Misteret e nëndetëses ruse/ Viktimat “shmangën një katastrofë planetare”
Nuk dihet çfarë ka ndodhur ekzaktësisht në ujërat e thella t...
Të kesh mbaruar arsimin e lartë, në Shqipëri nuk do të thotë që të jesh domosdoshmërish i privilegjuar për të gjetur një punë. Përkundrazi, në 2018-n, është rritur numri i të diplomuarve profesionistë të papunë, ndonëse zyrtarisht papunësia ra ndjeshëm atë vit. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, shkalla e papunësisë për ata që kanë mbaruar arsimin e lartë ishte 14.2%, nga 13.8% që ishte vitin e mëparshëm. Papunësia është rritur tek femrat e diplomuara (nga 13.9% në 15.8%), ndërsa ka rënë tek meshkujt (nga 13.7% në 12.1%). Të mbetur pa punë, ka shumë të diplomuar që po tentojnë të hapin vetë një sipërmarrje private, duke rritur peshën e vetëpunësimit te ky grup.
Tendenca e rritjes së papunësisë tek të arsimuarit e lartë ka ecuri në drejtim të kundërt me totalin e papunësisë në vend, që ra nga 14.1% në 2017-n, në 12.8% në 2018-n.
2018-a duket se ka qenë një vit i mbarë për ata që janë me arsim të ulët 8/9 vjeçar. Shkalla e papunësisë për këtë grup ra nga 12.9% në 10.6%.
Në rënie ka qenë dhe papunësia tek popullsia aktive në moshë pune, që ka mbaruar shkollën e mesme, nga 15.7% në 14.5%.
Në fakt, popullsia me arsim të ulët 8/9 vjeçar rezulton më e guximshme në hapjen e një aktiviteti privat, duke e siguruar vetë punën, kryesisht në njësi tregtimi me pakicë, apo dhe në bar-restorante.
Të dhëna të tjera të INSTAT, tregojnë se 43% e të punësuarve me arsim 8/9 vjeçar janë të vetëpunësuar. Kjo peshë që është shumë më e lartë në krahasim me ata që janë me arsim të lartë, teksa vetëm 13.5% e tyre kanë zgjedhur të hapin një aktivitet të tyrin privat, ku mbizotërojnë meshkujt (21.4), ndërsa femrat e kanë këtë tregues vetëm 7%. Gjithsesi, duket se pamundësia për të gjetur një punë i ka shtyrë dhe ata me universitet që t?i kthejnë sytë nga vetëpunësimi, që është rritur me gati 2 pikë përqindje në 2018-n. Kjo tendencë ka qenë e dukshme si te meshkujt (nga 17.7 në 21.4%) ashtu dhe tek femrat (nga 6.1 në 7%).
Këtë tendencë e konfirmojnë dhe të dhënat e INSTAT për llojet e bizneseve, sipas të cilave shërbimet profesionale janë ato që po hapen më shumë vitet e fundit, teksa po mbyllen subjektet tregtare dhe ato të bar-kafeneve.
Bizneset që kanë shënuar rritjen më të lartë në vlerë absolute në 2019-n janë ato në ?Aktivitete të drejtimit të ndërmarrjeve dhe aktivitete të konsultimit?. 186 subjekte të reja (shtesa neto) të kësaj kategorie u hapën në 2018-n, duke arritur në total në 793. Ndonëse numri total i tyre është i ulët në raport me sipërmarrjen tradicionale të shqiptarëve, atë të tregtisë (ku ka gjithsej 35 mijë subjekte), biznesi i shefave dhe i konsulencës ka arritur një rekord të tijin në 2018-n sa i përket hyrjeve të reja në treg. Në raport me vitin 2013, numri i tyre është katërfishuar.
Pse të diplomuarit po mbesin pa punë
Tendenca e përzgjedhjes së degës së shkollës së lartë vitet e fundit rezulton që të mos ketë qenë në të njëjtën linjë me kërkesat e tregut të punës, duke bërë që mijëra të diplomuar të mbesin pa punë, ose të punësohen në një aktivitet që nuk ka lidhje me arsimin e tyre.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se tregu i punës po mbushet me juristë e ekonomistë, që janë dhe dy degët më të preferuara nga studentet. Nga 139 mijë studentë që janë të regjistruar në vitin akademik 2018/2019, rreth 24% e tyre janë në fushën e studimit ?Biznes, administrim dhe ligj?, 15% në ?Shëndet dhe mirëqenie?, dhe e treta është ?Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim?, me 14% të totalit të studentëve të regjistruar./ Monitor
Nuk dihet çfarë ka ndodhur ekzaktësisht në ujërat e thella t...
Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet qarkullimi i masave aj...
DASHI 21. mars – 20. prill Dashuria do jete mbi gjithçka gj...
Aleatja kryesore e Lulzim Bashës, kryetarja e LSI-së, Monika...
Në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë, kryeministri jep lloga...
“A do të arrestohet Ilir Meta?” Ka qenë kjo pyetja e bërë ng...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka ngritur akuza të fo...
Andi Përmeti, deputeti i partisë Bindja Demokratike, ka qenë...
Kryetarrja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka listuar disa nga ar...
Të gjithë e mbajmë mend dhe e këndojmë ende hitin e shumë vi...
Gjashtë vite më parë vdiq Partia Socialiste dhe fitoi “Rilin...
Një intervistë e kreut të shtetit me gazetarin grek Stavros ...
Shqipëria duhet t’i japë shpejt zgjidhje krizës presidencial...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është kundërpërgjigju...
Dosja e shumëpërfolur “339” do të jetë në duart e gjyqtarit ...
Bindja Demokratike ka depozituar në KQZ 40 ankesa për proces...
Koordinatori i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, i ...
“Fiks Fare” solli mbrëmjen e së martës një ngjarje të rëndë,...
Disa persona janë përfshirë në një sherr në plazhin e Sarand...
Kandidatja e Bindjes Demokratike për Durrësin, Valbona Sakol...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...