web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dashamir Shehi rrëfen të vërtetën/ Parlajmëron daljen nga koalicioni opozitar?

8 Tetor 2018, 14:04, Aktualitet CNA

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në studion e emisionit ?Top Talk? të Denis Dyrnjas në Top Channel ka folur për aksionin opozitar dhe opozitën e bashkuar përballë Edi Ramës.

Shehi ka thënë se opozitën e mban të bashkuar prezenca e Edi Ramës në pushtet, pra qëllimi pse janë bërë bashkë është rrëzimi i Kryeministrit.

Kreu i LZHK-së ka theksuar se nëse Rama nuk do të jetë në pushtet edhe opozita nuk do të jetë kaq homogjene.

?Këtë lloj miksture e mban të bashkuar vetëm prezenca e Edi Ramës, sepse nëse Rama nuk do të jetë, nuk do të jetë edhe kjo opozitë kaq homogjene. Ka një të vërtetë, mundet që edhe në këtë miksturë të ketë lëvizje, pasi Rama të mos jetë më Kryeministër. E kuptojnë që pushteti i Ramës është kaq abuziv, arrogant dhe antiligjor, sa që janë bashkuar njerëz që kurrë nuk do të bëheshin bashkë në kushte të tjera?- u shpreh Shehi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga