Këshilli i BE-së miraton marrëveshjen tregtare me SHBA-në
Këshilli i Bashkimit Evropian dha sot miratimin përfundimt...
Këshilli i Bashkimit Evropian dha sot miratimin përfundimt...
Të kritikosh opozitën është e lehtë. Ndonjëherë mund të jetë edhe e leverdisshme. Por personalisht, përpiqem shumë t?i rri larg këtij tundimi.
Kjo, jo vetëm për shkak të afinitetit politik për Partinë Demokratike, por edhe për një arsye tjetër shumë më parimore. Të sulmosh opozitën është e pamoralshme, veçanërisht në kulmin e fushatës zgjedhore. Por, kjo opozitë është e çuditshme dhe të bën harbut me detyrim.
Një ditë më parë në MCN, ne publikuam me fakte një skandal të përmasave monstruoze. Transmetuam se si sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë, është takuar në restorant me biznesmenin italian Francesco Becchetin, edhe pse ky i fundit ishte vënë nën hetim për pastrim parash, nga vetë qeveria ku zoti Agaçi është sekretar.
Biseda mes të dyve ishte tipike e stilit mafioz. Beccheti që i kërkonte llogari Agaçit se pse ishte vënë nën hetim. Pra, një biznesmen që i kërkon llogari një zyrtari të lartë të shtetit në një restorant privat se pse shteti po e hetonte!!!
Dhe sekretatari i përgjithshëm i kryeministrisë që i përgjigjej se duhet të fliste me konkurrentët e tij dhe se nuk ishte një ide e mirë që të kundërshtonte shtetin.
Përtej kësaj, transmetuam me fakte se si mbrojta e shtetit shqiptar në arbitrazh ka qenë e dyshimtë. Se si avokatura e shtetit dhe studioja ligjore e kontraktuar për të mbrojtur shqipërinë në arbitrazh, nuk kanë thirrur asnjë prej dëshmitarëve kyç për të mbrojtur interesin e qytetarëve shqiptarë. E gjitha e provuar nga një Gjykatë Ndërkombëtare, pra jo një video nga ato të stilit Babale.
Biseda në restorant mes Engjëll Agaçit dhe Francesco Becchettit, bashkë me deklaratat publike të Ramës, ishin provat kryesore që fundosën Shqipërinë në Gjykatën e Arbitrazhit duke u vënë qytetarëve shqiptarë një gur 110 milionë kile të rëndë në qafë. Skandali është i tillë që do të rrëzonte, çdo qeveri në cilindo vend normal të planetit. Në rastin e një vendi në fushatë zgjedhore, ky skandal është dhurata më e çmuar për një opozitë. Por, jo për opozitën shqiptare.
Për habinë e shumëkujt, dje në mbrëmje Partia Demokratike nuk foli asnjë fjalë për këtë aferë. Sot, që në pikë të mëngjesit, kryetari i PD-së Lulzim Basha ishte i ftuar ne Neës 24. Aty foli se si qeveria duhet të ikë nga pushteti, sepse janë rritur çmimet e ushqimeve.
Të merresh me çmimet, në kohët e deflacionit të madh është një luks që nuk e ka as opozita suedeze. Aq më tepër, në fushatë zgjedhore. Por të bësh fushatë me çmimin e domateve, teksa në publik dalin fakte tronditëse se si mafia në qeveri ngjizi në mënyrë të dyshimtë gjobën 110 milionë euro është e pashpjegueshme.
Sot Edi Rama duhet të ishte njeriu më i trembur në Shqipëri. Afera e gjobës së Bccçhetit, potencialisht duhet t?i kishte vënë vulën pa asnjë dyshim rezultatit të zgjedhjeve. Por Edi Rama është i qetë. Ndoshta, me të drejtë.
Përtej çdo mëkati të opozitës, kjo qeveri duhet të ikë një orë e më parë. Duhet të ikë për shkak të gjynaheve të panumërta, pasi në historinë e Shqipërisë do të mbahet mend si një nga qeveritë më të korruptuara.
Duhet të ikë për shkak të shkatërrimit të konkurrencës në treg, abuzimit me fondet publike dhe shndërrimit të shtetit në çifligun e saj privat dhe të klientëve të saj. Duhet të ikë sepse është bërë një barrë e papërballueshme për këdo që jeton në këtë vend nga 0 deri në 100 vjeç. Pastaj, meqë opozita e ka me shumë merak, duhet të ikë edhe për çmimin e ushqimeve.
Tani, të lutemi të gjithë, që Zoti të ketë pak mëshirë për shqiptarët dhe në 25 prill të bëjë një mrekulli, që qeveria të ikë. Ah se harrova. Në shkurt, çmimi i perimeve ishte plot 0.8 për qind më i lartë se një vit më parë.
Shumica e re qeverisëse e Kosovës e ka realizuar një pjesë t...
Çfarë karikature! Domethënë këta kanë vendosur sot që të na ...
Nga Kastriot FrashëriShqipëria ka humbur përfundimisht dy di...
Para së gjithash, dëshiroj të uroj përzemërsisht Gëzuar 12 ...
Fletët e votimit duhej të kishin qenë gati qysh një muaj për...
Mjaftuan dy vdekje të paqarta të dy të moshuarve që kishin m...
Nga Andi Bejtja Jo pak shqiptarë kanë mbetur të ofenduar nga...
Fort i nderuar Profesor i mirënjohur dhe atdhetar i përkush...
Edi Rama është angazhuar prej ditësh në rolin e një shtetari...
Dje u bashkova me grupin numerikisht modest të gazetarëve, ...
Është ende proverbial paralajmërimi i Sali Berishës 20 vjet ...
Nga: Jak SimoniSeria e fatkeqësive që po dëgjojmë e shikojmë...
Nga Fatos LubonjaPërpara se të shkruaja këtë analizë parazgj...
Nga haberet tona mësojmë se Kryeministri Rama ka urdhëruar v...
Nga Ilir Levonja Robert Ndrenika është ikonë e teatrit dhe e...
Nga Andi BushatiEdi Rama ka përdorur një hile meskine për të...
320 milionë dollarë ua rropën Shteteve të Bashkuara të Ameri...
Ishte ditë me shi dhe vetëtima. Një grua e vuajtur, e thjesh...
Nga Kastriot FrashëriMe ne fund dhe Luli ynë ia bëri fora m...
Kur politika shprehet me metafora atëhere dalin në pah konce...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Këshilli i Bashkimit Evropian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...