web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë mashtrimin/ 44 ditë nga gënjeshtrat publike

30 Shtator 2025, 12:50, Aktualitet CNA

Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë mashtrimin/ 44 ditë nga

Kanë kaluar plot 44 ditë nga mashtrimi dhe gënjeshtrat publike të Erion Veliajt dhe Mero Bazes kundrejt prokurorit Ols Dado.

Kryebashkiaku i shkarkuar dhe roja i tij Mero Baze nuk kanë publikuar ende dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmën e Erion Veliajt në lidhje me lejen e ndërtimit.

Prej 44 ditësh, edhe pse të kapur të gjallë në mashtrim, nuk tërheqin akuzat e bëra ndaj prokurorit dhe nuk publikojnë dokumentin me firmë.

Si Erion Veliaj dhe Mero Baze janë kthyer në mashtrues publikë, të cilët njëri nga qelia e burgut të Durrësit dhe tjetri një mbetje mediatike përdorin intriga, sulme dhe skenarë për të goditur drejtësinë e cila ka çuar pas hekurave kryebashkiakun tashmë të shkarkuar, me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliajn, dosja e të cilit është kopsitur dhe është dërguar për gjykim.

CNA ka paralajmëruar se nuk do të ndalet derisa mashtruesit publikë të publikojnë dokumentin me firmën e Ols Dados (që nuk ekziston njësoj si inceneratori i Tiranës).

Ky mashtrim publik nga Erion Veliaj dhe Mero Baze bëhet si luftë ndaj drejtësisë duke goditur në mënyrë kriminale prokurorë dhe gjyqtarë.

Pretendimi i Erion Veliajt

Në pikën 135, Veliaj thotë se prokurori Ols Dado ka marrë një leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës dhe pastaj ka kërkuar një shtesë mbi atë me leje dhe kjo i është refuzuar.

Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë mashtrimin/ 44 ditë nga

Ndërsa në pikën 136 të dokumentit pa vulë dhe pa firmë, Erioni e trajton këtë si një çështje “hakmarrjeje” nga ana e prokurorit Ols Dado, sepse, sipas tij, nuk i është dhënë leja e ndërtimit për shtesën pasi ka bërë një kërkesë.

Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë mashtrimin/ 44 ditë nga

Pse nuk e nxjerr Veliaj, dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmën e tij?

Pretendimi i Mero Bazes

Mero Baze thotë se, sipas tij, hetimi ndaj Veliajt është i kërkuar me ngulm nga një prokuror, i cili muaj më parë ka pasur konflikt personal me të, lidhur me kërkesat e tij për një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore që kishte bashkia.

Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë mashtrimin/ 44 ditë nga

Pse nuk e vërteton Mero Baze? Pse nuk e publikon dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmë të Erion Veliajt? Pse nuk e nxjerr?

Sot jemi në ditën e 44-t të turpit të një kryebashkiaku të kapur 9 herë në korrupsion, në shpërdorim detyre dhe me shumë vepra të tjera të rënda penale dhe mbetjes së tij mediatike./CNA





Lajmet e fundit nga