Helmimi i kursantëve te Akademia e Sigurisë/ Reagon Policia e Shtetit
Në orët e mbrëmjes së djeshme dhe në orët e para të mëngje...
Në orët e mbrëmjes së djeshme dhe në orët e para të mëngje...
Një intervistë e kreut të shtetit me gazetarin grek Stavros Tzimas, të së përditshmes Kathemerini, ka bërë bujë në shtypin vendas, më shumë sesa nga përgjigjet e Metës, për pyetjet habitore të intervistuesit. Sidomos të artikuluara nga goja e një fqinji tonë jugor, dilemat për një vend ku presidenti është ngërthyer në luftë vëllavrësëse me kryeministrin, ku opozita bërtet për shndërrimin në Kolumbi të Ballkanit, ku rivalët politikë thonë fjalën e fundit dhe nuk merren vesh për asgjë, kanë efektin e një thike që lodron mbi plagë për shqiptarët.
Po ti shtosh këtyre edhe faktin se Tirana zyrtare u paraqit, këtë fillim jave, e përcarë në Samitin e Vendeve të Europës Juglindore që po mbahet në Bosnjë-Hercegovinë, të cilin qeveria e bojkotoi dhe presidenca jo, pasqyra bëhet edhe më e trishtë.
Ajo për të cilën ne shqiptarët kemi një shprehje të veçantë : « dukja në sytë e botës » ngjan më e përdhosur se kurrë.
Ashtu sikurse gazetari grek, ç?do kush mund të pyesë: Si nuk arrijnë së paku të ruajnë një raport kurtuazie kryeministri dhe presidenti? Si mundet të mos hezitojë opozita ti ngjisë vendit damkën e një narko shteti ? Pse askush nuk merakoset për vitrinën që i tregojmë globit, madje shkojmë aq larg, sa kur njëra palë vendos të mos njohë Jeruzalemin, tjetra i shkruan Trumpit se këtu e kanë tradhëtuar; kur dikush do të ndajë kufirin detar me Greqinë, rivali bërtet për një komplot të madh të paguar më paratë e Athinës.
Pra thënë shkurt, në këtë vend, as nuk dimë të ruajmë unitetin shtetëror përballë të tretëve, as nuk dimë të ndërtojmë imazhin tonë.
Dhe me kronologjinë e më sipërme, Edi Rama duket sikur ka të drejtë kur propozon paktin kombëtar, të kopjuar nga Konica, për të mos e sharë mëmëdheun në gjuhë të huaj, për të mos shfaqur dasitë tona pvrtej kufijve, me qëllim që të ruajmë me fanatizëm atë pjesë të vitrinës që na ka mbetur pa krisur akoma.
Natyrisht, këtu nuk është vendi të qëmtojnë faktin se kush është shkaktar i kësaj gjendjeje, se kush i ka shpallur luftë së vërtetës, herë duke u përleshur me « frontin e së keqes », herë me një « president të luajtur mendsh », herë me gazetarët « kazan » apo dhe më tej, me Zërin e Amerikës apo Blid-in.
Të gjithë e dimë se jo vetëm Rama, por të tërë udhëheqësit autoritarë shqiptarë, preken shpejt ose vonë, nga virusi i njësimit të imazhit të tyre përkrah atij të kombit, se ata bëhen për rjedhojë mburojë e këtij të dytit, duke qenë të dashuruar me të parin.
Deri këtu nuk ka asgjë të re dhe prandaj debati real nuk është ftesa e kryeministrit të radhës për ti?a punuar të huajve, duke u hequr ndryshe nga ç?jemi, por dilema e përhershme me të cilën ndeshemi sa herë që lexojmë intervista si ato të Stavros Tzimas: A fitojmë më shumë duke u hedhur hi syve atyre, apo duke qenë të vërtetë me vetveten ?
Cfarë do lloj analize edhe logjike edhe historike të bën të rrefuzosh lehtësinë e versionit të parë, për të zgjedhur mundimin e rrugës së dytë.
Ne mund të mashtronim këdo prej investirorëve të huaj me eldoradon e vendit pa sindikata, ku krahu i punës shfrytëzohet xhaba, por pasi ai të mbërrinte këtu, nuk do ia hiqnim dot kurrë zhgënjimin për paratë që do i kërkonin nën dorë, garat pa tendera dhe një ekonoimi ku ka vdekur konkureca. Vitrina e gënjeshtër do të ishte afatshkurtër për të dhe do të kishte efekt boomerang për të gjithë të singjashmit e tij, që nuk mund të shumohen nëse vetë ne nuk këmbëngulim për një treg me rregulla loje.
E njëjta fabul do të ishte e vlefshme edhe për çdo turist që do ti tregonim kartolinat magjepsëse të rivierës, pa i folur më pas për shërbyesit arrogantë të restoranteve buzë detit të saj.
Pra eksperimenti me të hedhur nuk të nxjerr në dritë. Aq më tepër që atë e kemi provuar në të shkuarën tonë jo dhe aq të largët.
Monarku i vetëshpallur, u përpoq jo pak të vizatonte një tablo moderne dhe idilike të vendit ku kishte një bulevard pa kryeqytet, ku princeshat visheshin allafrënga ndërkohë që shumica dërrmuese e grave ndryheshin të mbuluara në shtëpi, ku ndërtoheshim godina brenda të cilave kishte ministra për arsim që nuk dinin këndim. Të gjithë e dimë se si u përmbys ajo kështjellë rëre sapo u shkrep krisma e pushkës së parë.
Të njëjtën fat pati edhe kështjella pasardhëse, fanri ndriçues i Europës, që propogandoi për 40 vjet njeriun e ri, të cilit me ti?u dhënë rasti rrëmbeu anijet për tu arratisur nga sytë këmbët.
Këto dështime epokale duhet të na kishin dhënë së paku një mësim: se nuk ka komb që mund të ngrihet mbi gënjeshtrën, se nuk mund tu shesim kartolina të tjerëve, pa ndërtuar themele të forta për veten tonë.
Prandaj sa herë që lexojmë intervista si ajo e gazetarit grek me Ilir Metën, duhet ta flakim tej tundimin që na ngre kokë në mënyrë automatike : ah sikur mos ia kishim treguar botës këto.
Më e drejtë, më e ndershme dhe më e mençur do të qe tjetër gjë: do të qe përpjekja për të bërë aleatë anembanë, për ta bërë vendin tonë më të mirë. Dhe kjo nuk mund të arrihet duke heshtur ata që rrfuzojnë të gënjejnë, qoftë ky Rama që i digjte dje regjimit të Berishës, Europën për qarkun e Fierit, qoftë Basha apo Meta sot, që tregojnë me gisht narkoshtetin që organizon zgjedhje moniste.
Sepse, sado keq që të na vijë, historikisht e drejta ka qenë me ata që në kohën e tyre i kanë damkosur si «sharës së Shqipërisë?. Kushtrimi i këtyre të anatemuarve duhet dëgjuar përherë e më shumë, pavarësisht se rrudhim buzët, kur të njëjtat gjëra na i përsërit edhe ndonjë nga fqinjët tanë./Lapsi
Shqipëria duhet t’i japë shpejt zgjidhje krizës presidencial...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është kundërpërgjigju...
Dosja e shumëpërfolur “339” do të jetë në duart e gjyqtarit ...
Bindja Demokratike ka depozituar në KQZ 40 ankesa për proces...
Koordinatori i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, i ...
“Fiks Fare” solli mbrëmjen e së martës një ngjarje të rëndë,...
Disa persona janë përfshirë në një sherr në plazhin e Sarand...
Kandidatja e Bindjes Demokratike për Durrësin, Valbona Sakol...
Këngëtarja me famë botërore Ariana Grande po kalon periudhën...
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev është vënë në shënjestër t...
Prej kohësh Emina Çunmulaj ka lënë çdo gjë në lidhje me karr...
Ditët e fundit është bërë i njohur fakti që Destil Tirana – ...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një postim në rrjete...
Partia Demokratike dhe aleatët e saj në opozitë i kanë dërgu...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është shndërruar në holandez me ...
Zaimina Vasjari është një personazhet më të komentuara dhe t...
Presidenti i Republikës Ilir Meta i cili ndodhet në Sarajevë...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ndodhur në Sarajevë ku ...
Aktorja me famë botërore Angelina Jolie po merret me xhirime...
Tre persona kanë rënë në pranga pasi kundërshtuan me dhunë p...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...