Rriten shanset për aktivizimim e Brojës me Chelsean, sulmuesi shqiptar kthehet në... "Stamford Bridge"
Rikthimi i Premier League mund të vijë me më shumë minuta në...
Futbolli italian po vijon përgatitjet për t?iu rikthyer normalitetit, duke nisur qe prej javës së ardhshme, ndonëse fillimisht pa praninë e tifozëve, ndërsa klubet tani do të duhet të mendojnë për një tjetër problematikë.
Kjo pasi plot 54 futbollistë të skuadrave të ndryshme të Serisë A, do të jenë të lirë në fund të 30 qershorit, pasi u përfundon kontrata ose marrëveshja e huazimit dhe do të duhet t?u bashkohen klubeve që kanë pronësinë.
Shpesh është folur për një zgjidhje gjithëpërfshirëse, por deri tani Liga nuk ka bërë asnjë hap në këtë drejtim, ndërsa gjasat më të mëdha janë që klubet të angazhohen në zgjidhje individuale me çdonjërin prej lojtarëve.
Kështu duke nisur nga Juventusi, Giorgio Chiellini dhe Gigi Buffon janë dy futbollistët që prej 1 korrikut nuk do të kenë më detyrime ndaj klubit dhe bardhezinjtë kanë nisur punën për të rinovuar bashkëpunimin me ta.
Duke qenë se bëhet fjalë për dy futbollistë legjendarë të klubit, nuk pritet të ketë vështirësi për të gjetur gjuhën e përbashkët, por më shqetësuese mbetet situata në klube të tjera, që kanë një numër të lartë futbollistësh të huazuar.
Një situatë e komplikuar paraqitet te Verona, që ka shumë futbollistë në huazim, përfshi këtu edhe emra si Amrabat dhe Rrahmani, të cilët i ka shitur na janar, por i ka mbajtur në huazim deri më 30 qershor.
Përveç këtyre, edhe mesfushori portugez Miguel Veloso, ashtu si trajneri Ivan Juriç, do të jenë të lirë pas 30 qershorit, datë kur u përfundon edhe kontrata, ndaj presidenti i veronezëve do të ketë shumë punë gjatë këtyre ditëve, për të ruajtur të pa cënuar skuadrën deri në fund të sezonit.
Te Milani nuk kanë ende një marrëveshje për të zgjatur bashkëpunimin me yllin e skuadrës, Zlatan Ibrahimovic, ndërsa edhe mesfushori Bonaventura do të jetë i lirë prej 1 korrikut, duke zvogëluar mundësinë e zgjedhjeve për trajnerin Pioli.
Nuk ka mbetur pa u prekur prej kësaj situate edhe Interi, që do të duhet të zgjasë të paktën përkohësisht huazimin e Alexis Sanchez, ndërsa edhe Borja Valero e Sensi nuk do të kenë detyrime kontratuale pas datës 30 qershor.
Për mesfushorin spanjoll mund të ketë një kontratë të re dy mujore, duke qenë se është lojtar i lirë, ndërsa për Sensin, zikaltrit do të duhet të ushtrojnë të drejtën e blerjes deri në fund të muajit.
Rikthimi i Premier League mund të vijë me më shumë minuta në...
Takimi mes Bayer Leverkusen dhe Bayern Munchen, ishte padisk...
Kristian Panuçi do të vazhdojë të qëndrojë në shtëpi dhe jo ...
Ditën e djeshme Feronikeli ka mposhtur me rezultatin 3-1 Vus...
Tirana do të ketë të paktën dy ndryshime në formacion në sfi...
Do të luhen ditën e sotme 5 ndeshjet e Kategorisë Superiore,...
Një gafë e ish-mesfushorit të Liverpulit, Xhon Barnes në faq...
Shqiptari i Kosovës, Mehmet Hetemaj, që luan me klubin Seina...
Fatmirësisht asnjë futbollist dhe pjestar i stafit bardheblu...
Zhgënjim që zgjoi makthet e play-out-it, kjo ishte piktura e...
Skënderbeut do të përballet ditën e nesërme me Flamurtarin n...
Dinamo arriti një fitore tepër të rëndësishme ditën e sotme ...
Fiorentina u prek shumë nga koronavirusi. Lojtarë të ndryshë...
Kategoria e Parë është kthyer sot me sfidat e rëndësishme pë...
Ish futbollisti i Kombëtares dhe futbollist i Tirana, Andi L...
Klaus Gjasula është zyrtarisht një rekordmen në kampionatin ...
Bayerni i Mynihut një “rul” që shtyp çdo kundërshtar që i de...
Lajme pozitive për sa i përket testeve për Koronavirus te Ti...
“La Stampa” ditën e sotme publikoi një lajm të bujshëm në li...
Masimo Brambati, ish-futbollist dhe aktualisht komentator it...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...