web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sallam, qumësht dhe çokollata të skaduara/ Gjobitet supermarketi në Vlorë

25 Mars 2020, 14:20, Sociale CNA

Drejtoria Rajonale e AKU Vlorë ka vijuar kontrollet dhe monitorimet në të gjithë qarkun, në zbatim të rregullave rigoroze të vendosura, në luftë kundër përhpjes së Covid 19.

Gjatë kontrolleve të kryera në markete, supermarkete, furra buke dhe tregje ushqimore, AKU ka konstatuar në një subjekt ushqimor supermarket, produkte ushqimore të cilave u kishte kaluar afati i tyre i përdorimit (sallam, qumësht, çokollatë).

Sasia e produkteve ushqimore me afat skadence të kaluar është bllokuar me destinacion asgjësimin e tyre si dhe u vendos masa administrative “gjobë ” në vlerën e 300,000 mijë lekëve të rinj./CNA.al





Lajmet e fundit nga