Democrats retain control of the Senate
In the United States, Democrats managed to retain control ...

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, pritet të njoftojë sot ministrat e Jashtëm të bllokut për situatën në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për takimet që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të premten në Paris.
Tensionet midis Kosovës dhe Serbisë aktualisht janë të larta, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur procesin e riregjistrimit të makinave me targa të paligjshme serbe.
Këto makina, rreth 9.000 sosh, qarkullojnë kryesisht në veri të Kosovës, ku popullata shumicë është serbe dhe kontrollohet në masë të madhe nga Beogradi zyrtar.
Qeveria e Kosovës do që të gjitha makinat të riregjistrohen me targa RKS, apo Republika e Kosovës, ndërsa Serbia kundërshton, duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.
Si pasojë e tensioneve të rritura, serbët e veriut i kanë braktisur institucionet e Kosovës.
Diskutimi vjen në prag të një samiti midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që do të zhvillohet më 6 dhjetor në Tiranë.
Nga BE-ja u paralajmërua se do të diskutohet edhe për krizën energjetike në Ballkanin Perëndimor, si dhe për asistencën që blloku është duke ua ofruar vendeve të këtij rajoni në këtë aspekt.
Sa u përket raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ministrat pritet t’i përsërisin thirrjet për angazhimin konstruktiv të palëve në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, në mënyrë që të ulen tensionet.
Po ashtu, pritet të kërkojnë përparim në procesin e dialogut, drejt arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia janë në negociata për këtë qëllim qysh në vitin 2011. Dy vendet kanë arritur një sërë marrëveshjesh, por zbatimi i shumicës së tyre në terren ka ngecur.
Pas takimeve që ka pasur të premten me Kurtin dhe Vuçiqin, Borrell u bëri thirrje serbëve të veriut që të kthehen në institucionet e Kosovës dhe të vazhdojnë t’i zbatojnë përgjegjësitë e tyre.
Ai kërkoi nga dy palët që të gjejnë zgjidhje urgjente për krizën aktuale, ndërsa nga Kosova kërkoi edhe nisjen e bisedimeve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Këto obligime, që dalin nga procesi i dialogut, mbeten të vlefshme dhe obliguese”, tha Borrell.
Në BE, disa diplomatë pranojnë se nuk janë të kënaqur me ecurinë e deritashme të dialogut dhe përgjegjësinë për ngecje dhe rritje të tensioneve ua bartin Beogradit dhe Prishtinës.
Pritjet kanë qenë që pas takimit të fundit midis Kurtit dhe Vuçiçit, që është zhvilluar më 18 gusht në Bruksel, të ketë më shpesh takime të tilla - së paku një herë në muaj. Por, nga ajo kohë, nuk ka pasur asnjë.
BE-ja dhe SHBA-ja i kanë kërkuar Kosovës që të shtyjë për dhjetë muaj zbatimin e planit për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, me qëllim shmangien e tensioneve.
Qeveria e Kosovës, megjithatë, ka nisur zbatimin e tij më 1 nëntor.
Faza e parë e planit parasheh qortimin e shoferëve që vozisin makina me targa të paligjshme; e dyta parasheh gjoba prej 150 eurosh, ndërsa në të tretën do të shpërndahen targa provuese.
Me këtë plan, pritet që nga 21 prilli i vitit të ardhshëm, në komunikacion të lejohen vetëm makina me targa RKS.
Komuniteti ndërkombëtar, gjithashtu, i ka intensifikuar thirrjet për Kosovën që të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Për këtë asociacion, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje në vitin 2013, por ajo nuk është zbatuar asnjëherë.
Kurti thotë se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik.
Serbia, në anën tjetër, kërkon që asociacioni të formohet dhe të ketë kompetenca ekzekutive./REL
In the United States, Democrats managed to retain control ...
Më shumë se dy vjet pas marrjes së postit të presidentit t...
Ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu, njoftoi herët n...
Azia nuk është vetëm Kina. Këtë mesazh përhap prej muajsh ...
After 8 months, Turkey will hold new elections, which will...
When American President Joe Biden meets with Chinese P...
The United States, Japan and South Korea are " more co...
At least four people have been killed and 38 others injure...
US President Joe Biden expressed the commitment of the...
Si pasojë e një shpërthimi në bulevardin e frekuentuar Ist...
Ukraine reacts cautiously to the Russian withdrawal fr...
For people Italy does not want to accept, the EU must ...
The West would be very irreconcilable if it did not ac...
Democrats will retain majority control of the US Senat...
Albanians today covered the statue of "Winston Churchi...
American President Joe Biden is in Cambodia for import...
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka arritur në Azi, dhe ësh...
Nuk ka gjasa që marrëveshjet e nënshkruara në Berlin nga l...
German Foreign Minister Annalena Baerbock assured Lithuani...
President Joe Biden's Democrats are closer to retaining co...
Another name listed in the group of 99 of Erion Veliaj...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious incident occurred in Saranda this Friday evening...
Gunshots have been recorded in neighborhood number 4 of th...
At around 15:15, in neighborhood no. 16, Durrës, citizen G...
The suspected perpetrator attempted to kill a 59-year-old ...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Japan's parliament has approved a bill to ease the rules o...
The Strategic Dialogue process between the United States a...
The Trump administration decided on Thursday to shorten th...
The Minister of State Administration and Local Self-Govern...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
The Albanian economy continued to expand in early 2026, bu...
For three days of festival, up to 120 euros just for parki...
Oil prices have risen again in recent days on internationa...
This Friday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sold...