web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Turisti kroat humb portofolin në Sarandë/ Nuk do ta besoni çfarë i ndodhi pas kthimit në Kroaci

8 Tetor 2018, 13:26, Aktualitet CNA

Ka shqiptarë që vërtetë na bëjnë krenar për vendin nga vimë. Pavarësisht kronikave të zeza, ka edhe rastete vërtetë surprizuese të sjelljes së shqiptarëve.

I tillë është edhe rasti i një turisti kroat, i cili ka mbetur i befasuar nga ajo që i ka ndodhur në Shqipëri, ku ai ka humbur portofolin ditën e fundit të pushimeve në Sarandë.

Pas kthimit në Kroaci, kur nuk kishte më shpresë se mund ta gjente, atij i ka ndodhur diçka që nuk e kishte menduar kurrë.

Portofoli dhe gjithçka kishte brenda i ka mbërritur me postë në shtëpi.

I riu Alban Koka që ka gjetur portofolin, ia ka dërguar shoqëruar me një shënim miqësor: ?E di që ia kalove shumë mirë në Sarandë por nuk ishte nevoja të lije një bakshish kaq të madh :)?

Fill pas kësaj, kroati e ka ndarë ngjarjen me miqtë e tij në rrjete sociale ku shqiptarët janë komplimentuar.

?Ma dërguan portofolin me të gjitha paratë brenda dhe të gjitha kartat bankare. Shqipëria është kaq e bukur, shqiptarët janë njerëz ekstra?, nënvizon ai.

 





Lajmet e fundit nga