web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fluks i shtuar në Qafë-Thanë/ Shqiptarët, drejt Maqedonisë së Veriut

5 Gusht 2024, 17:41, Aktualitet CNA

Fluks i shtuar në Qafë-Thanë/ Shqiptarët, drejt

Në pikën kufitare të Qafë-Thanës është regjistruar një fluks i shtuar udhëtarësh.

Nga informacionet e marra, fluksi është krijuar në dalje të Shqipërisë, ku presin të shkojnë drejt Maqedonisë me dhjetëra mjete. Janë drejtuesit e makinave, të cilët thonë se kanë më tepër se 1 orë që presin të kalojnë kufirin.

Fluks i shtuar në Qafë-Thanë/ Shqiptarët, drejt

Bëhet me dije se aktualisht po punohet me 3 sportele në dalje, dhe 3 në hyrje.

Ky trafik është krijuar për shkak të mjeteve të shumta që po qarkullojnë në këtë doganë gjatë sezonit turistik.

Fluks i shtuar në Qafë-Thanë/ Shqiptarët, drejt

Për qytetarët që udhëtojnë në doganat e shtetit shqiptar, situata mbetet paksa e vështirë për shkak të temperaturave të larta që mbizotërojnë në vendin tonë.

Sa i përket statistikave zyrtare, në 24 orët e fundit, në pikën kufitare të Qafë-Thanës kanë hyrë 6948 shtetas dhe kanë dalë 5316, shifra këto më të larta krahasuar me doganën e Kapshticës me 3759 shtetas në hyrje dhe 3075 në dalje./ CNA





Lajmet e fundit nga