Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e nënës së Kryemadhit
Gjykata e Lartë vendosi sot të rrëzoi rekursin e Fatime Kr...
Gjykata e Lartë vendosi sot të rrëzoi rekursin e Fatime Kr...

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka bërë një tjetër reagim në lidhje me situatën e aeroportit të Vlorës.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Pacolli shkruan se situata në aeroportin e Vlorës ka marrë përmasa alarmante dhe duhet një ndërhyrje e menjëhershme nga institucionet e Shqipërisë.
Pacolli në reagimin e tij, thotë se që prej 18 majit punimet në aeroportin e Vlorës janë bllokuar nga veprimet e një grupi personash që bien në kundërshtim me ligjin dhe me vendimet gjyqësore të formës së prerë.
Biznesmeni shkruan se ky bllokim i punimeve po shkakton dëme të konsiderueshme ndaj interesit publik, ekonomisë kombëtare dhe investitorit MABCO.
Reagimi i Pacollit
DEKLARATË PUBLIKE
Situata në Aeroportin e Vlorës ka marrë përmasa alarmante dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet kompetente të Republikës së Shqipërisë.
Që prej datës 18 Maj 2026, punimet në Aeroportin e Vlorës janë penguar dhe bllokuar nga veprime të ndërmarra nga një grup personash, të cilat, sipas vlerësimit tonë, bien në kundërshtim me ligjin dhe me vendime gjyqësore të formës së prerë të Gjykatës së Apelit dhe të Gjykatës së Lartë.
Ky bllokim po shkakton dëme të konsiderueshme dhe të vazhdueshme ndaj interesit publik, ekonomisë kombëtare, komunitetit lokal dhe investitorit koncesionar MABCO, i cili ka marrë përsipër dhe vazhdon të përballojë i vetëm barrën financiare të projektit, me një investim dhe angazhim shumëvjeçar që tejkalon vlerën prej 310 milionë eurosh me anë të injeksione kapitale, punime dhe garanci financiare. Gjithashtu, vonesat në përfundimin dhe vënien në operim të aeroportit, të cilat burojnë drejtpërdrejt nga këto veprime penguese, po shkaktojnë pasoja serioze për zhvillimin ekonomik të rajonit dhe po dëmtojnë rëndë imazhin e Republikës së Shqipërisë si një vend i sigurt për investimet strategjike dhe për garantimin e shtetit të së drejtës.
Duhet të theksohet se vonesat në realizimin e projektit nuk burojnë nga investitori, por nga veprime dhe procedura që kanë sjellë nxjerrjen e një sërë vendimesh kontradiktore dhe të kontestuara juridikisht nga gjykata të shkallës së parë, të cilat, në praktikë, kanë penguar ekzekutimin e vendimeve të instancave më të larta gjyqësore. Kjo situatë ka krijuar pasiguri juridike dhe ka cenuar parimet themelore të hierarkisë së vendimeve gjyqësore dhe të sigurisë juridike.
Vendime të tilla, të mbështetura nga veprime të personave të caktuar dhe të formalizuara përmes akteve gjyqësore përkatëse, përbëjnë shkakun kryesor të dëmeve ekonomike të sipërpërmendura, ndërsa njëkohësisht cenojnë rëndë autoritetin e sistemit të drejtësisë, rendin kushtetues dhe besimin e publikut në funksionimin e shtetit ligjor.
Po aq shqetësues mbetet fakti se, në raste të caktuara, zbatimi i këtyre veprimeve është shoqëruar me përfshirjen e strukturave shtetërore në rrethana që kërkojnë verifikim dhe hetim të plotë institucional, me qëllim garantimin e ligjshmërisë dhe mbrojtjen e interesit publik.
Në këto rrethana, i bëjmë thirrje organeve kompetente të rendit, Prokurorisë dhe të gjitha institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin me urgjencë veprimet e nevojshme për zhbllokimin e punimeve, rivendosjen e ligjshmërisë, garantimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore të formës së prerë dhe hetimin e plotë të çdo veprimi apo mosveprimi që ka kontribuar në krijimin e kësaj situate.
Çdo person që rezulton të ketë vepruar në kundërshtim me ligjin, të ketë shpërdoruar kompetencat e tij apo të ketë penguar zbatimin e vendimeve gjyqësore duhet të mbajë përgjegjësi në përputhje me legjislacionin në fuqi.
MABCO mbetet plotësisht e angazhuar për të bashkëpunuar me autoritetet shtetërore, duke vënë në dispozicion të tyre të gjithë dokumentacionin, provat dhe informacionin e nevojshëm për zbardhjen e plotë të fakteve dhe identifikimin e përgjegjësive përkatëse.
Shprehim besimin se organet ligjzbatuese dhe institucionet e drejtësisë do të veprojnë me profesionalizëm, paanshmëri dhe vendosmëri për të hetuar dhe zbardhur këtë rast të paprecedent, i cili ka shkaktuar dëme të rënda ekonomike, sociale dhe reputacionale, duke cenuar interesin publik, klimën e investimeve dhe besimin e qytetarëve në funksionimin e shtetit të së drejtës.
Këtë të enjte po vijon protesta qytetare kundër qeverisë. ...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka zhvilluar në se...
Ministria e Arsimit ka ndarë pasditen e sotme një njoftim ...
Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë të pandehurit e akuz...
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg pa afat katër anëtarë të...
Debati i deputetit socialist dhe kryetarit të Komisionit t...
Shërbimi i transportit publik vijon të mbetet në konfuzion...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar n...
Kjo fundjavë e ka gjetur Pojanin të mbushur me ngjyra, aro...
Gazetari i familjes Veliaj, i paguar nga kryebashkiaku i a...
Dëshmia e Aleksandër Kolës, i cili punonte si çoban në sta...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar pas lajmit pë...
Deputeti i Lëvizjes Bashkë, partisë së Arlind Qorit, Redi ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me ve...
Shtetet e Bashkuara i kanë hequr "non grata"-n kreut të PD...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla iu përgji...
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër lidhur me deb...
Këngëtarja Barbana Dini ka reaguar publikisht pas diskutim...
Pedagogu dhe ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka,...
Golemi rezulton të jetë tregu me zgjerimin më të shpejtë n...
CNA ka futur në filtër pasurinë e kreut të Gjykatës së...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore ...
Sot do të sjellim një tjetër shkrim ku zbërthehet pasuria ...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë nisën veprime...
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e per...
Një aksident ka ndodhur në zonën e Bradasheshit në Elbasan...
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar sonte në rrugën ...
Meteorologia Lajda Porja ka paralajmëruar se Shqipëria do ...
Edhe pse tregu i punës në Shqipëri vijoi të përmirësohej g...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Sektori publik mori rolin kryesor në thithjen e forcës së ...
Sekretari i 10-të i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do...
Policia po “kryen hetime” për një imazh të ndarë nga kreu ...
Mediat shtetërore iraniane raportojnë se Abolfazl Sepahi B...
Qeveria e Austrisë njoftoi të hënën se planifikon të rrisë...
Këtë 28 korrik përkujtohet 114-vjetori i ngritjes së flamu...
Në historinë e artit dhe të letërsisë perëndimore, pak mom...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe ...
Ministria e Financave do të zhvillojë javën e ardhshme rih...
Pas rritjes së fortë të kursimeve në vitet pas pandemisë, ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...