web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kupa, ja kur hidhet shorti për gjysmëfinalet

18 Mars 2021, 08:26, Sport CNA

Edicioni i 69-të i Kupës së Shqipërisë është i veçantë edhe për faktin se këtë herë, si kurrë më parë, janë luajtur ndeshje teke me eliminim direkt, duke filluar nga turi i parë.

Tashmë pas çerekfinaleve që u luajtën dje, teksa kaluan turin skuadra si Teuta, Laçi, Vllaznia dhe Skënderbeu, e njëjta gjë do të ndodhë edhe në gjysmëfinale.

Pra, nuk do të kemi sistem vajtje-ardhje, por ndeshje teke me eliminim direkt. Sektori i garave në FSHF ka fiksuar datën 14 prill për zhvillimin e ndeshjeve gjysmëfinale.

Mirëpo, për të mësuar çiftet, pritet që në fund të këtij muaji të hidhet shorti në FSHF. Ekipi që del nga gogla e parë bëhet automatikisht edhe klubi pritës i ndeshjes.





Lajmet e fundit nga