web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryetari i ri i Partisë Demokratike/ Hoxha: Berisha ka dhënë prova që bashkon demokratët edhe në kohë krizash

21 Mars 2022, 18:31, Politikë CNA

Ish nën kryetari i Forumint Rinor të Partisë Demokratike, Lisander Hoxha, në një reagim për CNA.al ka folur mbi atë se kush duhet të jetë kryetari i ri i Partisë Demokratike pas aktit të dorëheqjes së Lulzim Bashës. Sipas tij, figura e cila ka dhënë prova se mund të bashkojë PD-në edhe në kohë krizash, është Sali Berisha. Gjithsesi ai shpjegoi se brenda PD ka mjaftueshëm personazhe të cilat mund ta drejtonin shumë mirë selinë blu.

?Personi i duhur për të ringritur PD do jetë ai që do të votohet më shumë. Në bindjen time ai që ka dhënë prova se bashkon partinë në kushte krizash është Sali Berisha. Sigurisht që PD ka burime të shkëlqyera njerëzore që mund të aspirojnë për ta drejtuar PD-në. Secili të paraqesë programin dhe platformën politike. Ky moment krize nuk është decizivi për të ardhmen e PD. Decizive do të jenë zgjedhjet të cilat do të jenë edhe test për ekipin e ri që do të krijohet pas 30 prillit. Ndaj them nuk është interesante të mendojmë sot për lidershipin politik por duhet të mendojmë për ekipin politik. Ekipi është shumë më i rëndësishëm se emri i kryetarit. Kjo falë edhe Statutit të ri ku kryetari nuk është më super kryetar, por kryetar ekipi dhe strukturash që bazohet tek vota dhe liria, jo më një kryetar kult?, tha ai.

Sa i përket ndikimit që mund të ketë akti i Bashës në bashkimin e demokratëve, Hoxha sqaroi se kjo nuk do të ndikojë për sa kohë edhe ato pak mbështetës të Bashës u larguan prej tij më 7 mars pasi kuptuan që ishin kundër vullnetit të votuesve demokratë.

?Nuk mendoj se akti is sotëm i Bashës pengonte bashkimin e demokratëve, pas 6 marsit edhe pjesa e strukturave që ishin të paqartë dhe kanë mbështetur edhe Bashën në fushatën e fundit, me datë 7 filluan të afrohen dhe kuptuan që ishin në kundravajtje me vullnetin e elektoratit të djathtë. Kishte ngelur shumë pak gjë për tu bashkuar me Komisionin e Rithemelimit në selinë e PD. Ndaj derën e kanë të hapur të gjithë ata që bashkohen mbi vlerat dhe parimet që i ngjizëm më 11 dhjetor. Nuk ka asnjë kusht tjetër veç njohjes së Statutit dhe vullnetit të demokratëve. Kush të dojë mund të vijë të punojë që PD të jetë forcë fituese që në zgjedhjet e ardhshme. Nuk ka ndodhur një ngjarje madhore apo katalklizëm politike. Basha ishte i vetëm aty, ja një grusht njerëzish nuk ka shumë mbështetës. Të gjithë janë të mirëpritur nëse njohin gabimet që bënë më 6 marsi dhe 11 dhjetorin?, përfundoi Hoxha./ CNA.al

 

 

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga