Who prevents SPAK from going to the Tirana landfill offices?!
In a media appearance, the administrator of the landfi...

“Stop” ishte me qytetaren Albana Frankenhauser, e cila tregon, se ka qenë e martuar me një shtetas gjerman dhe pas divorcit ka mbajtur mbiemrin gjerman, pasi jeton në këtë shtet.
Pasi ka bërë njohjen e divorcit në Shqipëri, i kanë kthyer mbiemrin e vajzërisë me pretendimin, se nuk është shprehur Gjykata e Gjermanisë.
“Pasi kam 23 vite që jetoj në Gjermani, kur bëra ndarjen, gjykata nuk e fliste vendimin e mbiemrit sepse ishte ligji i familjes. Kur kam sjellë vendimin e ndarjes në Shqipëri është njohur gjyqi i ndarjes dhe zonja e lagjes në njësinë numër 7 ka shfuqizuar mbiemrin, ka vënë mbiemrin e vajzërisë pa ditur unë se çfarë po ndodh”, tha Albana.
Pas shumë peripecive, Albana e ka çuar çështjen në gjykatë dhe në Tetor 2022 çështja është pushuar, pas komunikimit se ajo do të kalojë në sistem me mbiemrin e huaj.
“Në të njëjtën ditë që do të vinte Gjendja Civile dhe Kryeministria në gjyqin tim, që nuk erdhën, më raportojnë nga gjendja Civile dhe ishte vendosur ndryshimi i mbiemrit në sistem dhe nga e enjtja që ishte gjyqi në të premte u pajisa me pasaportën me mbiemrin e rregullt në shtetin gjerman. Gjendja Civile ka bërë revokim për tërheqje dhe e ka nxjerrë pasaportën jo të rregullt”, u shpreh denoncuesja.
Por në Prill 2023, Albanës i është bllokuar pasaporta, pasi në sistem Gjendja Civile e ka kthyer sërish me mbiemrin e vajzërisë Lila. Sot zonja është bllokuar në Shqipëri.
“Çfarë duhet të bëj unë tani me 3 fëmijët e mi, 2 janë vetëm në Gjermani njëri është 14 vjeç tjetri 18 vjeç. Kam ardhur për 3 ditë për të zgjidhur çështjen me avokatin dhe nuk kam pasaportë të rikthehem. Jam bllokuar zyrtarisht në Shqipëri”, tha Albana.
Më tej ajo shtoi, “Do më personalizonin sikur kam sjellë pasaportë false. Nëna e fëmijëve të mi, çuditërisht me atë mbiemër nuk jam, as në shkolla, nuk kam të drejtë firme, nuk kam të drejtë pune, nuk kam të drejtë të aplikoj në asnjë lloj asistence sociale. As tek doktori nuk mund të personalizohem dot sepse kartën e doktorit jam shtetase shqiptare, paraqes vizën e shtetit gjerman dhe paraqes dhe pasaporta është mjeti i identifikimit tim. Penalizohem për shumë çështje të tjera dhe nuk rivazhdoj dot asnjë gjë”.
Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile është shprehur për “Stop”, se sipas Kodit të Familjes në Republikën e Shqipërisë, zonja duhet të mbajë mbiemrin e vajzërisë pas divorcit.
Ekspertja e të drejtës ndërkombëtare Evelina Çela, kundërshton veprimet e bëra nga drejtoria e Gjendjes Civile, që sipas saj cenojnë të drejtat e njeriut.
Përsa kohë që në vendimin e Gjykatës gjermane nuk është përcaktuar, që zonja do të marrë mbiemrin e vajzërisë, nuk mund të bëhen këto ndryshime nga institucionet e vendit tonë.
“Në kushtet kur jemi kandidatë të BE-së, synojmë të përmirësojmë legjislacionin, nuk mundemi të shprehemi mbi vendimin e një gjykate, ose për një prej pikave të vendimit të gjykatës. Kur nuk është një gjë e tillë e shkruar qartazi nuk mund të marrim vendime që kundërshtojnë vendimin e gjykatës, aq më tepër të fillojmë një sërë procedurash për ndryshimin e mbiemrit. Vetëm në rastin kur e ka përcaktuar gjykata. Që do të thotë, në gjykatën e shtetit gjerman nuk është kërkuar nga personi në fjalë një kërkesë e tillë për ndryshim mbiemri. Kjo do të thotë që mbetet në vazhdimësi mbajtja e atij mbiemri. Ai person duhet të vazhdojë të ketë atë mbiemër sepse në rast të kundërt do të ishte përcaktuar aty, të hiqej mbiemri, të merret mbrapsht mbiemri i vajzërisë. Kjo gjë duhet rishikuar sepse mund të përbëjë shkelje dhe vazhdimësinë e procedurave të tjera sa i përket të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Është një e drejtë e mohuar të themi”, tha Çela./tvklan
In a media appearance, the administrator of the landfi...
The Democratic Party has denounced the waste and abuse of ...
The newsroom of the show Stop on TV Klan received a messag...
Fiction sets the institutions in motion, solves the proble...
Fiks Fare researched dozens of municipal tender documents,...
Citizen Silë Ziu appeared on the show "Stop" on TV Klan af...
The next denunciation in the newsroom of the show Stop on ...
Rrjetet sociale fillimisht u cilësuan si një revolucion në...
CNA published today the figures that showed that in at lea...
The incinerator company of Tirana, "Integrated Energy ...
After the problem aired on the show Stop on TV Klan regard...
Emisioni Stop në Tv Klan trajton sonte historinë e një qyt...
Tashmë çdo gjë në vendin tonë është kthyer në biznes dhe p...
The former candidate for the primaries in the Democratic P...
The company, which would build the incinerator in Tira...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një problematikë në...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Gent Strazimiri, sh...
A few days ago, the testimony of the Italian citizen Gabri...
Yesterday the incinerator company of Tirana, "Integrat...
A case of scandal and corruption that openly shows that th...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A tourist has lost her life on Orikum beach, where she was...
Two people were arrested and two others were prosecuted af...
At around 08:40, in neighborhood no. 10, Korça, a "Benz" t...
New details are being learned regarding the incident that ...
Albania has achieved a record for the employment of foreig...
Today our country will be under the influence of relativel...
Another humanitarian aid shipment from Germany has arrived...
Residents of the village of Memëlisht in the Municipality ...
The United Kingdom's new Prime Minister, Andy Burnham, has...
United States President Donald Trump has imposed 50% tarif...
US President Donald Trump responded with harsh rhetoric to...
US President Donald Trump said on Monday that Israeli Prim...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The new draft law "On the Bank of Albania" provides that t...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sol...
Deputy Minister of Economy and Innovation, Enkelejd Musabe...
This Monday, one US dollar is bought for 81 lek and sold f...