web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Listat e kandidatëve të LSI për deputetë/ Kryemadhi: Do kalojnë në një proces vettingu

5 Tetor 2020, 18:33, Politikë CNA

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi mbajti sot një takim me kryesinë e Tiranës, ku foli për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë.

Kryemadhi tha se LSI ka evidentuar anëtarësinë e partisë dhe do të fusë në gjirin e saj shumë të rinj dhe të reja.

Ajo theksoi se të gjithë kandidatët do të kalojnë në një proces vetting, ashtu siç pretendon se është bërë edhe në zgjedhjet e 2013-ës dhe në ato të 2015-ës.

?Gjatë gjithë kësaj pune 8-mujore është bërë jo vetëm evidentimi i anëtarësisë së partisë, por edhe i shumë figurave të tjera, e shumë individëve, sidomos anëtarëve të rinj, të rinjve dhe të rejave që angazhohen pranë LSI-së.

Tashmë ne na duhet që të kryejmë një axhendë të saktë pune politike dhe angazhimi duke marrë përsipër përgjegjësitë dhe duke përfunduar në Konventën Kombëtare që do të jetë me votimin ?Një anëtar një votë? që do të jetë më 21 nëntor dhe më pas duke përfunduar me Konventën Kombëtare me përfaqësimin jo vetëm të listave të deputetëve, të cilët do të kalojnë në një proces vettingu, që është pjesë e gjithë atij procesi që për LSI-në nuk është hera e parë.

Sepse të gjithë po e dëgjojmë sikur po bëhet ndonjë qamet i madh, por LSI procesin e vettingut e ka bërë që në zgjedhjet e 2013-ës dhe në zgjedhjet e 2015-ës dhe për mbi 580 kandidatët që kanë qenë për  anëtarë të Këshillit Bashkiak. Kështu që është një proces që duhet ta përfundojmë dhe t?i japim hapësira të reja, të japim elementë të rinj, angazhime të reja?, deklaroi Kryemadhi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga