web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E BUJSHME/ Futbollisti i Lacios i bashkohet në stërvitje Skënderbeut, ja lista e lojtarëve të pranishëm në seancën e parë

19 Maj 2020, 10:46, Politikë CNA

Nën urdhrat e Ilir Dajës, Skënderbeu ka filluar zyrtarisht përgatitjet, por me një seancë të lehtë fillimisht në rezidencën e klubit në ?Tropikal?. Mesfushorët Shqiprim Taipi dhe Beli Lukaj janë ende në Zvicër dhe sot ose nesër mund të ketë një përgjigje zyrtare për rikthimin e tyre.

Duke parë shkëputjen e gjatë nga futbolli i luajtur, në seancën e parë stërvitore të ditës së djeshme trajneri nuk ka dashur ta ngarkojë ekipin fizikisht dhe është limituar me një seancë të thjeshtë fizike. Prej ditës së sotme gjithçka do të fillojë më intensivisht.

Trajneri ka vendosur që të zhvillojë nga dy seanca të plota në ditë, fillimisht paradite me ushtrime fizike dhe më pas gjatë pasdites më specifikisht. Kjo do të thotë se duke parë edhe ditët e pakta që ka në dispozicion, trajneri Daja do të nxitojë për ta bërë gati ekipin për në 3 qershor, kur kalendari i rezervon ndeshjen ndaj Partizanit në kryeqytet.

Vlen për t?u theksuar se me skuadrën e Skënderbeut ditën e djeshme u stërvit edhe Dean Liço, djali i zv.trajnerit të skuadrës korçare, i cili është pjesë e moshave të Lacios. Liço prej disa javësh ndodhet në Shqipëri, ku më herët u stërvit me trajner individual në Vlorë.

 





Lajmet e fundit nga