LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Projektbuxheti 2023/ Rama: Do të mbrojmë familjet në nevojë

9 Nëntor 2022, 11:19, Aktualitet CNA

Projektbuxheti 2023/ Rama: Do të mbrojmë familjet në nevojë

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Kuvend buxhetin për vitin 2023. Ai u shpreh se ka një dyfishim të buxhetit krahasuar me vitin 2013.

“Në raport me 2013-ën fondi për pensionet nga 76.9 miliardë në 2023-shin shkon thuajse dyfish, në 141.4 miliardë. Të rinjve që kanë një familje të re ne do t’u japim mundësi për kredi të garantuar në shtet. Sa i përket shëndetësisë mund t’ju bëj me dije se dje kam fituar një tjetër gjyq me shpifësit tuaj. Në këtë rast me një shpifëse të foltores, e cila është dënuar si shpifëse. Nuk po ia them emrin. Kontrolli bazë do të vazhdojë. Do të vazhdojnë programet për diagnostifikimin e hershëm. Patjetër edhe trajtimin e sëmundjeve kronike me rimbursim të barnave. Tek arsimi do të ndalem vetëm te mburoja sociale. Kemi vendosur që të fillojmë një program kuotash ushqimore dhe financiare për nxënësit me nevojat e veçanta. Po ashtu kemi një fond shtesë për të garantuar transportin e mësuesve. Fillon edhe skema e garancisë rinore, për të siguruar që çdo i ri apo e re të ketë në dispozicion një mundësi trajnimi, punësimi apo kualifikimi 4 muaj pas identifikimit. Sa i përket bujqësisë, dua të them se fiton volumin më të madh të financimit ndonjëherë”, tha Rama.

Më tej ai u shpreh se në fokus të këtij buxheti do të jetë mbrojtja e familjeve në nevojë dhe biznesit të vogël, për shkak të vështirësive që po hasin gjatë kësaj periudhe krize.

Kreu i qeverisë tha se 12 milionë lekë do të shkojnë për mbrojtjen e çmimit të energjisë, duke i shtuar këtij edhe 80 milionë euro që janë dhënë nga BE-ja.

Një tjetër pikë e projektbuxhetit është rritja e pagave për zjarrfikësit, për punonjësit e shëndetësisë dhe ushtarakëve.

"Mbrojtja e familjeve nga çmimi i energjisë është thelbi dhe ashtu siç është mbrojtja e biznesit të vogël. 12 mld plus sporti buxhetor i marrë nga BE-ja. Që ka një qasje komplet tjetër ndaj nesh dhe rajonit falë politikës së kësaj qeverie. Po ashtu do të rrisim edhe një herë nivelin e pagës minimale që e kemi rritur dy herë këtë vit, do ta çojmë në 36 mijë lekë të rinj me qëllim që ta çojmë në 38 mijë lekë të rinj. Nga kjo rritje janë 21 mln dollarë që përfitohen drejtpërdrejtë nga ata që paguhen me pagën minimale. Për 100 mijë familje janë 3500 lekë që shtohen çdo muaj falë rritjes së këtij viti. 3.3 mld lekë efekti i rritjes së pagave në administratën publike që i takon konsolidimit të asaj që miratuam që në shtator. Do të vazhdojë edhe rritja e pagave 6% për punonjësit e arsimit, shëndetësisë dhe zjarrfikësit, rritje tjetër për ushtarakët, do vazhdojmë të mbështesim familjet duke rritur nivelin e pagave që nuk takohen në 50 mijë lekë. Janë 70 mijë punonjës që paguhen me 50 mijë lekë, efekt 1.2 mld që s’do paguajnë taksë mbi pagën. Do mbështesim familjet dhe individët që janë në skemën e ndihmës ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuara. Kostoja rreth 25.5 mld lekë për 2023-shin. Risi në këtë vit që vjen, do të dyfishojmë, për nënat me dy apo më shumë fëmijë dhe të moshuarit që nuk marrin pension pleqërie. Nënat e papuna për 3 ose më shumë fëmijë do paguajmë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, një fëmijë deri në moshën 5 vjeç. Vijojmë me bonusin e bebes, 2.2 mld fond. Përveç indeksimit të pensioneve, do vijojmë me bonusin e fundvitit, do ua japim në fillim të dhjetorit. Në buxhetin e ri kemi sërish bonusin e fundvitit", tha Rama./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga