web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Unë jam Monika Kryemadhi vëlla”/ Kryetarja e LSI gjobitet sërish për mosmbajtjen e maskës

5 Nëntor 2020, 09:50, Politikë CNA

Policia e Shtetit nuk i ndahet kryetares së LSI, Monika Kryemadhi e cila është shfaqur sërish sot pa maskë.

Kryemadhi ka qenë sot në Durrës ku ka zhvilluar takim me disa qytetare të cilat janë ankuar për shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti që ende nuk janë rindërtuar. Edhe pse dje u gjobit për mosmbajtjen e maskës, kryetarja e LSI sërish nuk ?vuri mend?. Policia nuk ngurroi të gjobitë sërish Kryemadhin.

?Unë jam Monika Kryemadhi vëlla. 30 mijë lekshi jot dhe i Ramës nuk është asgjë përballë shtëpisë së kësaj zonjës?, tha Kryemadhi./CNA.al





Lajmet e fundit nga