Dita botërore e lumenjve/ Rama: Po punohet intensivisht për projektet e “Parkut Kombëtar të Vjosës
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm, me një...

Kryeministri Edi Rama, përmes një reagimi në rrjetet sociale ka shkruar se Shqipëria nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës dhe rishikimin e Rezolutës së Këshillit të Europës në mbështetje të raportit të Dick Marty-t.
“Shqipëria nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës dhe rishikimin e Rezolutës së Këshillit të Europës në mbështetje të raportit famëkeq të tregimtarit Dick Marty!”, shkruan Rama.
Ndër të tjera, Rama ka ndarë një pjesë nga fjalimi i tij, ku thotë se raporti ishte tronditës dhe u shndërrua në faktorin kyç të ushqimit të idesë dhe ngritjes së dhomave të specializuara të gjykatës për Kosovën.
Kryeministri thotë se pavarësisht çdo përpjekjeje hetimore gjatë 11 viteve ende nuk janë vërtetuar këto akuza.
Në mungesë provash, Rama shprehet se shpreson që Asambleja e Këshillit të Europës, do të nderojë të vërtetën dhe do pranojë kërkesën e Shqipërisë për të pasur një raport vijues, ndërkohë që dëmi është bërë dhe të ndihmojë të rivendosë besueshmërinë e një organizate kaq të rëndësishme ndërkombëtare.
“Nuk mundem të mos ndaj këtu me ju një shembull të tmerrshëm që duhet të jetë një mësim për të gjithë botën, e pikë së pari për botën demokratike.
Në vitin 2011 Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, miratoi një raport të përpiluar nga një parlamentar i zellshëm me emrin Dick Marty ku akuzohej UÇK për krimin e neveritshëm të trafikimit të organeve.
Z.Marty duhej të ishte paguar si tregimtar, por kurrë të besohej si raportues i Këshillit të Europës.
Raporti i tij ishtë tronditës e jo vetëm shumë, asokohe i besuan, por u shndërrua në faktorin kyç të ushqimit të idesë dhe ngritjes së dhomave të specializuara të gjykatës për Kosovën.
U bë një prej rasteve më të këqija të realitetit të shtrembëruar, lloji i manifestit për propagandën mbarëbotërore kundër pavarësisë së Kosovës. Çdo përpjekje hetimore gjatë këtyre 11 viteve të gjata për t’i vërtetuar këto akuza, por më kot, asnjë grimë prove apo treguesi nuk u gjet askund në Kosovë apo dikut tjetër që kishte të bënte me trafikimin e dyshuar të organeve.
E megjithatë dhomat e specializuara për Kosovën u ngritën mbi këtë raport, ndërkohë që flasim ka arrestuar pa padi presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.
Ne mendojmë që dhe shpresojmë që bazuar në këtë mungesë provash, saktësisht, Asambleja e Këshillit të Europës, do të nderojë të vërtetën dhe do pranojë kërkesën e Shqipërisë për të pasur një raport vijues, ndërkohë që dëmi është bërë dhe të ndihmojë të rivendosë besueshmërinë e një organizate kaq të rëndësishme ndërkombëtare”, ka thënë Rama në fjalimin e tij./ CNA.al
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm, me një...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, duke folur...
Në datën 19 shtator Prokuroria dhe institucione të tje...
Hakerat iranianë e sulmuan sistemin shqiptar tri herë ...
Shqipëria vijon të përballet me vështirësi ekonomike q...
Pas arrestimit të mjekut Fitim Marku, ka reaguar dhe S...
Producenti i emisionit “Hipokrati”, Raimond Cimbi, ësh...
Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në rrjetet...
Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në rrjetet ...
Rreth 600 mijë euro i ka paguar Fondi i Sigurimeve të Dety...
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe In...
Ministria e Drejtësisë, pas interesimit të qytetatëve, ka ...
“Mos jepni të dhëna personale në ueb-faqet që nuk ofrojnë ...
Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi, u shpreh në një i...
Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të rikthehet son...
Avokati Idajet Beqiri ka paditur në SPAK kreun e PL-së, Il...
Avokati Sajmir Vishaj u shpreh në një intervistë në "Euron...
Ervis Martinaj, që prej 9 gushtit kur dyshohet të jetë zhd...
Pas fjalimit në konferencën e “Global Fund”, Presidenti i ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula, ka ma...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...