web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fillon i qetë procesi i votimit/ Braçe apel komisionerëve

30 Qershor 2019, 05:21, Aktualitet CNA

Pavarësisht situatës së tensionuar politike, duket se procesi i votimit për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, ka filluar i qetë.

Qendrat e votimit janë hapur sipas orarit zyrtar, në orën 07:00, ndërsa nga të parët zyrtarë të lartë që i është drejtuar kutive të votimit është Zv.kryeministri Erion Braçe.

Braçe ka shkuar për të votuar në orën 07:00, pasi, sikurse tha ai do të nisej drejt Lushnjes për të monitoruar nga afër situatën.

“Votoni, asgjë tjetër. Mua më duhet të ndjek edhe dy zona të tjera në Fier e Divjakë, por edhe pse është freskët. Më mirë të votohet tani në mëngjes. Zgjidhni orët e mëngjesit e më pas shihni punët tuaja?,- tha ai.

Në një prononcim për News 24, Braçe tha se zgjedhje ka, dhe e konsideroi mjaft të rëndësishme, faktin që sipas tij po bëhen në datën dhe orën e caktuar.

E ndërsa theksoi se zgjedhjet deligjitimohen vetëm nga mungesa e standardeve, Braçe i ka drejtuar një apel të fortë të gjithë komisionerëve që të jenë në lartësinë që u kërkon detyra.

?Zgjedhjet i deligjitimon vetëm mungesa e standardeve, vetëm nëse nuk administrohen mirë. Iu bëj thirrje komisionerëve në të gjithë vendin, të zbatojnë vetëm ligjin dhe Kodin Zgjedhor. Të ndalojnë votimin familjar, të ndalojnë votimin në emër të personave të tjerë, apo të atyre që tentojnë të prishin procesin zgjedhor. Është detyrë e vëzhguesve të jenë në lartësinë e detyrë?-tha Braçe./ CNA.al





Lajmet e fundit nga