së udhëtimeve nga pandemia e COVID-19.
Në fakt, shifrat e VisitBritain thonë se 8 milionë vetë, mes të cilëve 5 milionë qytetarë të BE-së, kanë vizituar Britaninë në prill, maj dhe qershor të 2022, një shifër që nuk ndryshon shumë nga numri i vizitorëve të së njëjtës periudhë të vitit 2019.
Me pak fjalë, është e paqartë nëse kjo tendencë pozitive ka të bëjë me heqjen e kufizimeve të COVID-it për udhëtarët, apo ka ardhur nga normalizimi gradual i situatës dhe pranimi i rregullave post-Brexit, për udhëtarët.
Rritja e çmimit mund të trembë turistët

Disa nga operatorët europianë të udhëtimeve të specializuar me organizimin e pushimeve në Britani thonë se janë duke luftuar me rritjen e çmimeve të sektorit britanik të turizmit. Një sipërmarrës gjerman, i cili preferon të mbetet anonim në mënyrë që të mos dëmtojë biznesin e tij, i tha Deutsche Welles se rritja e çmimit të dhomave të hoteleve britanike dhe rritja e çmimit të shërbimeve të tjera për vizitorët, e ka detyruar edhe atë që të rrisë çmimet.
Ky sipërmarrës ka pas organizuar që nga mesi i viteve 1990-të, pushime në Skoci për pushues me kërkesa të veçanta dhe me para, që vijnë nga Gjermania, Austria dhe Zvicra. Ai i tha Deutsche Welles se katër ose pesë vjet më parë, një udhëtim dhjetëditor për dy vetë u ka pas kushtuar klientëve të tij 6 deri 8 mijë euro (6,500 deri 8,700 dollarë me kursin aktual), ndërkohë që sot, atij i duhet të kërkojë dyfishin.
"Udhëtimet janë të njëjtat, por ne nuk jemi duke fituar asnjë qindarkë më shumë,” thotë ai dhe shton se "hotelet britanike kanë dyfishuar, madje trefishuar çmimet dhe çdo gjë është bërë më e shtrenjtë.”
Analistë nga qendra akademike, London School of Economics and Political Science, kanë vërejtur se Brexiti ka shtuar sasinë e shkresave që duhen për të bërë biznes me vendet europiane, gjë që kontribuon në inflacionin në rritje të Britanisë së Madhe. Rritja e inflacionit ndikon në rritjen e çmimit të shërbimeve për vizitorët e huaj dhe për ofertat turistike, megjithëse në rritjen e çmimit rol luajnë edhe faktorë të tjerë si për shembull rritja e çmimit të energjisë. Në fund të vitit 2022, inflacioni britanik arriti nivelin më të lartë të 40 viteve të fundit.
Brexiti ashpërson problemin e mungesës së personelit në hotele, bare dhe restorante

Këto probleme janë shoqëruar nga mungesa e personelit në sektorin britanik të turizmit. Ndërprerjet e punës për shkak të pandemisë detyruan shumë shërbyes, kamarierë, personel kuzhinash dhe punonjës hotelesh që të kërkojnë punë në sektorë të tjerë, ose të kthehen në vendet e tyre, që janë anëtare të Bashkimit Europian. Sektori britanik i turizmit mbështetej kryesisht tek punëtorët me paga të ulta që vijnë nga vendet e BE-së. Por duket se ato ditë nuk vijnë më. Shifrat e mbledhura nga vëzhguesi i migracionit të Universitetit të Oksfordit, Oxford University's Migration Observatory, tregojnë se nga qershori 2019 deri në qershor të 2021, numri i punonjësve që vijnë nga vendet e BE-së dhe punojnë në sektorin britanik të turizmit ka rënë me 25 përqind.
The media say that staff shortages are huge. A recent article in The New York Times shows that due to the lack of staff, London restaurants are forced to reduce the number of opening hours, noting that 11 percent of jobs in this sector have been left without employees.
Firms that once employed Italians, Spaniards and Greeks as service staff can no longer tap into the European labor market as easily because Brexit has ended the freedom of movement of workers. New post-Brexit migration rules have made it difficult for unskilled EU citizens to enter the British labor market. /DW
Turkish President Recep Rayyip Erdogan said that Turke...
The former prime minister and deputy of the Democratic Lea...
In the United States, American lawmakers have asked the FB...
Entering the EU-Ukraine meeting Air raid sirens sounded acr...
The US Secretary of State, Antony Blinken, has postpon...
Germany has approved the export of Leopard 1 tanks to ...
NATO called on Russia to fulfill its obligations under...
A suspected Chinese surveillance balloon has been flying o...
Deri në 40 vende mund t'i bojkotojnë Lojërat Olimpike të v...
Një skandal i vërtetë raportohet nga mediat e huaja, teksa...
Kur historiani i Boeing-ut, Michael Lombardi flet për tipi...
Under the mounting pressures of the war in Ukraine, the Ru...
An object suspected to be a Chinese "surveillance balloon"...
European Union leaders will meet Ukrainian President Volod...
A report published by an Israeli organization shows th...
The United States and the Philippines announced plans on T...
Theoretically everything could have developed differen...
Më 24 shkurt, do të shënohet përvjetori i parë i luftës në...
Britania po përballet me valën më të madhe të veprimit sin...
Presidenti Joe Biden dhe Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesv...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident occurred this evening in the village of Vranis...
An operation carried out by the National Police and the P...
The police have issued an official response regarding the ...
A serious accident has reportedly occurred on the Cërrik-M...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
The Albanian woman is on average 2 years older than the Al...
The number of theft-related crimes has increased following...
Renowned doctor Shkëlqim Balili shared some important heal...
An outbreak of the parasitic infection Cyclosporiasis has ...
Kosovo has declared Serbian Minister Snezhana Paunovic an ...
European Commissioner for Enlargement, Marta Kos, has resp...
The disappearance of 20 tons of Emmental cheese on the ro...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
The number of foreign exchange offices declined in 2025, f...
In addition to the effect on the decline in demand for rea...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sol...
The tax administration has announced the completion of the...