web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-deputeti i PD e thotë troç/ Basha nuk ka autoritet, pa ndihmën e Berishës nuk bëhet kryeministër

5 Tetor 2020, 16:23, Politikë CNA

Ish-deputeti biznesmen i Partisë Demokratike, Astrit Veliaj, nuk është kursyer aspak ndaj kryetarit të opozitës Lulzim Basha, pasi ai e la jashtë listës së deputetëve të Beratit.

Veliaj deklaroi se Basha nuk ka forcë për të luftuar, nuk ka autoritet dhe është në ngërç.

Ish-deputeti pretendon se ish-kryeministri Sali Berisha është njeriu më i pushtetshëm sot për sot dhe vetëm ai mund ta bëjë Bashën kryeministër.

?Basha nuk e ka forcën për të luftuar, është në një ngërç me vete. Ai është perëndimor, por i mungon kuraja për të luftuar pandëshkueshmërinë. Ai duhet të ndërgjegjësohet vetë që të krijojë një model qeverisje. Ai duhet ta ndërgjegjësojë veten e tij se do të rrezikojë një forcë politike me mosreagimin e tij. PD ka element që mund të zgjedhë emrat e duhur për të qeverisur.

Kjo është një mundësi e artë për të që të bëjë ndryshimin. Një lider nuk duhet të mendojë për karrigen e  tij, por akti e bën atë të madh dhe duhet mbyllur kjo histori “unë , unë dhe askush tjetër”. Ai nuk po kontrollon dot me bazën, ajo është shthurur.  Basha nuk ka autoritetin pasi nuk ka ndëshkueshmëri ndaj pandershmërisë. Po ndahen parcelat e pushtetit gjatë natës.

Pa ndihmën e Berishës PD nuk vjen në pushtet. Ai është njeriu më i pushtetshëm sot për sot. Ka një elektorat shumë të konsiderueshëm. Do mbetet në histori për artin që ka bërë. Uroj që ta bëjë dhe Basha këtë gjë?, theksoi ai në Report Tv./ CNA.al





Lajmet e fundit nga