Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Që nga mbrëmë, ish gjyqtari Enkelejd Alibeaj, me bekimin e Lulzim Bashës, njeriut simbol të humbjeve dhe dështimeve ka gjashtë punë në PD.
Në fillim Lulzim Basha e emëroi nënkryetar të PD. Më pas,i braktisur nga demokratët i dha drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Vlorë.
Nga Vlora e çoi në Fier ku e komandoi edhe atje në krye të PD-së.
Alibeaj drejton gjithashtu edhe grupin parlamentar të PD, edhe ky një një vendim i marrë nga Lulzim Basha.
Nuk mbarojnë këtu postet për Alibeajn, pasi Basha e emëron edhe si drejtues politik të qarkut të Shkodrës.
Alibeaj është edhe anëtar i kryesisë së PD-së, ndërsa një natë më parë, Alibeaj na është servirur edhe si kryetar i PD-së.
Të gjitha këto detyra, janë prodhuar në bunkerin e Lulzim Bashës për Alibeajn.
Pra është nënkryetar i PD i komanduar në Fier, Vlorë, Shkodër, drejtues i grupit parlamentar, anëtar i kryesisë dhe tashmë dhe kryetar i komanduar.
Përveç këtyre detyrave Alibeaj, bën edhe deputetin, për të cilin paguhet nga taksat tona, bën edhe pedagogun, si dhe anëtarin e Komitetit Ekzekutiv në FSHF.
CNA.al ka shkuar edhe më tej në zhbirimin e figurës së Alibeajt, duke u ndalur edhe tek pasuria e tij, ku figuron edhe bashkëshortja e tij e ligjshme.
Pasi në media është lakuar se Alibeaj bashkëjeton me Marsida Xhaferllari, anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që në ILDKP, deklaron pasurinë e një tjetër zonje që e etiketon si bashkëshortja.
Sipas deklaratave të pasurisë nga viti 2003 deri në vitin 2014, të publikuara nga Open Spendig Albania, rezulton se deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka pasur një rritje të pasurisë nga vit.
Sipas deklarimeve të Alibeajt pranë ILDKPKI-së, në vitin 2003, ai ka vetëm të ardhurat nga puna e tij dhe e bashkëshortes si avokate dhe përveçse një makinë ?Benz Mercedes?, vlera 9 000 000 lekë, nuk ka pasuri të patundshme.
Një vit më vonë ai ka blerë një tjetër makinë, ?Mercedes? , me vlerë 300 000 lekë.
Në vitin 2005, kur mbante postin e Drejtorit të Departamentit të Kontrollit të Brendshëm-Antikorrupsion, në Këshillin e Ministrave, ka jetuar vetëm me të ardhurat nga paga e tij dhe bashkëshortes.
Pasurinë e ka shtuar në vitin 2006, kur ka blerë një tjetër automjet tip ?Renault Clio? viti 1991 në emër të bashkëshortes.
Pasuria e tij ka pësur ndryshime edhe në vitin 2007, para se të merrte postin e Ministrit të Drejtësisë.
Ai ka deklaruar shtatë burime të ardhurash dhe dy gjendje llogarie, përfshirë edhe bashkëshorten. Vlera e të ardhurave kap shifrën e mbi 30 milionë lekëve.
Edhe në vitin 2008, ka deklaruar të ardhura nga gjashtë burime dhe dy llogari bankare.
Në vitin 2009, si deputet, është bërë edhe ponari i një ?Toyota?, me vlerë 1 000 000 lekë.
Në vitin 2010, bashkëshortja, Arjana Alibeaj, deklaron se është bërë pronare me 50 % e një trualli me sip 343 m2, ndërtese me sip. 116 m2, të deklaruar sit ë trashëguar nga babai.
Në vitin 2011, Alibeja ka deklaruar ta ardhura nga puna si pedagog dhe në 2014 ka deklaruar pesë burime të ardhurash dhe dy gjendje llogarie bankare.
Në vitin 2013, në deklarimin e pasurisë pas lënies së detyrës, Alibeaj, ka deklaruar gjashtë llogari bankare përfshirë llogaritë e bashkëshortes, me katër burime të ardhurash, që shkojnë në vlerën rreth 80 milion lekë.
Ndërsa në vitin 2017 para fillimit të detyrës, ka deklaruar shtatë llogari bankare, duke përfshirë këtu edhe bashkëshorten.
Edhe në vitin 2018 deklaron gjashtë burime të ardhurash, duke nisur nga paga si deputet, pedagog, dita e nga Këshilli i Evropës, nga FSHF dhe deri të ardhurat e interesave bankare.
Ndërsa në vitin 2021, nuk ka ndryshime në pasuri.
Pronar me 100 % i një makine tip ?Benz Mercedes?, blerë me të ardhurat nga avokatia, vlera 9 000 000 lekë.
Të ardhura nga puna si avokat, 20 000 000 lekë. Bashkëshortja, Znj. Ariana Alibeaj të ardhura nga puna, 6 000 000 lekë.
Shpenzime për blerjen e një automjeti tip ?Mercedes? në nëntor 2004, vlera 300 000 lekë.
Të ardhura nga veprimtaria si avokat, rreth 20 000 euro. Bashkëshortja, Znj. Arjana Alibeaj, të ardhura nga veprimtaria si avokate, rreth 7 000 euro.
Të ardhura nga paga e muajit dhjetor, 93 248 lekë.
Të ardhura nga shpërblimi i fundvitit, 27 728 lekë.
Të ardhura vjetore në funksionin e drejtorit të DKBA-së, në Këshillin e Ministrave, 1 117 727 lekë.
Bashkëshortja Arjana Alibeaj, të ardhura si juriste në Agjencinë e Trajtimit të Kredisë (03.11.2006 ? 31.12.2006.), 108 686 lekë.
Shpenzime për blerjen e një autoveture ti ?Renault Clio? viti 1991, regjistuar në emër të bashkëshortes, 800 euro plus taksa doganore.
Të ardhura nga paga dhe shpërblimi si ministër ( 19.11.2007 ? 31.12.2007.), 201 470 lekë neto.
Të ardhura nga paga si drejtor i DKBA-së në Këshillin e Ministrave, (01.01.2007 ? 19.11.2007.), 1 148 093 lekë neto.
Të ardhura si lektor në Shkollën e Magjistraturës, financuar nga fondacioni ?Hanns Seidel?, 72 000 lekë neto.
Të ardhura nga Komisioni i Vlerësimit në Shkollën e Magjistraturës, 74 720 lekë neto.
Të ardhura nga Komisioni i Hartimit të Tezës së Noterisë, 35 000 lekë neto.
Bashkëshortja, Znj. Arjana Alibeaj, të ardhura nga paga dhe shpërblime si Avokate Shteti, (23.04.2007 ? 31.12.2007.), 1 113 035 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Arjana Alibeaj, të ardhura si juriste pranë ATK-së (01.01.2007 ? 23.04.2007.), 217 886 lekë neto.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse, llogari page, në një bankë të nivelit të dytë, 166 320 lekë.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, 1 194 991 lekë.
Të ardhura nga paga dhe shpërblimi si ministër 1 546 911 lekë neto.
Të ardhura nga pagesa si anëtar i Këshillit Rregullator të Territorit të Republikës së Shqipërisë, 54 000 lekë neto.
Të ardhura nga pagesa si anëtar I Këshillit Kombëtar të Punës, 7 300 lekë neto.
Të ardhura si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, 45 000 lekë neto.
Bashkëshortja, Znj. Arjana Alibeaj, të ardhura nga paga dhe shpërblime si Avokate Shteti, 1 545 078 lekë neto.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse, në një bankë të nivelit të dytë, 1 099 506 lekë.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse, në një bankë të nivelit të dytë, 1 216 094 lekë.
Të ardhura nga shitja e autoveturës tip ?Renault? më 30.12.2008, 250 000 lekë.
Të ardhura nga paga si deputet (shtator ? dhjetor 2009.), 631 423 lekë.
Të ardhura nga paga dhe si ministër 1 174 912 lekë.
Të ardhura si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, (janar ? shtator 2009.), 144 000 lekë.
Të ardhura nga pagesa si anëtar i Këshillit Rregullator të Territorit të Republikës së Shqipërisë, (janar ? shtator 2009.), 18 000 lekë neto.
Bashkëshortja, Znj. Arjana Alibeaj, të ardhura nga paga vjetore, 1 523 475 lekë.
Pronar me 50 % i një autoveture tip ?Toyota?, vlera 1 000 000 lekë.
Të ardhura nga paga si deputet 2 593 422 lekë.
Të ardhura nga pagesa si lektor në universitetin jopublik, ?Ilyria?, 113 858 lekë.
Pagesë si udhëheqës punimi diplome në Shkollën e Magjistraturës, 28 800 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Arjana Alibeaj, të ardhura të përfituara nga shpërblimi i babait si ish i përndjekur, 50 000 lekë, pjesa takuese 50 %.
Bashkëshortja, Znj. Arjana Alibeaj, pronare me 50 % e një trualli me sip 343 m2, ndërtese me sip. 116 m2, regjistruar në ZRPP Tiranë, trashëguar nga babai.
Paga dhe shpërblime si deputet, 2 588 171 lekë neto.
Të ardhura si lektor në TBU, 36 000 lekë neto.
Të ardhura si lektor në universitetin ?Ilyria?, 141 400 lekë neto.
Të ardhura si lektor pranë qendrës ?LIST?, 28 500 lekë neto.
Bashkëshortja, Znj. Arjana Alibeaj, të ardhura nga paga për gjithë vitin 2011 plus shpërblime, 1 866 192 lekë
Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar 1 496 897.45 lekë.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, shtuar 302 631.79 lekë.
Të ardhura nga paga, dieta, honorare komisioni dhe për karburant në dispozicion të punës si deputet, 2 764 184 lekë.
Të ardhura nga pagesa si lektor në simpoziumin mbi ?Nxitja e debatit publik mbi drejtësinë dhe shtetin e së drejtës përmes botimit periodik Obiter Dictum? dhe si ekspert i gazetës periodike elektronike, GAJUS, projekte të organizuara nga qendra ?LIST?, 15 120 lekë dhe 83 925 lekë.
Të ardhura nga pagesa në cilësinë e lektorit në formimin vazhdues të Shkollës së Magjistraturës, të financuar nga donatorë britanikë, 286 euro.
Të ardhura nga pagesa si lektor në Shkollën e Magjistraturës, 46 180 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Arjana Alibeaj, të ardhura nga paga dhe shpërblime si Avokate e Shtetit në Avokaturën e Përgjithshme të Shtetit, 1 517 019lekë.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, (paga dhe shpërblime) më 31.12.2012, 3 899 380.81 lekë.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë më 31.12.2012, 274.33 euro. Të ardhura nga shitja e automjetit tip ?Benz? më 05.09.2012, 10 000 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë më 29.03.2013, 688 581.6 lekë.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë më 04.09.2013, (paga e shpërblime), 333 235.9 lekë.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, 274.33 euro.
Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, kursime të kaluara nga llogaria rrjedhëse më 01.07.2013, 4 000 000 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë më 06.09.2013, kursime, 54 110.45 lekë.
Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, kursime të kaluara nga llogaria rrjedhëse më 01.07.2013, 500 000 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, ? 469.26 euro.
Të ardhura nga paga, dieta, honorare komisioni dhe për karburant në dispozicion të punës si deputet, 1 725 729.6 lekë.
Të ardhura nga pagesa si ekspert i gazetës periodike elektronike GAJUS, projekt i organizuar nga qendra? LIST?, 2 144 880 lekë.
Të ardhura nga pagesa si lektor në formimin vazhdues në Shkollën e Magjistraturës, 6 480 lekë.
Të ardhura nga pagesa në cilësinë e lektorit në Fakultetin Juridik në Universitetin ?Ilyria?, 45 000 lekë.
Bashkëshortja, Arjana Alibeaj, pronare me 50 % e një shtëpie banimi dhe trualli me sip. 343 m2 në Tiranë, trashëgim nga prindërit.
Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, krijuar në 2013 nga paga si deputet 2009-2013 dhe të ardhura të tjera nga puna në vite, 4 000 000 lekë.
Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, krijuar në 2017 nga të ardhura për këshillim ligjor për një shoqëri tregtare të huaj, 10 000 dollarë.
Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë krijuar më 2013 nga paga si deputet në legjistlaturën 2013-2017, 500 000 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë krijuar në vitin 2017, 1 500 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Arjana Alibeaj, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga pagat dhe kursime, 7 123 974.76 lekë.
Bashkëshortja, Arjana Alibeaj, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga paga pas largimit nga puna, 241 000 lekë.
Bashkëshortja, Arjana Alibeaj, gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga paga pas largimit nga puna, 213 700 lekë.
Pronar me 100 % i një autoveture tip ?Toyota? prodhim i vitit 2009, blerë në vitin 2009, vlera 10 500 euro.
Të ardhura nga paga, shpërblime dhe dieta nga funksioni i Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, shuma 2 591 606.1 Lekë.
Të ardhura në vlerën 90 000 Lekë nga mësimdhënia në Kolegjin Universitetin ?Beder?, të kaluara në llogarinë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë.
Të ardhura si dieta nga Këshilli i Europës për një vizitë studimore, shuma 44 464.94 Lekë.
Të ardhura në vlerën 687 000 Lekë nga shperblimet si anëtar i Komiteti Ekzekutiv të FSHF-së.
Të ardhura neto nga interesat bankare, 76 Lekë.
Të ardhura neto nga interesat bankare të depozitës 12 mujore, 33 867.92 Lekë.
Bashkëshortja, Znj. Ariana Alibeaj, të ardhura nga paga dhe dieta si punonjëse pranë Autoritetit për Informim mbi Dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit, 435 128.1 Lekë.
Bashkëshortja, Znj. Ariana Alibeaj, të ardhura në shumën 308 350.79 Lekë.
Bashkëshortja, Znj. Ariana Alibeaj, të ardhura në vlerën 43.53 Lekë nga interesat bankare.
Vajza, Znj. Gea Alibeaj, të ardhura nga interesat bankare të depozitës, shuma 7 827.66 Lekë.
Gjendje 4 461 047.38 Lekë të depozitës bankare 12 mujore, të rinovueshme automatikisht në muajin Korrik me burim të ardhura nga kursimet ndër vite.
Depozitë 2 vjeçare për obligacione në Dollarë të krijuar në vitin 2017, shuma 10 000 Dollarë. Burimi i të ardhurave është nga të ardhurat e këshillimit ligjor të bërë për një shoqëri tregtare të huaj.
Gjendje të llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, – 1.75 Euro.
Llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë me të ardhura nga paga dhe të ardhura të tjera, gjendja është 681 997.89 Lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë me të ardhura nga shpërblimi si lektor në universitet është 197 924.59 Lekë.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë me burim të ardhura nga punësimi në FSHF, 159 015.8 Lekë.
Gjendje 880.47 Euro e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë.
Gjendje 80 665.07 Lekë e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë.
Llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë, shuma 0 Euro.
Gjendja e kartës së kreditit në një bankë të nivelit të dytë është 0 Euro.
Investim në “Fond Prestigj”, të çelur në muajin Korrik 2013, me vlerë fillestare 500 000 Lekë i cili rinovohet automatikisht. Gjendja në 31 Dhjetor 2018 është 676 882.51 Lekë.
Bashkëshortja, Znj. Ariana Alibeaj, gjendje të llogarisë rrjedhëse me burim të ardhura nga punësimi, shuma 519 416.46 Lekë.
Bashkëshortja, Znj. Ariana Alibeaj, gjendje të llogarisë rrjedhëse me burim të ardhura nga punësimi, shuma 298 575.4 Lekë.
Bashkëshortja, Znj. Ariana Alibeaj, gjendje 7 123 957.27 Lekë në ?Fondin Prestigj?.
Vajza, Znj.Gea Alibeaj, depozitë bankare në një bankë të nivelit të dytë, gjendja në 31 Dhjetor 2018 është 362 456.07 Lekë.
Depozitë 12 mujore të krijuar që në vitin 2013 me vlerë 4 579 621 42 lekë.
Llogari rrjedhëse e pagës, në shumën 51 74 Lekë.
Llogari rrjedhëse në shumën, 19 231 28 Lekë.
Llogari bankare në shumën 836 55 euro.
Llogari rrjedhëse nga të ardhurat si lector në universitet në shumën 189 138 59 lekë.
Llogari rrjedhëse krijuar më të ardhurat nga puna në FSHF, në shumën 66 411 88 lekë.
Toyota e blerë në vitin 2009, me vlerë 10 500 euro.
Të ardhura si lektor në një kolegj privat në shumën 296 500 lekë.
Të ardhura si anëtar i Komitetit ekzekutiv të FSHF-së, në shumën 65 000 lekë.
Të ardhura të Ariana Alibeajt deklaruar si bashkëshorte
Llogari rrjedhëse, në shumën 974 022 03 lekë.
Llogari rrjedhëse më të ardhura nga kontrata e qirasë ku përfiton ½, në shumën 1200.03 euro.
Depozitë bankare, ?Fondi Prestigj?, në shumën, 7 282 081 98 lekë.
Llogari bankare me shumën 293 625 40 lekë.
Shtëpi banimi dhe truall me sip 343 m2, trashëguar nga prindërit.
Të ardhura nga paga dhe dieta si shefe e sektorit të kërkesave individuale për Informim, Drejtoria e Informacionit, ADSSH, në shumën 2 389 835 lekë.
Depozitë bankare në emër të vajzës, në shumën 379 832 65 lekë./CNA.a
Dorëheqja e vonuar e Lulzim Bashës nuk i ka shpëtuar as faqe...
Lulzim Basha, një ditë më parë dha dorëheqjen nga detyra e k...
Lulzim Basha ka bërë reagimin e parë, pas deklaratës së djes...
Lulzim Basha, pasditen e djeshme doli në një deklaratë për m...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri shkrua...
Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeaj është koma...
Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri ka reaguar pas dorëheqjes...
“Nga ky çast, Partia Demokratike mundet të ndërtojë projekti...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ndërsa komenton situ...
Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi në emisionin ‘Opinion’, k...
Gazetari dhe Editori i CNA.al, Elvi Fundo në emisionin “Të P...
Analisti Arian Curri, në një studio televizive e ka quajtur ...
Gazetari dhe Editori i CNA.al, Elvi Fundo në emisionin “Të P...
Partia Popullore Europaine ka reaguar për dorëheqjen e Lulzi...
Deputeti demokrat, Edi Paloka ka komentuar në një studio tel...
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Luan Baçi, në një inte...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar dorëheqjen e ...
Deputeti i PD dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit Luçia...
Kryetari i PR-së Fatmir Mediu ka folur për aleancën e tij me...
Vendimin e sotëm për dorëheqje, ish-presidenti Bujar Nishani...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...